Një bust për Fan Nolin në vendlindjen e tij në Ibrik Tepe të Turqisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gati një bust për Fan Nolin në vendlindjen e tij, në Ibrik Tepe të Turqisë evropiane. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës, Ylli Pango kanë firmosur para pak ditësh një kërkesë të paraqitur nga shoqata "Fan Noli" dhe një grup intelektualësh për ngritjen e bustit të Nolit në vendlindjen e tij. Kjo kërkesë i është paraqitur menjëherë përfaqësisë shqiptare në Ankara dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Monumenti
Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Ibrik Tepesë e ka pranuar menjëherë kërkesën e intelektualëve shqiptarë, vonesa për ngritjen e bustit të tij në Ibrik Tepe vjen nga burokracia e diplomacisë shqiptare. në një prononcim për gazetën "Tirana Observer", studiuesi i njohur, Nasho Jorgaqi deklaroi se "përfaqësia jonë diplomatike nuk po bën përpjekje të mjaftueshme për realizimin e këtij projekti". Ndërkohë që Fan Noli ka dy monumente në Tiranë dhe bust në Korçë.
Jeta
Theofan Stilian Noli ose siç njihet ndryshe, Fan Noli, ishte atdhetar, demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Ai ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare. Ai lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. Noli nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me "cum laude në Bachelor of Arts". Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përsëri shkoi në SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve '20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhënjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.
Jetëshkrim
Emri: Fan
Mbiemri: Noli
Ditëlindja: 5 janar 1882
Vendlindja: Qytezë (turq: Ibrik Tepe)
Ditëvdekja: 13 mars 1965
1900 - Emigron në Greqi për të ndjekur Fakultetin e Filozofisë. Punon si sufler, kopsit dhe aktor pranë një trupe teatri grek.
1903 - Emigron në Egjipt, ku punon si mësues i greqishtes dhe merret me publicistikë, përkthen në greqisht "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet".
1906 - Largohet në SHBA për të ndihmuar në organizmin e komunitetit shqiptar.
1908 - Kungohet prift dhe është i pari prift ortodoks që bëri meshën në shqip në Boston. Në këtë kohë nis dhe përpjekjet për shkëputjen e kishës shqiptare nga ajo greke.
1909 - Krijon shoqërinë "Besa-besë", që më pas u bë "Vatra", si dhe gazetën "Dielli".
1912 - Përfundon studimet e larta për Arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).
1912 - Bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri në mbështetje të qeverisë së Ismail Qemalit.
1913 - Zgjidhet kryetar i shoqatës patriotike "Vatra".
1920 - Noli së bashku me patriotë të tjerë arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
1921 - Boton veprën në prozë "Historia e Skënderbeut".
1922 - Vjen sërish në Shqipëri dhe angazhohet në lëvizjet politike në krahun demokratik kundër feudalëve.
1923 - Zgjidhet deputet në Këshillin Kombëtar dhe mbron platformën e Kongresit të Lushnjës.
1924 - Organizon Revolucionin Demokratik të Qershorit dhe zgjidhet kryeministër.
24 dhjetor 1924 - Triumfi i legalitetit rrëzon Nolin nga pushteti. Fan Noli largohet për të mos u kthyer më në Shqipëri.
1925 - Zogu dënon me vdekje në mungesë Fan Nolin, i cili ndodhej në Vjenë.
1930 - Noli largohet nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare.
13 mars 1963 - Vdes në shtetin e Floridas, SHBA, në Fort Lauderdale. Trupi i tij është i varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.
TO
 
Titulli: Një bust për Fan Nolin në vendlindjen e tij në Ibrik Tepe të Turqisë

FAN S.NOLI eshte nje legjende per shqiperine,e meriton bustin prej floriri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top