Një këngë.. Disa vargje!

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ishim siamezë.. shpinë më shpinë harruar
që njëri të ecte perpara tjetri ndalonte.. zvarritej..
tango me gafore shartuar..
hapa në të kundërt asaj botë të paanë..
vështrimet shtatzënë horizonte të ndryshëm larg
dhe sytë që i shihnin aq pranë..
një kurriz pranë..

dhe erdhi një cast kur dashuria dremiti shkujdesur
si grua e divorcuar kur e kupton që është vonë
me vithet kthyer nga orë e mbetur
pa vrarë mendjen cfarë do e ngrohë..

gjumin e tjetrit përgjuam..
ndërsa Yll' i Mëngjesit vidhte ëndrrën tonë..

(fragment nga "ONCE UPON A DECEMBER")
 
Titulli: Një këngë.. Disa vargje!

Pra bëj çfarëdo qe duhet
Sepse nuk mund të rijetosh nje moment ne kete jete
mos le asgje te pengoje rrugën tuaj
sepse duart e kohës nuk janë kurrë në anen tuaj

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Një këngë.. Disa vargje!

Apasionatĕ...
Eshte nxhehte ….
Une merdhij
Eshte fohte….acar
E une vazhdoj te digjem….
....Prek ujet e lagesht,
Apo lagem thatesirave pa toke ?
Dridhem endjesh….
Enderroj dritherimat pa jehone.
Ky gjak i harbuar,
Perpin damaret pa fryme,
Ne vdekje engjelltaresh,
Mekatoj gjakndezjen deshire.
Jam vrases i gulcit tim,
Moralshthurur, epshoj te bukuren pa forme,
Jetoj mungesen e t`verberit passion,
Verbohem paqesisht, ne klithje deshmoj.
Zhvishem endrrash ne rrecka ngadhenjimtaresh,
Penelate nudoje ne telajot e dale boje,
Ne lakuriqesite e turpshme te besnikerise,
Tradhetoj syshkendijen e afshit tim.
Puthje dehjesh orgazmon ky shpirt,
Perkundur me lutje parafinash mbi lekure.
Shtrihem te vdes, kur hap syte,
Rivij ethshem te perseris...,mekatin fryme.
© Art Sh


[video=youtube;_-33xNIa_Pg]https://www.youtube.com/watch?v=_-33xNIa_Pg&list=TLOv4tAryUmIZl4aiV__4goNqm63-TXHrt[/video]
 
Titulli: Një këngë.. Disa vargje!

kur ndjehesh vetëm në çark të mungesës ngecur
shëtit në park dhe kur shumë ke ecur
nën hijen e një peme ulu
dëgjo qetësinë dhe pa lëvizur rri...
.................................................. ......
frymë e gjetheve ëmbël të nanuris
dhe diçka e panjohur flokët të përkëdhel
por ti mos u tremb...
janë gishtërinjtë e degëve në dorën e gjelbërt të mallit
që varri i rrënjëve e la jashtë për ty
dhe ky është kuptimi i vetëm i pemës
të tjerat janë përralla me stinë...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Një këngë.. Disa vargje!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Emri im është Askushi (L. Seiti)

Sa dua sonte të të takoj, o mik i vjetër!
Pak fjalë të rrugës t’i shkëmbeja me ty.
Në mungesë, mendova t’nisë k’të letër,
Me copëza nga rruga ku shkelëm të dy!

Emri, s’më kujtohet më s’i ma thonë,
Vetë koha e ka fshirë nga regjistr’i vjetër!
Dhe rrugëve, t’gjithë kalimtarët më njoh'në,
Si udhëtarin-endacak, me pallton e vjetër.

Udhëve t’askundit, me duart në xhepa,
Endem lart e poshtë, me erën fërshëllej;
Një udhë-qorrsokak m’isht’e gjithë jeta,
Ndaj, veten shpesh me ëndrra e gënjej.

Por, n’ëndrra veç, aty jam krejt ndryshe,
اdo mbret i kohërave do t’më kishte zili;
Udha ime aty m’është krah dallëndysheje,
Mjafton ta përplas, e në çast jam tek ti!

Gjithçka që pata mik, më nuk e kam,
Veç palltoja e vjetër n’sup më ka mbetur;
Dje, emrin e kërkova tek varret m’at’anë,
Më kot, se gjeta! Ndoshta s’kam vdekur!

Do më njohësh mik, do t’kujtohem patjetër,
Së bashku kemi drekuar nën hije rrushi ...
Për kohën që shkoi, të shkrova k’të letër,
Nisur prej askundit, firmosur nga Askushi!
 
Titulli: Një këngë.. Disa vargje!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



'' Lamtumirë '' - Robert Burns


E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
le të numërojmë çastet e humbura të vetëm
dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse gjetën
tek njeri-tjetri ndonjëherë strehë...

...Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
le të thyhet amalgami i fundit që na bashkon !
Ti mos qesh kur të më shohësh duke qarë si femijë
sepse dashuria e patrembur burrërine e rrëzon !

Lamtumirë...lamtumirë e dashur
tani pas po shkoj të numëroj orët e lumtura bashkë
po shkoj të numëroj puthjet e përmalluara
kohën time askush nuk do ta vras !

Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara
...Sigurisht ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur
në një zjarr përkedhelish që trupin ta ftoh
por gjithsesi unë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon

Heshtja le ti thyejë dyert e harrimit
që kujtimet me ty mos ti harroj asnjëherë...
Me uisky le të dehem ta pi vetminë e gjatë
Të çirrem, të ulëras, të mallkoj.....Lamtumirë prapë...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top