Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

Tuana

Nada é por acaso!
Po, është e vërtetë. Të jesh njeri i zgjuar, me botë dhe me një përparësi të dukshme intelektuale ndaj të tjerëve, ke gjasa që jo vetëm të jetosh më shumë dhe më mirë se të tjerët, por edhe t’i kapësh pa frikë të 100-tat;


Së paku kështu rezulton një studim i kryer në Kolegjin e mjekësisë, Albert Einstein, në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, ku ekspertët janë duke u përpjekur të zbulojnë komponentët misteriozë të eliksirit të jetës.
Ky studim ka marrë konkretish në analizë, genin e mbi 500 hebrenjve në Ashkenazinë Lindore, me origjinë evropiane, të cilët rezultojnë me moshë mbi 95 vjeç, si edhe mbi 700 fëmijët e tyre pasardhës.
Ngjashmëria e fortë genetike midis anëtarëve të kësaj popullsie, ishte se që të gjithë tregonin nivele të larta inteligjence.


"Shumica e 243 njëqindvjeçarëve të zgjedhur për studim mbi karakterin, - tha autori kryesor, Barzilai Zero, - janë të hapur dhe optimistë. Ata kanë një qëndrim pozitiv ndaj jetës, duan që të bëjnë shaka, i shprehin hapur emocionet e tyre dhe kanë një rrjet të gjerë social”.

Studimi është ndërkaq, i pari që merr në shqyrtim rolin e personalitetit në mes 100-vjeçarëve.

e.t/noa
 
Pe: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

une se besoj,,,
 
Titulli: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

Qeshtja e jetes e ardhjes ne kete jete dhe periudha kohore sa do te jetojm eshte caktim i te Madhit All-llaH .
Ai na cakton bukurin ' shendetin ' pasurin ' jeten dhe vdekjen . Jeta dhe Vdekja jane krijesa te Zotit keshtu qe keto studime jane te kota sipas mendimit tim .
 
Pe: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

Po më duket shumë e logjikshme ky konstatim, pasi që një njeri
i mençur vlerëson më shumë jetën. Gjërat më kryesore që ata kanë
janë pozitiviteti e optimizmi. Merren me jetën e jo jeta me ta!
Gjithashtu edhe gjakftohtësia nuk iu mungon.
Vetëm një njeri i arësyeshëm ia din vleftën jetës (shëndetit).

Ndërsa, ata që nuk përdorin fort kokën, udhëhiqen nga instikti,
emocionet etj të cilat zakonisht janë të dëmshme mos të them
edhe vdekjepruese për njeriun.

Shëndetin njeriu ka për ta pasur ashtu si a për atë kujdeset.
Jeta është dhuratë, por për të tjerat duhet mund. Kot lutesh
nëse nuk lëviz prapanicën!
 
Pe: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë


As une nuk besoj se njeriu intelektual jeton me shum.

Kam lindur pa u pyetur... dhe do te vdes pa u pyetur...

Zoti e di kur ?

 
Pe: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

Njeriu i zgjuar ka gjithmone nje dicka per te menduar,nje dicka qe e shqeteson,budallai eshte rehat...Tani shume njerez kane probleme stresi,mendime,si jetokan me gjate??


Gjithsesi do e bej prove tek vetja iher LOL
 
Pe: Njerëzit e zgjuar, jetojnë më shumë

Epo shyqyr, se te pakten su iken zgjuarsia dem :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top