Një libër në Itali për jetën e Nexhmije Hoxhës

WxP

Staf në FV.AL
Detyra për kujtesë

“Il dovere della memoria”. Këtë e thonë dy italianë, se ne shqiptarët pak ia dimë vlerën. اdokush nga ne ka për detyrë të kujtojë, t’u përçojë brezave pasardhës ato pjesë të historisë së rëndësishme të jetës së vet. Aq më e vlerë bëhet kjo, kur një personazh ka qenë në kupolën e pushtetit. Që kanë drejtuar për dekada e kanë qenë faktorë. Caterina Gerardi dhe Ada Donno nga Italia fqinje kanë marrë përsipër të botojnë një libër. Një libër për bashkëshorten e Enver Hoxhës. Dhe këtë e bëjnë në 85-vjetorin e lindjes së saj. Larg çdo këndvështrimi që është shkruar në media deri tani. Por si një personazh i gjallë të një jete krejt të gjallë. E habitshme apo jo? E rëndësishme apo jo? Ne shqiptarët duhet të falënderojmë që të huajt nuk rreshtin së na shkruari historinë tonë. E ka nisur profesori amerikan, Bernd Fisheri, më tej John Holliday, që nga koha e Zogut dhe e Enverit. اdo gjë në detaje të imta, në variacione që ne kurrë si kishim ditur më parë. Dhe ja tani vijnë dy italianë, që sipas mënyrës së tyre kanë treguar jetën e Nexhmije Hoxhës, të kësaj gruaje që ndonëse fati i jetës e ka vërtitur në dy ekstreme, vlen shumë për historinë. Të një historie që ne vazhdojmë ta kontestojmë. Ti ndryshojmë tekstet. Gazeta “Tirana Observer” po boton që sot pjesë ekskluzive nga libri në fjalë, duke përcjellë momente nga jeta e këtij personazhi mjaft të rëndësishëm.

Xhuglini është mbiemri i saj i vajzërisë, i braktisur për të marrë atë të bashkëshortit siç bëjnë akoma të gjithë gratë shqiptare: e lindur në vitin 21 në Manastir nga një familje me origjinë dibrane, në tokë shqiptare në Maqedoni. Familja Xhuglini u detyrua të linte Dibrën gjatë luftës ballkanike të vitit 1912, kur serbët dogjën shtëpinë e tyre. Më pas nga Manastiri u transferuan në Tiranë, ku babai i saj mund të punonte dhe t’i jepte asaj mundësinë të frekuentonte një shkollë në gjuhën shqipe. Fati i saj në këtë pikë mund të ishte i njëjtë me atë të shumë moshatareve të saj: të përfundonte në shkollë fillore, të jetonte e mbyllur në kornizat shtëpiake dhe të dilte nga shtëpia e mbuluar me ferexhe, coha e zezë e vendosur nga myslimanët. Ndërsa në vend të kësaj, fati i saj ishte që babai i saj, i punësuar në jetimoren e Kryqit të Kuq dhe me ide liberale, e regjistroi atë në shkollën pedagogjike të femrave, e vetmja në gjithë Shqipërinë. Një dëshirë e madhe rebelimi filloi të rritej tek ajo, kur kuptoi padrejtësitë që u ishin bërë vajzave në shoqërinë arkaike shqiptare, duke i vënë ato në shërbim të meshkujve, pa të drejtë fjale, as vendimi, të detyruara të pranonin martesa të kombinuara nga familjet për motive që vetëm me ndjenjat s’kishin të bënin. E reja Nexhmije, që lexonte vëllezërit Frashëri dhe i pëlqente të recitonte përmendësh italianët Carduçi e Leoparti, nxite drejt rebelimit edhe shoqet e saj në shkollë, ndërkohë që i betohej vetes se do t’ia dilte të emanciponte gratë e shtypura e të konsideruara si objekte në shoqërinë shqiptare akoma në pjesën më të madhe të së cilës aplikohej ligji i Sheriatit. Kodi antik patriarkal, sipas të