Nje Histori Dashurie

Albanian27

Anëtar i ri
197146_1010050991635_6261633_n.jpg
Perse vendose te jesh pjese e jetes time:.'?Perse vendose te pushtosh endrrat e mia:?
Perse je ti imazhi me te cilin zgjohem ne mengjes e fle ne mbremje? Perse duhet te
ndieja kete qe po ndjej per ty?Perse je kaq e larget per tu prekur zemra ime ?
Ti je dashuria ime gjeja me e cmuar,dashuri me e paster.Syte e tu ishte gjeja per
te jetuar.Imazhi yt me jepte shpres per te ardhmen.Perse dashuria jone ishte e
pamundur?Perse kurre se dite se nje zemer te pret dhe te do kaq shume?
Perse se kuptove kurre dashurine time?Perse nuk pe pak pertej asaj qe shfaqja
karshi syve te tu?Sa shume kam menduar ty!Syte me mbusheshin me lot dhe
zemra me digjte flake.Perse vendose qe dashurise sime ti vendosje kolonen zanore
te fletes se djegur qe as aromen te mos e ndjeje dot?Kur mendoj per ty buza me
dridhet,syte me shkelqejne,nje rrezatim qe asnjehere me pare se kane dhuruar
Ti erdhe tek une si nje magji,te cilen nuk mund ta prek dot.Je kaq afer por dhe kaq
larg e shtrejta ime.Telefoni bie dhe nje buzeqeshje me pershkon fytyren.Je ti qe flet
me mua sikur me kishe njeriun me te thjeshte,ndersa une per ty te pergjigjem me
ndjenjen qe me rreh ne shpirt.Me more zemren dhe ma ktheve ne pronesine tende
Kur me takon,nuk e ndjem se ne syte e mi deperton nje rreze deshire per te te
pasur prane.Kurre ske arritur ta kuptosh dashurine time ,ndjenjen e paster qe
kisha per ty. te mendoj dhe me dukesh kaq e larget si nje gje qe kurre s'do ta
shijoj.Perse te dua aq shume?Hena me duket sikur ka shkelqimin tend.Dielli ka
buzeqeshjen tende femijerore.Te dua pertej gjithckaje,po perse te ishte jeta per ne
keshtu?Per mua ishte dashuria ime e pare dhe kuptova qe vetem ti mund ti pergjigjeshe
kesaj ndjenjeje po me te njejten force,por paska gabuar engjelli im.Ti se kuptove kurre
ndjenjen time,se kuptove emocionin tim qe kur te takoja me vinte te qaja.Ti me
shihje ne sy dhe qetesisht me tregoje ndodhite e dites,sikur une te mos ndjeja asgje
Une jam plotesisht ne hijen tende,te ndjek ne cdo hap,ne cdo enderrim me shfaqesh ti
-ti dhe vetem ti zemra ime.S'mund te te them se sa shume te dua pasi ti kurre nuk me
kuptove se kuptove dashurine.Me vjen keq per veten se cdo dite po tretem nga pamundesia
per te pasur ne krahet e mi.Smund te kerkoj arsye pasi jam lodhur se perjetuari kete dashuri
Kam menduar shume,te kam perfaqesuar si shpirtin tim,por ti as qe e kuptove ndjenjen time
Jo s'ishe fare brenda meje.Nese kerkoj arsyen ,gjej 22222.Jam i lenduar nga dashuria ime
ajo qe deshiroj qe kete qe ndjej une per ty ti ta ndjesh ne menyre reciproke per nje tjeter
person.Dashurine gjeje atje ku e mendon apo e ndjen.Mbase kam hyre gabim ne ndjenje
per ty,por mos u shqeteso pasi ndjenja ime kurre ste ka bere te vuash.Por une e dashur
kam vuajtur shume,kam derdhur lot dhe te kam bere pjese te rendesishme te dites time
ndonese ti kurre nuk me kuptove.Te dua dhe do te dua shume ndonese ti nuk e kuptove
se kuptove qe pa dashur u ktheve ne motivin e jetes time Te dua !

Shkruar nga K.S
 
Titulli: Nje Histori Dashurie

dashuri pak si ne ere mu duk e njeanshme me nje llaf..Komplimente per romanticitetin ne te shprehur..
 
