Një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë humb jetën si pasojë e COVID-19

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një nga kardiologët më të mirë në Itali dhe botë humb jetën si pasojë e COVID-19
1585331597730.png
Një nga kardiologët më të mirë në botë u nda nga jeta ditën e sotme pasi u sëmur me COVID-19. Prof.dr. Maurizio Galderisi vdiq mëngjesin e sotëm në spitalin e Cotugnos në Napoli për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Profesori i famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore ishte intubuar prej ditësh për shkak të përkeqësimit të situatës.
Përveçse i specializuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, profesor Galderisi mbante edhe postin e zv.presidentit të shoqatës evropiane të imazheve kardiovaskulare.
Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit i cili shërbeu si inovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë. COVID 19 është treguar i pamëshirshëm me mjekët në Itali pasi deri të premten pasdite regjistroheshin 46 bluza të bardha të vdekura.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Ja kto lajme ta humbin deshiren per mu zgju neser.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top