Një çmim për letërsinë shqipe në Paris

اmimi kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në Paris 2015, iu dha autorit shqiptar Dashnor Kokonozi, për romanin “Terrebrûlée”.

VisuelSalonBalkan2015.jpg


U mbyll këto ditë Salloni i Librit të Ballkanit në Paris, ku morën pjesë rreth tridhjetë botues francezë, të cilët paraqitën një numër të madh autorësh të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Për të pestën herë, ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimit Oriental. Në këtë panair libri nuk janë autorët ata që paraqesin librat, por janë botuesit francezë që konkurrojnë me autorët që kanë botuar në rrjedhë të kohës. Salloni ka krijuar një traditë të mirë dhe është pjesë e pandashme e veprimtarive të shumta kulturore të kryeqytetit francez.

Këtë vit, për herë të parë u organizua edhe ndarja e një çmimi për librin më të mirë. Për zgjedhjen e tij u ngrit një juri me studentë të INALCO-s. Një nga çmimet më të vlerësuara në vend është “Le PrixGoncourt de lycéens”, me të cilin së fundi u vlerësua një autor i përkthyer edhe në shqip, David Foenkinos.

E ndodhur para një volumi të madh pune dhe një numri të konsiderueshëm veprash me cilësi të lartë, juria propozoi edhe dhënien e një çmimi special (coup de coeur), përveç çmimit kryesor të Librit më të Mirë të Sallonit, siç ishte menduar në fillim.

Ky çmim special iu dha poetit rumun, Radu Bata, për përmbledhjen me poezi “Le Philtredesnuages” të botuar nga ةditions Galimatias.

اmimi kryesor i Sallonit të Librit të Ballkanit në Paris 2015, iu dha autorit shqiptar Dashnor Kokonozi, për romanin“Terrebrûlée” (Edition Nonlieu).

Në paraqitjen dhe motivimin e vendimit të marrë prej saj në dokumentet e rastit, juria thekson se ajo ishte e ndjeshme ndaj vlerave universale që sillen nëpërmjet historisë së një krize që preku një vend ballkanik dhe nga pikëvështrimet e ndryshme ndaj së njëjtës ngjarjeje.

Anëtarët e jurisë në fillim menduan se kishin të bënin me një vepër që trajtonte piramidat mashtruese financiare të sistemit “Ponzi”, që ka të bëjë me nxjerrjen e fitimit për klientët që kanë depozituar paratë, së pari nga fondet që ushqehen nëpërmjet depozituesve të rinj.

Ajo u josh nga ritmi i aksionit, pa asnjë kohë të vdekur dhe mbi të gjitha nga tri këndvështrime të detajuara në këtë vepër; versioni i një përkthyesi, Nikos, që shikon familjen e tij të shkatërrohet në të njëjtën kohë si edhe vendi i tij, ai i një gazetari austriak, Charl Sanz, që ka mbuluar të gjitha luftërat e globit dhe do të kuptojë se çfarë po ndodh me të vërtetë në një vend në zgrip të shkatërrimit, dhe ai i mediave ndërkombëtare që me çdo kusht kërkojnë ngjarje sensacionale edhe duke deformuar të vërtetën.

Juria ka hyrë në thelbin e historisë dhe ka vlerësuar pikëpamjet e ndryshme që zhvillohen rreth së njëjtës ngjarjeje dhe mospërputhjen nëpërmjet asaj që kuptonin ndërkombëtarët dhe asaj që përjetonin vendasit .
mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top