Titulli: Nje Histori Dashurie

th_brokenheartrnb.jpg......... Dashuria ka shume lloj menyrash te shprehurish keshtu qe cdo njeri di ta shkruaj ndryshe
 
Titulli: Nje Histori Dashurie

U futa ne klase diten e pare
Direkt syri me shkoi tek ajo
Ne fillim e shikoja vetem sin je vajze te bukur
Pastaj filloi te me pelqente edhe menyra si sillej
Fillova ca si shum tu mendu per te
Ditet kalonin dhe un cdo dit me teper mendoja per te
Nisa me veprimet qe cdo cun ben kur pelqen nje goc
Respekti, shikimet, etj.
Ajo e kuptoi qe un e pelqej dhe un e kuptoja qe edhe ajo me pranonte
Erdhi nje dite kur ajo u ul ne nje banke me mua
Filluam tu fol, nisa ta pyes nga esht, sa vjec esht dhe ajo e pa
qe isha I interesuar dhe filloi te me tregonte per jeten e saj,
sic dukej edhe asaj I pelqeja, pastaj erdhi nje goc prej tek klasa dhe I dha nje leter, kjo u nxe shum pa e pa fare letren, un I thash si esht puna, tha ne fillim kjo goca mu duk nje goc e mir dhe e bera shoqe pastaj kjo me kerkoi numrin e telefonit dhe ja dhash kur pastaj me ra telefoni, ja kishte dhen nr. kusheririt te vet, ishte mundu ky kusheriri I ksaj disa her te fliste me kte po kjo si kishte fol fare, dhe pastaj filloi te flas per lidhjet, tha asnjeher nuk jam lidh etj etj. direkt pas mesimit kishim nje feste
dhe me tha a do vish ti? Po I thash, shkuam ne feste dhe un u ula vet
ne nje tavoline. Kaloi ca kohe dhe un dola tu kercy, kur dola prej vallje
dhe nisa te ulem pash qe ajo ishte ul ne vendin tim, kishte ardh te me bente
shoqeri, un sdija ca ti them dhe vetem rrinim perball kot se edhe volumi ishte
I lart, pastaj ajo doli tu kercy dhe me tha qe te dal dhe un. Sa her qe dilnim me
kercy ajo dilte dhe kapej per dore me mua, prap kur uleshim ajo perseri uleshte
aty ku isha dhe un, vetem un dhe ajo uleshim ne ate vend, asnje tjeter, un e shikoja
nga menyra se si me shikonte dhe dukej sikur priste qe un ti thoja dicka, “per tu lidhur ndoshta”
un sisha I pergatitur ta beja ate gje, sma mbante ne ato moment, vallen e fundit qe bem ajo e la
kercimin para dhe rrinte ne kembe para vendit ku uleshim, un si thoja dot dhe direkt shkova te
xhupi per tu veshur, ajo me ktheu shpinen dhe u distancua shum prej meje, as ne sy nuk me shikonte.
Kaluan ca dit dhe un srrija dot pa I then se si ndjehem, ishte dita e fundit qe kishim shkoll se ishin
pastaj pushimet e vitit te ri dhe thash do ja them, sapo erdhi ne klase un e prita te dera dhe I thash
mund te ulemi sot bashk? Po tha. Kaloi ora e pare dhe un smundesha me I then, pastaj oren e dyt
ajo nisi te flet me mu per mesimet e per provimet, dhe thash sa jemi tu fol ta vazhdoj edhe ate muhabet
se sdo ja them dot pastaj. Dhe I thash: un te thash te ulemi bashk per nje arsye, kur jam pran teje ndjehem plot emocione, nuk e di se cfar kam, dhe sma mbajti me nxjer me fjal prej goje, ajo nisi tu qesh
me vete dhe u mendua pak dhe tha un smund te lidhem, thash te mbaroj nje her shkollen dhe pastaj te shofim, por nqs ti do mund te mbetemi shok. Un I thash meqe me the mu kshtu besoj qe cdo propozimi
qe do te te bejn si mu pergjigje mu do ju pergjigjesh, ajo tha per ato persona qe nuk I njoh keshtu do ju pergjigjem sepse dhe ti ste njoh mir, ok I thash, pas pushimeve ajo kishte shku para meje ne klas dhe kur un u futa me tha mirmengjes me nje buzeqeshje, un sisha I pergatitur se nuk e kisha llogarit qe punet te shkonin ashtu dhe I thash mirmengjes dhe direkt shkova ne banken time, ajo kujtoi se un kisha vendos qe as shok most e mbetemi dhe qe ate dit me kthen shpinen dhe mban distanc prej meje. Kshtu esht puna ime, bej gabime qe skan kthim mbrapa, srregullohen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top