Një 17-vjeçare befason në US Open

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Amerikania Melani Oudin eliminoi që në raundin e dytë numrin katër në klasifikimin e përgjithshëm, Elena Dementieva me rezultatin 5-7, 6-4, 6-3.
Pretendentja kryesore për fitimin e këtij turneu ka zhgënjyer, duke u mundur nga 17-vjeçarja vendase, e cila renditet në vendin e 70-të në klasifikimin e përgjithshëm. Në raundin e tretë, Oudin do të ndeshet me rusen Maria Sharapova.

Të njëjtin fat ka pasur edhe tenistja serbe Jelena Jankoviç. Finalistja e vitit
të kaluar u eliminua prej tenistes nga Afganistani, Jaroslava
Shvedova, që e mundi serben në 3 sete, 6-3, 6-7, 7-6.

Shvedova, e renditur në vendin e 55-të e dominoi setin e tretë të ndeshjes, duke marrë katër pikë radhazi. Ajo përmbysi rezultatin e setit nga 3-6 në 7-6 në favor të saj, duke e nxjerrë jashtë turneut tenisten serbe.

Kalon edhe numri një e botës, Dinara Safina, e cila me vështirësi ka kaluar për në raundin tjetër, pasi mundi gjermanen Kristina Barois. Rusja fitoi 2-1 me sete (6-7, 6-2, 6-3) në ndeshjen që zgjati dy orë. Mungesa e përvojës së kundërshtares bëri që tenistja ruse të kalojë më tej.

Kampionia e turneut Roland Garro, Zvetllana Kuznetsova mundi në raundin e tretë tenisten nga Letonia Anastasia Sevastsova me rezultatin 6-4, 6-2.

Për meshkuj, Endi Rodik eliminoi tenistin francez Mark Gikel me rezultatin 6-1, 6-4, 6-4, duke vijuar më tej në turneun amerikan. Të njëjtën gjë bëri edhe Novak Xhokoviç, tenisti i vetëm serb në këtë turne, pas eliminimit të Jankoviç dhe Ivanoviç.
*telegrafi*
 

Attachments

  • article-0-06479ABE000005DC-121_468x440.jpg
    article-0-06479ABE000005DC-121_468x440.jpg
    44.3 KB · Shikime: 18
7-vjeçarja Oudin në çerekfinalen e US Open
Vazhdon ëndrra e bukur për surprizën e turneut, Melani Oudin. Amerikanja ka prekur çerekfinalen, pasi mundi 2-1 rusen Nadia Petrova.
Pas fitores së setit të parë me rezultatin e thellë 6-1, u duk se tenistja ruse do ta kishte të lehtë të triumfonte në këtë takim. Por 17-vjeçarja përmirësoi lojën e saj në setin e dytë, duke e fituar atë 7-6 dhe duke barazuar setet. Oudin fitoi më pas setin final me rezultatin 6-3.

Përballë amerikanes në çerekfinale do të jetë surpriza tjetër e turneut, tenistja daneze Voznacki, e cila nga ana e saj, eliminoi rusen Svetllana Kuznetsova.

Ashtu si në ndeshjen e parë, Kuznetsova e fitoi me lehtësi setin e parë me rezultatin 6-2, por humbi dy setet e tjerë me të njëjtin rezultat 7-6.

Për meshkuj, zvicerani Roxher Federer u kualifikua për në fazën çerekfinale, pasi fitoi ndaj tenistit spanjoll Tomi Robredo. Numri një i botës pati vështirësi në setin e parë, të cilin e humbi 7-5, por më pas çdo gjë foli në favor të Federer. Zvicerani dominoi në dy setet e tjera, duke i mbyllur me rezultatin e thellë 6-2. Robin Soderling, sfidanti i Roxher Federer në finalen e turneut të Roland Garros, do të jetë kundërshtari i radhës për numrin një të botës në çerekfinale.

Edhe tenisti serb Novak Xhokoviç kaloi në fazën çerekfinale të US Open, pasi fitoi 3-0 ndaj tenistit çek Radek Stepanek. Përballë Xhokoviçit në fazën tjetër do të jetë spanjolli Fernando Verdasko, që u kualifikua pasi mposhti 3-1 tenistin amerikan Isner.
*start*
 
qeka e forte kjo bravo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top