Njerëzit më ngjyrë, katër herë më të rrezikuar të vdesin nga Covid-19 se të bardhët
Një analizë e re, e bërë publike nga Zyra për Statistika Kombëtare në Britani, ka vënë në pah se burrat dhe gratë me ngjyrë kanë dyfish më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi për dallim nga personat tjerë.
Kjo analizë ka kombinuar të dhënat për viktima si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi dhe të shifrat e regjistrimit të popullsisë më 2011.
Aty është veçuar mosha, vendi ku kanë jetuar njerëzit dhe problemet me shëndet. Pasi janë bashkuar këta faktorë, burrat dhe gratë kanë pasur 90 për qind më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi i ri.
Pjesëtarët e komuniteteve nga India, Bangladeshi dhe Pakistani po ashtu kanë qenë më shumë në rrezik nga ky virus, në krahasim me racën e bardhë.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i prekur më rëndë në Europë nga koronavirusi.Në këtë territor janë regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar dhe më shumë se 30,000 të vdekur si pasojë e Covid-19.
©Copyright Gazeta SHQIP