cilit babai që martonte vajzën vendoste një plumb në pajë me anë të të cilit e urdhëronte dhëndrin që ta vriste nusen në rast tradhtie apo mosbindjeje. Këto ndjenja revolte, një përzierje etike dhe politike, e detyruan Nexhmijen që të kryente një zgjedhje radikale dhe skandaloze, duke përqasur idenë marksiste, sipas të cilit lufta ndaj fashizmit është e papërfytyrueshme pa një kritikë radikale bashkëkohore ndaj kapitalizmit dhe padrejtësive të tij. Siguria e të drejtës së pashmangshme për një të ardhme të Shqipërisë, e ushqyer nga rreshtat e poetëve që i bënin epope një populli me kulturë antike blegtorale dhe bujqësore e projektuar në lëvizjen moderne të çlirimit përbënin linjën konstante të mendimit të Nexhmijes. Vajza që vinte nga një familje e mirë u rreshtua kështu në radhët e rinisë komuniste, duke u përballur me jetën klandestine, duke u përballur me aventurat e ngjashme me ato që kishte lexuar në letërsinë partizane të rezistencës evropiane. Dhe pikërisht gjatë ribashkimit të themelimit të organizatës rinore, më 23 tetor 1941 ajo u takua për herë të parë me atë që do të bëhej shoku i saj i jetës. Ai ishte në atë kohë drejtues i partisë dhe lëvizjes së çlirimit, ajo në atë takim u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Dhe këtu rrëfimi epik u bë aventuresk e romantik. Fotot e asaj periudhe historike e tregojnë si shumë të bukur dhe të ashpër, e heshtur dhe besnike, shoqe e kryetarit të revolucionit shqiptar. Dhe kur revolucioni fitoi në mënyrë modeste, ajo qëndronte në krah të tij gjatë stërvitjes së një fuqie proletare, duke konceptuar në mënyrë të rreptë se si do të ishte vazhdimësia e revolucionit ushtarak në kushte të reja. U martuan pas çlirimit me vendim të përbashkët dhe patën tre fëmijë: Ilirin, Sokolin dhe Pranverën. Ajo kujton se ka punuar deri në ditët e fundit të shtatzënive të saj. Pavarësisht gjithë impenjimeve të saj, ajo iu rikthye studimeve, u regjistrua në Fakultetin e Historisë dhe Letërsisë. Mësoi vetë gjuhën franceze dhe ruse, (italishten e kishte studiuar për tetë vjet në shkollë). Gjuhët e huaja i shërbenin për të bashkëbiseduar me të ftuarit e huaj dhe gjatë vizitave jashtë vendit. Nga bashkëshorti mori autoritetin dhe ndjekjen e fjalës, por nuk e përdori rolin e zonjës së parë. “Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të mendoj për veten time si një First Lady, as si Elena Ceausescu, as si Chang Ching. Në dyzet e pesë vjet, – thekson, – e kam shoqëruar jashtë vendit vetëm tri herë”. Nuk ka dashur asnjëherë të marrë përsipër detyra të qeverisë: “Shokët e partisë më kanë propozuar shpeshherë një gjë të tillë, por jam përgjigjur gjithmonë jo”, thotë. Dhe shton butësisht: “Jo ai nuk do të ma kishte ndaluar, por unë e di që thellë-thellë ishte kundër kësaj”. Një zgjedhje e papajtueshme morale e pedagogjike përpara se të ishte politike. E njëjta papajtueshmëri që u impononte atyre një jetë bashkëshortore dhe familjare shembull: ajo, Enveri, tre fëmijët, motra e Enverit që ka jetuar gjithmonë me ta, në një ekonomi shtëpiake të kontrolluar me një ritual rigoroz: “Enveri na donte të gjithëve në tavolinë në darkë me çdo mënyrë”.

