Nju Jork Tajms: Edi Rama ngjalli Enverizmin u kthye kah Kina

Lauri

Anunnak
Pas lojës mashtruese me armët kimike, prestigjiozes amerikane s’i ka shpëtuar sjellja antiperëndimore e lidershipit politik që drejton Shqipërinë. Ajo evokon sjelljen e Ramës ndaj Pekinit, si një tentativë për të vendosur partneritet, me një vend që s’ka vend në jetën publike të vendeve të NATO-s.
Një ditë pas ofertës së kryeminisrit Edi Rama për t’i dhënë portin e Shëngjinit Kinës, gazeta prestigjioze amerikane “Nju Jork Tajms” ka botuar ditën e djeshme një editorial në lidhje me rindezjen e “Miqësisë Shqiptaro Kineze”. Gazetarja e Nju Jork Tajms, Amy Qin, bën një analizë të thellë të marrëdhënieve shqiptare-kineze dhe shikon tek hapja e institutit të kulturës kineze “Konfuci” si një rilidhje të fijeve të vjetra, duke vënë në pah amerikanizmin e shqiptarëve.


“Krijimi i një qendre të shkëmbimit kulturor kinez në një vend që e konsideron veten një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, merr një rëndësi të re. Më pak se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, Kina dhe Shqipëria ishin aleatë të ngushtë në një kohë kur asnjë vend nuk pretendonte shumë miq. Bazuar në një ideologji të përbashkët, dhe mbi të gjitha në një armiqësi të përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo aleancë e pazakontë u thellua aq shumë, sa “po të kritikojë Shqipërinë”, siç shkruante dikur historiani Jonathan Spence, “ishte në sytë e vëzhguesve të informuar sikur po kritikoje Kinën”, shkruan gazeta amerikane Nju Jork Tajms. Gazetarja që është edhe Kërkuese Shkencore për gazetën Nju Jork Tajms bën edhe një rezyme të marrëdhënieve historike të, “dy vendet komuniste ishin afruar më shumë gjatë viteve pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe secili vend ishte gjithmonë e më i shqetësuar ndaj qëllimeve sovjetike dhe ndaj fushatës së Nikita Hrushov për de-stalinizimin e vendit. Në dhjetor të vitit 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të ashtuquajturve revizionistë sovjetikë, por edhe të pozicionuar strategjikisht. Për Enver Hoxhën, liderin kokëfortë komunist në Shqipëri, një aleancë me Kinën përfaqësonte mundësinë për të dalë nga kontrolli sovjetik dhe për t’u futur në krahët e një shteti të ri mbrojtës.


Për Mao Zedong dhe lidershipin kinez, ishte shansi që të sfidonin dominimin e Moskës në Europën Lindore. Për të qenë të sigurt, aleanca nuk ishte e patrazuar. Në kujtimet e tij, Hoxha ankohej për vështirësitë që kishte hasur në përpjekjet për të bindur zyrtarët kinezë që t’i përgjigjeshin letrave të tij dhe të paktën njëherë ai e quante kryeministrin Zhou Enlai ‘njeri me mentalitet të ndyrë, fashist dhe feudal’. Por për pjesën tjetër të botës, duke filluar nga viti 1960, nuk kishte asnjë dyshim se ku qëndronte besnikëria. “Ishte e qartë se Moska, Tirana dhe Pekini ishin dakord për të paktën një nga formulimet e Hrushovit,” thuhej në një dokument të deklasifikuar të CIA-s”, shkruan Nju Jork Tajms.


Sipas gazetës amerikane, “Bëhej fjalë për atë që Bashkimi Sovjetik kishte humbur një Shqipëri, ndërkohë që Kina kishte fituar një Shqipëri”. Aleanca informale u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, që e tejkalonin atë që Instituti Konfuci në Tiranë mund të arrijë sot. Përgjatë viteve ’60-’70, Shqipëria përfitoi fuqishëm nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milion dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje dhe cash. Fotografitë e asaj kohe tregonin të rinj shqiptarë me uniformë, të zhytur në citatet e Maos, dhe fermerët shqiptarë duke ngarë traktorë me shkronja kineze. Zemërgjerësia e Kinës ndaj Shqipërisë ndonjëherë ishte me kosto në shpinë të qytetarëve të këtij vendi”. Më pas Nju Jork Tajms citon kujtimet e një gazetari kinez: “Në kujtimet e tij, Uang Hongqi, një gazetar i Xinhua, agjencisë shtetërore kineze, i vendosur në Shqipëri për 22 vitesh, citonte një shembull skandaloz kur dërgesat me drithëra nga Kanadaja, të destinuara në zonat kineze që po vuanin zinë e bukës, krejt papritur devijoheshin për në Shqipëri. Sipas Uang, shumë kinezë nuk e kuptonin arsyen e kësaj bujarie të qeverisë. “Në mënyrë private, të gjithë thoshin se ishte sikur të të godisnin me shpulla në fytyrë që të dukesh më pompoz,” shkruante ai, duke përdor një idiomë kineze, që nënkupton përpjekjen për të bërë përshtypje duke u shtirë më shumë se sa duke treguar aftësitë. Megjithatë, aleanca lulëzoi gjatë fundit të viteve ’60, kur ishte edhe Revolucioni Kulturor Kinez. Postera propagande kinezë tregonin punonjësit shqiptarë dhe kinezë me slogane si: “Jetë të gjatë miqësisë së përjetshme dhe të pathyeshme mes popullit të Kinës dhe Shqipërisë”. Sipas gazetës amerikane Nju Jork Tajms lidhjet mes dy vendeve nisën që të përkeqësohen gjatë viteve ’70, veçanërisht kur Kina bëri propozim për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1978, 18 vjet pas formimit të këtij partneriteti, Deng Xiaoping urdhëroi që të ndërpritej e gjithë ndihma teknike dhe financiare, duke i thënë kështu fund aleancës”. Sidoqoftë editoriali i gazetës prestigjiozes amerikane “Nju Jork Tajms” vjen në një moment kur kryeministri Edi Rama ka marrë një anë tjetër në politikën e jashtme duke u larguar nga boshti i perëndimit drejt lindjes, si dikur Enver Hoxha.

Në samitin e kryeministrit kinez me homologët e 16 vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore, Edi Rama ka guxuar t’i ofrojë kryeministrit kinez dhënien me koncesion të Portit të Shëngjinit. Vendimi imiton tëpkë karshillëkun që Jorgos Papandreu i pat bërë Evropës pak vite më parë, kur vendosi që t’u jepte kinezëve me koncesion Portin e Selanikut. Zëvendësimi i SHBA-së me Kinën në listën faktike të partnerëve strategjikë gjithsesi s’do të kalojë pa zhurmë e s’mund të kapërdihet as me nevojën uluritëse për investime të huaja. Vendimet si ai për koncesionin kinez për Shëngjinin janë vendime të një interesi mbarëkombëtar dhe s’mund të kapërcehen veç me një VKM sepse nuk ka më “Dy luanë ka bota”, një Enveri tjetri Mao Ce Duni./standardi.info
 
Titulli: Nju Jork Tajms: Edi Rama ngjalli Enverizmin u kthye kah Kina

çke o vlla , perçapje per te bere para jan edhe keto , sapo ka ardhe ne pushtet tjetri dhe akoma si ka
nxjerr parat e tij te shperndara popullit ne fushat .
Skan pse ja marin per keq amerikant , se ata Kines i kan dhen me kohe statusin e vendit te preferuar ne tregti .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top