Një model gazete i qeverisë së parë

Love

βeℓℓe â๓e
  • Si ishte gazeta e parë e parë e Qeverisë së Vlorës? Si i mbronte kauzat? Prezantohet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë botimi fotostatik i organit “për me mbrojtur të drejtat kombëtare”. Në GKA është çelur dhe ekspozita e faqeve të kësaj gazete
“Përlindja e Shqipëniës” e botuar më 6 gusht të vitit 1913, e cilësuar si organi i vetëm publicistik që kishte synim të mbronte të drejtat kombëtare të shqiptarëve, u prezantua dje në Bibliotekën Kombëtare. Riprodhimi fotostatik i gazetës “Përlindja e Shqipëniës” (21 numra, 375 f., 6 gusht 1913-28 mars 1914) është bërë në Prishtinë nëntorin që shkoi, falë bashkëpunimit midis dy bibliotekave kombëtare në Shqipëri e Kosovë.

timthumb.php


Disa nga faqet kryesore të gazetës janë pjesë e një ekspozite të çelur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Kanë karakter politik, kulturor, edukativ, informues. Një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën është shkruar gjatë dy viteve të botimit të kësaj gazete është trajtimi i çështjeve kombëtare dhe politike, të cilat lidhen me themelimin e shtetit shqiptar. Informimi i shqiptarëve për ngjarjet kryesore, për sa i përket krijimit të statusit të Shqipërisë, rolit të Ministrisë së Arsimit për edukimin e brezave, vendimet e konferencave në të cilat flitej apo trajtohej çështja shqiptare, janë disa nga temat e përhershme.

Vend në faqet e kësaj gazetë zënë dhe shkrimet për marrëdhëniet me shtetet fqinje, Greqinë, Serbinë apo ngjarjet e ndryshme që ndodhnin në Ballkanin e atyre viteve, apo vendimet e Fuqive të Mëdha në të cilat trajtohej çështja e Shqiptarëve. Gjithashtu lajmet që botoheshin në shtypin e huaj nga vendet fqinje për Shqipërinë si nga Greqia apo Italia për vendin tonë i përkthenin në gjuhën shqipe.

Në numrin e parë të gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, në shkrimin kryesor të saj me titull “Kqyrje politike”, trajtohen zhvillimet e Konferencës së Bukureshtit pas luftërave në Ballkan, si dhe interesat e vendeve të Ballkanit për një prani më të madhe në përvetësimin e territoreve të synuara. Këtë material e ka shkruar Skënder Bregasi. Më pas në këtë numër trajtohen lajme për Ministrinë e Arsimit, Krijimi i Statusit për Shqipërinë, Lajmet e vendit, “bëmat” e Esat Pashës, apo lajmet telegrafike të ardhura në redaksi: “Intrigat e Grekëve”, “Sot kufi e Shqipniës”, “Mali i Zi dhe Shqipëria” etj.

Në numrin e dytë të botuar më 16 gusht artikulli kryesor është “Konferenca e Londrës tha fjalën e fundit për çashtjen shqipëtare”. Ndër të tjera në artikull shkruhet: “Dy fjalë të shkëlqyera, të bukura të konferencës të Londrës, shpresojmë se do t’i gëzojë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Këto dy fjali janë: Shqipënia u-tratua, u-baë mbretënië suverane (zot mbi vete); fron, i mbretnies do të trashëgohet brez pas brezi... Malet që ndajnë krahinën e brigjeve të detit gjer në Ftelë (Krahinë e cila u-njojt e Shqipeniës), prej fushës së Gjinokastrës, do të jenë kufinet e Shqipëniës nga ana e perëndimit; nga ana e veriut dhe e lindjes, via e kufinit t’onë, ashtë e tanë kazaja e Korçës si ka pasur qenë në kohën e vjetër të Turqies”.

Në pjesën e shkëputur nga gazeta shohim dhe mënyrën e të shkruarit në gjuhën shqipe. Shqipja standarde ende nuk ka hyrë, pavarësisht se ata që shkruajnë janë elita e vendit, ata shkruajnë në një gjuhë mjaftë popullore. Në këtë artikull trajtohen fati i Shqipërisë para mbledhjeve të Fuqive të Mëdha në Londër, statusi i saj, kufijtë me fqinjët, fati i shqiptarëve të Kosovës e atyre të اamërisë etj.

“Cilët jemi?” është një tjetër artikull editorial i Mihal Gramenos. Ai shkruan për rolin e “miqve” të Shqipërisë, për shtetin italian dhe Austrinë dhe për ndikimin e tyre në afirmimin e të drejtës shqiptare për liri dhe pavarësi, por dhe në rolin që patën në sensibilizimin e ndërkombëtare gjatë periudhave të ndryshme historike, Grameno shkruan dhe për Ismail Qemalin. Një shkrim interesant është dhe “Gjyqësia në Shqipërië” i Kristo Floqit ku trajtohet funksionimi i ligjeve në Shqipëri, sidomos për sistemin gjyqësor.

“Perlindja e Shqipëniës”, i jep një dimension të veçantë bashkimit të shqiptarëve me shkrimin “Kosova asht jona” apo “Serbia dhe kryengritja e Kosovës” etj. Në këto shkrime shkruhet qartazi se Kosova nuk i përket Serbisë ashtu siç pretendohet nga të huajt, por ajo është tokë shqiptare. U bëhet thirrje dhe atyre që nuk duan ta pranojnë të vërtetën, të ndalen për pak dhe të shikojnë drejt. Hapësirë në këtë gazet zë dhe trajtimi i figurave politike: Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Esad Pashë Toptani dhe Wilhelm Wied-i. Disa shkrime bëjnë fjalë për letërkëmbimet midis Ismail Qemalit dhe ثilhelm ثied-it. Në këtë letër Ismail Qemali i shpreh mirëseardhjen princit ثied-i.

Po kështu një tjetër letërkëmbim zhvillohet midis Esad Pashë Topotanit dhe Wied-it.

Nr. 16 i botimit, faqen e parë të gazetës e ka ilustruar me dy flamujt shqiptarë, me një monedhë në të cilën duket koka e Skënderbeut në të cilën shkruhet: “Skënderbeu mbret i shqiptarëve” dhe poshtë këtyre simboleve kombëtare është një fotografi e Princ Wied-it mbi të cilën shkruhet “Rroftë Wilhelmi Mbret i Shqiptarëve”.

Artikulli i fundit i “Përlindja e Shqipëniës” shkruan ndër të tjera për ditëlindjen e mbretit, për mbledhjen e Vjenës në të cilën është trajtuar ndihma që do t’i jepet Shqipërisë, për gjendjen e Ballkanit e cila po bëhej më e zezë se ç’kishte qenë, apo për llojet e pullave që nxori Ministri i Postave. Pas shpjegimit të pullave dhe vulave që mbanë artikulli i fundi i 28 marsit 1914 në gazetë lajmërohen dhe huamarrësit e Bankës së Bujqësisë për shlyerjen e borxheve.
Në fund shënohet për lexuesit se shtypshkronjës i mungonte karta e nevojshme për gazetë, për këtë arsye u botua vetëm gjysma dhe kështu do të vazhdohet dhe në vijim.
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top