Jeteshkrimi
Emri: Nexhmije
Mbiemri: Hoxha
Datëlindja: 8 shkurt 1921
Vendlindja: Dibër
Vendbanimi: Tiranë
Shkollimi: Ka mbaruar studimet e larta me korrespodencë në Fakultetin Histori-Gjeografi dega Gjuhë-Letërsi
1 janar 1945: Martohet me Enver Hoxhën ku bëjnë dhe tre fëmijë.
Aktiviteti: Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor 1941.
Në kongresin e parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Central. Ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.
Viti 1966: Merë detyrën e drejtorit të institutit të Studimeve Marksiste-Leninste pranë KQ të PPSH-së.
Viti 1988: Zgjidhet kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.
Tituj dhe dekorata: ثshtë vlerësuar me 13 dekorata dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.
11 vjet: Ishte dënimi i saj, nga i cili kreu vetëm pesë vjet.
 
Dhe duke dashur të mohojë thashethemet e pëshpëritura fillimisht e të trumbetuara me të madhe më pas, ndalet të shpjegojë se cilat ishin detyrat e saj të përditshme: puna intensive e transkriptimit të fjalimeve dhe relacioneve që ajo i regjistronte me diktofon, kujdesi për veshjen e tij, sidomos në raste ceremonish publike (“duhet të insistoja që ai të vishte këmisha të reja, ai donte gjithmonë të mbante gjithmonë të njëjtat deri sa ato të dilnin jashtë përdorimit”). Padyshim që diskutonin për çështje politike, por ai nuk donte që të fliste për punë në momentet që ia dedikonte familjes: familja duhet të ishte diçka tërësisht e ndarë nga aktiviteti politik. Rrëfimi i saj gjarpëron si kronika e një të përditshmeje që vetëm aksidentalisht përkon me ngjarjet kolektive të Shqipërisë për t’u kryqëzuar me ngjarjet më kritike të shekullit XX. Përgjegjësia që merr përsipër është e gjitha ideologjike dhe është drejtimi i Institutit të Studimeve Marksisto-leniniste. Më tej, natyrisht që është dhe pjesëmarrja në Komitetin Qendror të Partisë. Vetëm pas vdekjes së bashkëshortit, në vitin 1985, pranoi të bëhej presidente e Frontit Demokratik, duke marrë përsipër detyrën morale për t’u marrë me humbjen e pashërueshme. Me flokët e kapura mbrapa, veshja e kombinuar me përpikmëri, pa zbukurime të panevojshme: kështu shfaqet në fotografitë zyrtare në vite dhe kështu shfaqet akoma sot.
Procesi i “kafesë”
Në ditët zemërimit të madh të pasuara nga famëkeqja “lëvizja e dhjetorit” që rrëzoi statujën e madhe të bronzit në sheshin “Skënderbej”, gazetarët e huaj që u morën me të e cilësuan si një Lady Macbeth, nga sytë e akullt dhe që nguleshin si maja gjilpërash, madje disa duke e bërë “përgjegjësen e vërtetë” të keqbërjeve që i ngarkoheshin regjimit. Shumë pak vetë në Shqipëri ashtu si në Itali apo kudo tjetër, ia dolën të shkruanin për të pa iu rikthyer stereotipit kur nuk përdornin fyerje të tjera. E quanin gjithashtu “Pantera e zezë”. Ishin të paktë ata që paraqisnin në intervista fjalët e saj autentike dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse ajo vendosi të mos jepte më deklarata. Dalja nga gardhi i sigurisë brenda të cilit kishte jetuar sa ishte gjallë Enveri, te dyshimi e pasiguria nuk e kanë bërë të ndihet e humbur. Nuk është përkulur përpara parehatisë, ose