sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Francë- Një qen për dëshmi në sallën e gjyqit. Ngjarja ka ndodhur në Nanterre, Paris, kur gjykatësi kërkoi të “dëgjojë” qenin për të verifikuar reagimet tij ndaj një të dyshuari gjatë një procesi gjyqësor për vrasje. Lajmi është bërë i ditur sot nga France Info.
Sipas njoftimit, "seanca gjyqësore" me qenin protagonist u bë në korrik, kur në Nanterre u diskutua çështja e një gruaje 59-vjeçare e cila u gjet e varur dy vite e gjysmë më parë në shtëpinë e saj, sipas policisë ishte vetëvrasje, ndërsa familjarët thanë se ishte vrasje.
Në shtëpinë e familjarëve të viktimës u paraqitën në korrik gjykatësi Thomas Cassuto, kancelari, një veteriner ekspert për sjelljet e kafshëve dhe dëshmitari i vetëm i vdekjes së gruas, qeni i saj.
Gjykatësi kërkoi ballafaqimin, në vendin ku ishte kryer vrasja e predispozuar, të dëshmitarit (qeni) me një të dyshuar, i afërm i viktimës. Në prani të këtij personi, qeni lehte dhe kancelari transkriptoi, me fjalë, të gjitha sjelljet e kafshës.
Drejtësia vazhdon të ketë dyshime lidhur me faktin nëse e lehura e qenit është një akuzë apo shfajësim?
''E dimë sesa e dobët është dëshmia e një njeriut, jo më ajo e një qeni'', deklaroi një nga gjykatësit i përfshirë në këtë proces, i cili vazhdon të jetë pak skeptik. Një tjetër vuri në dukje se ''dëshmia'' e një qeni dy vite e gjysmë pas ngjarjes është e njëjtë me atë të një njeriu pas 17 vitesh.
Marrë nga La Stampa