Një Skenderbe shkel Shqipërinë, është pasardhës i heroit

ida angel

:)
V.I.P
Një Skenderbe shkel Shqipërinë, është pasardhës i heroit


Giorgio Maria Castriota Scanderbeg u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto. “Pa Gjergj Kastriotin e Shqipërisë, sot s’do ishte kjo Evropë!”.


Images.jpg



Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, ky emër italian mund të mos ju thotë shumë, por mbiemri i tij s’ka sesi të mos kujtojë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. E pikërisht është një nga pasardhësit e familjes së tij dhe ka zbarkuar për herë të parë bashkë me të shoqen Stefania Minicheli sot në Tiranë, aty ku fillimisht u prit nga zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, takim gjatë të cilit ka treguar mbi historinë e familjes Castriota në Itali. Giorgio njihet si pasardhës i Skënderbeut me një dokument të qeverisë italiane të vitit 1910. Ai është qytetar italian dhe vizita është turistike, thjesht njohëse për atdheun e stërgjyshit të tij, teksa është ftuar nga Instituti Kombëtar i Diasporës.
Nga sa mësohet, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg shprehu përshtypjet mbresëlënëse nga vizita e tij në trojet e vendlindjes së Kastriotëve, në Dibër të Madhe dhe në Peshkopi, si edhe i dorëzoi një dosje me dokumentet zyrtare të qeverisë italiane ku dëshmohet prejardhja e tij prej heroit tonë kombëtar. Përsa i përket kërkesës së aderimit të vendit tonë drejt BE, ai ka deklaruar: “Skënderbeu përfaqëson figurën më të rëndësishme të këtij procesi. Kush më shumë se ai do të kishte pasur të drejtën të kërkonte për Atdheun e tij hyrjen në Evropë. Nëse nuk do të kishte qenë ai për të mbrojtur Kristianizmin dhe Evropën nga synimet e zgjerimit që kishin ushtritë otomane, a do të ishte sot kjo Evropë”.
Nga ana tjetër, ministri Haxhinasto, vuri në dukje se heroi ynë kombëtar është një vlerë dhe simbol i përbashkët për gjithë shqiptarët. Promovimi i Skënderbeut është njëkohësisht promovim i vlerave tona kombëtare. “Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë një kalorës i kristianizmit por dhe i vlerave evropiane”, ka deklaruar kreu i dikasterit të diplomacisë. Mbi të gjitha, në këtë takim u theksua domosdoshmëria që bashkarisht të bëjnë edhe më shumë përpjekje për rikthimin sa më të plotë në kujtesë të popullit mik italian të figurës së heroit kombëtar shqiptar dhe njëkohësisht heroit evropian, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.ikub.al
 
Pe: Një Skenderbe shkel Shqipërinë, është pasardhës i heroit

Kur ka pas gjergj kastrioti mbiemer Skenderbe ?
 
Titulli: Një Skenderbe shkel Shqipërinë, është pasardhës i heroit

Shyqyr qe spaska ardh me naj tapi te vjeter me than mka lan tok skenderbeu ne shqipni ahahahahahhaa
 
Titulli: Një Skenderbe shkel Shqipërinë, është pasardhës i heroit

Giorgio Maria nuk eshte pasardhes direkt i Gjergj Kastriotit. Sipas ligjeve araldike, pasardhes direkt jane femijet qe lindin nga djemte. Ndersa Giorgio Maria i bie te jete Kastriot prej katragjyshes e cila ishte mbese e Kastrioteve, e martuar me nje shites nga Napoli, Akili (dmth katragjyshi nuk ishte nip i Skenderbeut).

1) Gjergji pati djale: Gjonin
2) Gjoni pati dy djem: Kostandinin (i cili u be prift dhe nuk pati pasardhes) dhe Ferrante
3) Ferrante pati 3 djem legjitime sipas te dhenave: Pardo, Akili dhe Ferrante

Tek ky brez fillojne problemet me pasardhesit e Skenderbeut! Sepse, Akili ne te vertete nuk ishte djale i Ferrantes, por dhender (pra, bashkeshorti i vajzes). Ne nje leter te shkruar nga Karli i 5-te i Frances, drejtuar pasardhesve te Skenderbeut, emri i Akilit nuk gjendet kerkund!
Shkurt, ky Giorgio Maria qe vjen poshte e perpjete ne Shqiperi me tituj princeror, eshte vetem nje Zoteri nga Napoli qe do ti japi me shume rendesi nga c'duhet vetes! :)
Pasardhesit direkte ekzistojne, dhe jane shume me modeste!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top