të paktën nuk e ka lënë kurrë të kuptohet një gjë të tillë. Kur u thirr në gjykatë për t’iu përgjigjur, ajo për të gjitha akuzat për të cilat s’duhej të mbante përgjegjësi, iu përgjigj e inatosur dhe me ironi prokurorit që me informacione retorike e pasqyronte atë, si të ishte një grua e babëzitur për para dhe sikur familja Hoxha ishte mësuar të jetonte në luks të shfrenuar brenda “bllokut” në zemër të Tiranës, ndërkohë që të gjithë përreth jetonin në skamje. “Ata që sot kanë shkatërruar Shqipërinë, – u përgjigj ajo, – në një pikë të tillë që s’është parë ndonjëherë, madje as në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke nxitur shkatërrimin me moton “kthehemi në nivelin zero”, janë ekspozuar tashmë: shumë prej tyre janë trashëgimtarët e pronarëve të mëdhenj të një kohe dhe bashkëpunëtorëve ballistë të fashizmit, që ruajnë të njëjtin mentalitet feudal të asaj kohe dhe me mendjelehtësi sot pretendojnë kthimin e arit të tyre nga familja Hoxha”. “Këtë ar shkoni dhe kërkojeni në urat e shkatërruara nga lufta dhe të rindërtuara, në hekurudha, në rrugët që kanë lidhur qytetet me malet, në kënetat e thata. Ndërsa sot shkoni ta kërkoni në rrënojat e shkollave dhe të spitaleve, në ambulancat e fshatrave, të cilët i keni shkatërruar, në plantacione e në pyjet që u keni vënë zjarrin”. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 1991 me akuzën e paspecifikuar “krime ndaj pronës së shtetit”. Fillimisht, në një qeli të errët prej dy metrash e më pas për një vit në izolim në një dhomë të zhveshur e të lartë pesë metra (“në rast se më shkonte në mendje të vetëvaresha”), me një dritare të vockël, e cila gjendej shumë lart, pa ujë dhe pa shërbime të tjera, në pritje që të merrte vesh se për çfarë akuzohej saktësisht. Gjatë fazës së hetimit, drejtuesit e akuzës u ndryshuan tri herë: më në fund ajo u akuzua në bazë të një ligji të krijuar enkas për këtë rast. Në mënyrë të detajuar faji i saj do të ishte se prej vitit 1985 dhe 1990, ndërkohë që ishte presidente e Frontit Demokratik kishte shpenzuar fondet publike për qëllime private, me vlerë prej rreth një milion liretash. Në Shqipëri ai quhet akoma dhe sot “procesi i kafeve”, aluzion ironik ky me faktin se “shpenzimet e tepruara” i referoheshin kafeve në një hark kohor prej pesë vitesh që ajo u kishte ofruar vizitorëve shqiptarë e të huaj që ajo priste si e veja e Enver Hoxhës. “Deri edhe Nënë Tereza e Kalkutës ka ardhur të më takojë në atë periudhë, – kujton ajo me një kënaqësi të qetë, – dhe më uroi për medikamentet mjekësore që shteti shqiptar vinte në shërbime të fëmijëve, të sëmurëve dhe të moshuarve...”. Në gjykatë iu desh të mbrohej e vetme me asistencën e një avokati zyre të vetëm, pasi për shkak të presioneve ishte i ndaluar formimi i një grupi mbrojtjeje. Dhe u mbrojt me inteligjencë dhe vendosmëri: “Ky, – deklaroi menjëherë, – është një proces politik”. Ajo e përfundoi vetëmbrojtjen e saj më 26 janar 1993, ndërkohë që ishte 72 vjeçe duke u shprehur: “Arrestimi im, gjykimi dhe dënimi nuk mund të më detyrojnë ta mbaj kokën poshtë, sepse jam plotësisht e bindur se nuk kam kryer asnjë lloj krimi: për pesëdhjetë