Tiranë, 8 shkurt- Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet. 35-vjeçari Alfred Talka gjendet i vdekur pranë urës së Minsitrisë së Jashmte.
Burime policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i 35-vjecarit është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë, në nurmin 129, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Alfred Talka rezulton të jetë me origjinë nga Korça, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i vdekjes dyshohet të jetë i ftohti dhe pija alkoolike.
Sipas policisë 35-vjeçari dyshohet të jetë endacak dhe nata mund ta ketë zënë poshtë urës.
Viktima është dërguar në morgun e QSUT-së ku ekspertiza mjeko-ligjore do jetë ajo që do të zbardhë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.
Burimi Koha