Një dokumentar ndjek gjurmët e اamërisë

Bilderberg

Anëtar i ri
Një dokumentar ndjek gjurmët e اamërisë

05/10/2008 - 09:22



TIRANE-"Endrra e اamërisë" është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lekë nga Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike (QKK). Skenaristi i filmit dokumentar "ثndrra e اamërisë", Enver Kushi, e vlerëson si, "Përpjekje e parë për të realizuar një film me metrazh të plotë për اamërinë martire". Skenari i filmit dokumentar, që ka si regjisor Kujtim Gjonaj, është konceptuar me katër pjesë, të cilat duke pasur në qëndër, اamërinë, synojnë zbulimin, dramën e zhbërjes, mbijetesa, ribërja dhe mallin për të. Filmi nis me një prolog domethënës dhe emocionues, ku اamëria nis e zbulohet si një ëndërr, ku bregu i detit, sjell përmes dallgëve zërat e fëmijëve çamë që flasin në dialektin e ëmbël të اamërisë. Kuadri bëhet më i plotë me portretin dhe monologun e një gruaje të vjetër çame, që sjell thirrjen e përmallshme për t'u kthyer në vendlindje. Pjesa e parë e filmit jep detaje mbi اamërinë, lashtësinë, historinë, shtrirjen gjeografike, të dhëna për qytetet, popullsinë, etj. Pjesa e dytë përfshin kronikën e dhimbjes dhe tragjedisë çame, që jepen përmes fakteve historike dhe dëshmive të gjalla, si një nga tragjeditë më të mëdha ballkanike nga fillimet e deri në vitin 1945. Pjesa e tretë, përmes gjuhës filmike, paraqet vlerat e kulturës çame, figurat e shquara të trevave të اamërisë. Ndërsa pjesa e katërt, jep vitalitetin e popullsisë came. Filmi mbyllet me një epilog emocionues, duke transmetuar mesazhin se toka martire e اamërisë do të presë shumë shpejt në gjirin e saj, të gjallët e të vdekurit, duke bërë realitet ëndrrën për اamërinë. Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike i kryesuar nga Moikom Zeqo, ka miratuar 5 projekte të filmit dokumentar me metrazh të plotë, nga 11 që kishin konkurruar. Filmat e tjerë fitues janë "Beratinus" me skenar të Shaban Sinanit dhe Tomë Thercaj, me regjisor Ylli Pepo, filmi "Viktor Gjika, poet i ekranit" me skenar dhe regji të Petrit Rukës, filmi "Imazhi i njeriut" me skenar dhe regji Armando Lulaj dhe filmi "Midis dy dasmave" me skenar dhe regji Esat Teliti.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
link: http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=27620
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top