vjet kam luftuar dhe punuar për emancipimin e gruas dhe shoqërisë shqiptare. Cilido qoftë dënimi që do të më jepet, unë e pres me qetësi dhe durim”. Dhe dënimi erdhi, nëntë vjet në shkallë të parë. Në apel u bë njëmbëdhjetë vjet edhe pse asnjë presje nuk ishte ndryshuar në akuzë. Kur unë dhe Katerina, të shoqëruara nga Pranvera pas vështirësish dhe zvarritjesh të pafundme, pengesash burokratike të krijuara në momentin e fundit, marrje në pyetje të pacipa ia dolëm që të siguronim një takim në burg me Nexhmijen si përfaqësuese të Ligës Ndërkombëtare për Paqe dhe Liri të Grave nën vëzhgimet pak të sikletosura të rojeve. Ekspozimi i vuajtjes së saj për të birin, Ilirin, i burgosur dhe ai në Kavajë, pasi kishte mbrojtur në një intervistë kujtimin e të atit, dhimbja për kujtimin e përdhosur e të fyer të të shoqit, varri i të cilit shkatërruar gjatë natës dhe trupi i zhvendosur nga varrezat e dëshmorëve na shfaqi vajtimin pa lot të një gruaje të mundur, por jo të thyer. Gratë e tjera të burgosura ishin tridhjetë e një në numër: të gjitha të dënuara për krime të përgjithshme përveç Lenka اukos, ish-sekretare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste që ishte e burgosur politike. Të gjitha kishin respekt për të dhe e quanin “Nëna”. E lidhte me to një fije butësie që nuk humbi dhe pas lirimit të saj, shumë prej tyre kanë vazhduar t’i shkruajnë dhe ndonjë që ka dalë nga burgu edhe e ka takuar.
Kujtimet
Nga vitet e burgut ajo ruan çdo gjë, dokumente, takime dhe letra. Ndoshta do të botohet një libër tjetër kujtimesh i quajtur: “Ditët e mia në burg”, aludon ajo duke buzëqeshur. “Në vitet e burgimit, duke jetuar në ambiente ku nuk ishte vendi im, u mbylla në vetvete duke u zhytur në kujtimet e mia. Në këto kushte u ula të shkruaj, atëherë kur më lejonin dhe kur isha në gjendje ta bëja një gjë të tillë. Gratë e tjera që ishin të burgosura bashkë me mua bëheshin shpesh bashkëpunëtore, duke më ndihmuar të qëndroja në krevat, në mënyrë që të mund të vazhdoja të shkruaja”. “Dhe kështu kujtimet ndoqën kujtimet derisa u bë e pamundur t’i përmblidhja në një volum të vetëm dhe për këtë jam detyruar t’i ndaj në dy libra”. Tث dy librat janë publikuar njëri pas tjetrit dhe janë ezauruar në pak muaj. “Pesëdhjetë vjet janë shumë. Me kujtimet e mia nuk pretendoj të bëj një analizë shkencore, as të një periudhe historike dhe as të rolit të Enver Hoxhës, do të ishte e vështirë të kuptohej gjithë kjo epokë në një libër”. Volumi i parë mbulon një pjesë të viteve ‘40-‘73. Aty ndërthuren ngjarjet personale, njohja me Enverin, dashuria e tyre, takimet e tyre në periudhën e luftës së çlirimit kombëtar, jeta e tyre e përditshme dhe puna pas çlirimit me ngjarjet politike të rrëfyera nga këndvështrimi i saj i privilegjuar. Zgjedhja e kampit të frontit shqiptar “rreziku anglo – amerikan”, grindjet e para me Titon që pasqyroheshin në raportet e brendshme të Partisë së Punës, qëllimet aneksuese të Jugosllavisë që synonte ta bënte Shqipërinë republikën e shtatë të federatës, miqësia e madhe me Bashkimin Sovjetik të Stalini dhe thyerja e madhe me “revizionistin e pandreqshëm Krushov”, i cili ndërsa