Njesia 5, konsensus mes paleve, nderpritet numerimi

WxP

Staf në FV.AL
Pas mesnatës, të dyja palët në KZAZ-në numër 49 në njesinë 5, arritën një konsensus me ndërmjetësimin e deputetëve socialistë e demokratë për ndërprerjen e procesit të numërimit dhe rifillimit të tij në orën 08:00. Konsensus u arrit edhe për fletët e pretenduara si të pavlefshme me njollë nga shtypshkronja dhe për reduktimin e grupeve të vëzhgimit si nga pala socialiste ashtu edhe nga ajo demokrate.

“Arritëm një marrëveshje me konsensus të fillohet nesër në orën 08:00, lista të depozituara me numër të barabartë vëzhguesisht që në mëngjes do të hyjnë, persona të autorizuar. Në këtë moment, me konsensus nga të dyja palët, dhe me vendim të KZAZ-së ndërpritet numërimi. Fletët e pavlefshme do të shqyrtohen nga KZAZ. Nëse vërtetohet se defekti në fletë është i fabrikës fleta do të quhet e vlefshme”, tha për Top Channel deputeti demokrat, Genc Ruli, i cili praninë e theksuar të ambasadorëve ndërkombëtarë në sallën e numërimit të votave e quajti si shenjë mungesë besimi të politikës shqiptare dhe siguri për procesin.

Marrëveshja e arritur konfirmohet edhe nga deputeti socialist, Damian Gjiknuri.

“Po është rënë dakort. Gjithashtu, KZAZ duhet të vendosë një standard për fletët e pavlefshme. Ne jemi të interesuar që ky proces të shkojë deri në fund me leximin ashtu si duhet të votës së qytetarëve”, tha Gjiknuri, i cili u kujdes të sqarojë se nuk mund të kërkohet rinumërim për fletët e pavlefshme, por për ato të kontestuara nga njëra palë.

Kur kanë mbetur edhe 8 kuti për të numëruar, deputeti Gjiknuri shprehu bindjen në fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, nisur nga rezultatet e zbardhura nga kutitë e deritanishme në këtë KZAZ.



Top-Channel
 

Attachments

  • numerimifinal3.jpg
    numerimifinal3.jpg
    13.3 KB · Shikime: 41
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top