shtirej se bënte banja plazhi në detin e tyre të kulluar, i vinte syrin vendit ku do të vendoste nëndetëset. Dhe përgjigjja krenare e Enverit ndaj kërcënimit se do të ndërprisnin furnizimet me grurë: “Do hamë bar”. Pastaj vjen miqësia gjithmonë e më kujdesshme me Kinën e Maos (tregon duke buzëqeshur kur takoi “Timonierin e Madh” në një delegacion të Komitetit Qendror të Partisë: “Shoku president, ne shqiptarët jemi një populli vogël në krahasim me ju”. Dhe ai me mirësjellje u përgjigj: “Nëse doni ju dërgojmë trembëdhjetë milionë kinezë. Ajo i thotë sërish: “Por shoku president, nuk do kishim me çfarë t’i ushqenim...”). Në volumin e dytë shfaqen kujtimet e një periudhe të mbushur me ngjarje të dhimbshme për atë dhe shqetësime për Shqipërinë: dhjetë vitet e fundit të jetës së Enverit, nga infarkti i parë e deri te vdekja e tij në 85-ën, vite këto të vështira e të errësuara më pas nga fjalët dashakeqe të atyre që thoshin për të se e kishte në dorë Enverin dhe se ishte “udhëheqësja”. “Nga ana ime refuzoj në mënyrë kategorike fjalët e shpikura mbi paaftësinë e hamendësuar të Enverit. Vitet në vazhdim pas infarktit kanë qenë të mbushura me aktivitet të dendur si në fushën politike ashtu dhe në atë të zhvillimit personal, siç dëshmojnë iniciativat e shumta politike dhe dhjetëra libra kujtimesh dhe veprash të karakterit politik dhe ideologjik”. “Në vitet 1974-1975, Enveri kundërshtoi personalisht çdo lloj vepre antipartiake, antisocialiste dhe antikombëtare dhe unë jam munduar të sjell me anë të kujtimeve të mia mënyrën se si ato janë parë dhe trajtuar nga ai”. “Spekulimeve të pafundme” mbi raportet reale të Enver Hoxhës dhe numrit dy Mehmet Shehu – diskutim ky akoma i hapur – i dedikon një libër të tërë, “Miqësi e tradhtuar”, në mënyrë që të “hedh dritë mbi një bashkëpunim të gjatë prej tridhjetë vitesh të përfunduar me vetëvrasjen e Shehut”.
Natyrisht që në çdo faqe dominon personaliteti i Enver Hoxhës, cilësitë e tij të padiskutueshme si kryetar revolucioni dhe shteti, njohjet e tij të thella, interesat e tij të gjallë kulturorë: "Enveri ushqente një respekt të veçantë për sa i përket njerëzve të shkencës, shkrimtarëve dhe artistëve. Kam dëgjuar dhe kam lexuar me keqardhje shkrimet e disave që hedhin akuza të pabaza dhe denigruese në drejtim të Enverit për sa i përket këtij aspekti". "Në rrjedhën e viteve që kanë tronditur jetën e Shqipërisë, figura e Enverit është rrethuar nga absurditeti, banaliteti dhe ky është një monstruozitet i vërtetë. Sidoqoftë, në këto kujtime nuk synoj të ndalem te mjerimet dhe shpifjet që kanë qarkulluar në mes të politikës shqiptare, por uroj që ta përshkruaj Enverin për atë që ka qenë në jetë, në luftë, në punë dhe në aktivitetin e tij politik, në familje dhe në shoqëri. Në lidhjet me popullin dhe njerëzit e thjeshtë, ka qenë shoku dhe mësuesi i respektuar nga bashkëpunëtorët e tij në të njëjtën mënyrë siç është respektuar nga revolucionarët e gjithë botës; edhe në raportet e tij me burrat e shtetit dhe diplomatët e huaj ai ka qenë një burrë shteti. Në familje dhe ndërmjet miqve ai mbetet burrë".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top