Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ndalesa e radhës e nismës së re të ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare të Turizmit “Nise udhëtimin tënd, nga Shqipëria jote”, ishte Lezha. Historia e lashtë e qytetit që njihet për një ndër aksionet më të mëdha në historinë kombëtare, “Besëlidhja e Lezhës” dhe trevave përreth, shtyu AKT-në të promovojë bukuritë dhe trashëgiminë kulturore dhe gjithçka të mrekullueshme që mbart në vetvete kjo pjesë e Shqipërisë.

AKT, mundësoi një tur në rrethin e Lezhës, ku vendet për tu vizituar dhe për të shijuar janë të shumta. Kalaja e Lezhës, që daton rreth 2000 vjet para Krishtit dhe mbart historinë që nga krijimi i qytetit antik të Lisusit, luftërat e shumta nën sundime të ndryshme e deri sot, është një ndër atraksionet kryesore të vizitorëve vendas e të huaj.

Për Drejtoren e AKT-së Brikena Arapaj, qëllimi i këtij turi është promovimi i trashëgimisë kulturore që ka çdo rreth i vendit tonë. “Jemi në Lezhë, një kala që daton që nga Mesjeta. Duke qenë këtu secili nga ne e kupton se çfarë vlerash kemi dhe se sa shumë duhet punuar për t’i promovuar këto vlera. Me zhvillimin e infrastrukturës vitet e fundit, kjo pasuri kombëtare bëhet akoma më e prekshme, jo vetëm nga ne, por për çdo vizitor. Tanimë nuk ka më droje, nuk ka më përtesë, gjithkush mund të vijë dhe të shijojë këtë natyrë të mrekullueshme, këtë kala të vjeter, vendvarrimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe gjithçka tjetër që ne do të ofrojmë në këtë tur”, thotë drejtorja e AKT-së Brikena Arapaj.

Kalaja e Lezhës, shumë e veçantë në mënyrën se si është ndërtuar, por edhe për vetë pozicionin gjeografik që zë, është një objekt vëmendja dhe kujdesi për të cilën është i madh. Specialisti restaurator i kësaj kalaje, Ded Margjoni, evidenton faktin se numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm. Arsye sipas tij është infrastruktura shumë e mirë rrugore. “Në vit kemi 2 mije deri 2 mijë e 500 vizitorë, por me krijimin e kësaj infrastrukture, numri mund të dyfishohet”, thotë Margjoni. Specialisti restaurator thotë se vizitorët kryesisht janë nxënës dhe studentë, ndërsa në vend të dytë renditen të huajt dhe më pas grupet e organizuara.

Përveç kalasë, Lezha është shndërruar si një pikë pelegrinazhi edhe për faktin se atje gjendet Memoriali i Skënderbeut. Brenda mureve të kishës së Shën Kollit evidentohen dy nga ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar. Së pari, mbajtja e Kuvendit të Lezhës më 2 mars 1444, ose siç njihet si Beselidhja e Lezhës, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu bashkoi princat shqiptarë në luftë kundër osmanëve dhe. Së dytin Vendi i Varrimit të Skënderbeut, i cili vdiq në Lezhë më 17 Janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjatë një viti Memoriali vizitohet nga 22 deri 25 mijë vizitorë, ku 3500 janë të huaj, kryesisht grupe nga vendet e Ballkanit.

Gjatë turit u viztua edhe komuna e Shëngjinit, e cila prej kohësh ka nisur përgatitjet për sezionin e ri turistik. Drejtuesit e komunës këtë vit kanë ndërmarrë investime në infrastrukturë.

Kryetari i Komunës Shëngjin Slvador Kaçaj, thotë se në fillim të muajit qershor pritet të përurohet një shëtitore e re, 1,500 metra e gjatë e cila do të mbajë emrin e “Wilson”, në nder të presidentit amerikan, sepse me Vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Fan Nolit, për 15 vite me radhë nga viti 1924 deri në 1939, Shëngjini është quajtur Wilson.

Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”, nuk është vetëm një moto, por një thirrje për të gjithë.


monitor​
 
Titulli: Nise udhetimin tend nga shqiperia jote

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote, Kanionet e Osumit



Kjo është moto, që Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) ka zgjedhur për të promovuar vlerat dhe bukuritë e papërsëritshme të kanioneve të Osumit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Rafting (FSHR), u organizua një udhëtim në kanionet e Osumit, ndër më uniket nga bukuria në Europë, të cilat kanë nisur të krijohen prej rreth 3 milionë vitesh.

Drejtorja e AKT-së Brikena Arapaj, vlerëson se kanioni rreth 13 km i gjatë, me pamje mahnitëse meriton vëmendjen e nevojshme për reklamim. Sipas saj, Shqipëria, përveç bregdetit të bukur e të veçantë, ka pasuri vërtetë të magjishme, të cilat duhen promovuar.
Kanionet e Osumit, përbëhen nga 8 ujvara të larta 150 metra dhe janë padyshim të paprekura, janë një veper arti e natyres dhe janë quajtur Kolorado shqiptare, - thotë Arapaj.

rafting%20web%20brikena.jpg


Drejtuesja e AKT-së thotë se udhëtimi promovues, pjesë e të cilit u bënë edhe një grup gazetarësh përgjatë kanioneve, është një iniciativë e Agjencisë në bashkëpunim me FSHR-në.
Ne kemi nisur një nismë nën moton Nise Udhëtimin tënd nga Shqipëria jote. Prandaj kemi ftuar edhe gazetarë, për të mos humbur këtë çka natyra na ka falur dhe për të mos harruar kurrë, që Shqipëria duhet filluar të promovohet nga ne dhe ta duam së pari ne dhe pastaj të presim ta duan edhe të tjerët, - thotë Arapaj.

Kanioni i Osumit, i cili kalon në rrethin e Skraparit, nuk është shfrytëzuar për qëllime turistike deri në vitet 90. Turistët e parë kanë qenë më së shumti, të huaj, dashamirës të sportit të rafting. Por, gjatë 5 viteve të fundit numri i vizitorëve shqiptarë e të huaj, dashamirës të sportit të rafting është rritur ndjeshëm.

Drejtorja e Përgjithshme e AKT-së Brikena Arapaj, thekson se për institucionin që drejton rëndësi të madhe i kushtohet sigurisë në turizëm. Prandaj, tha ajo, të gjithë duhet të orientohen drejt tureve të sigurta turistike.

Federata Shqiptare e Rafting është krijuar në vitin 2011, nga bashkimi i disa shoqatave dhe grupeve si : Shoqata Rafting Albania, Skuadra Osumi Canyon, Shoqata Rafting dhe Kanotazh, të cilat kanë nisur të operojnë prej vitit 2009. Në objektivin e FSHR-së është një sport aventure dhe të sigurt. Për këtë, të gjitha grupet e turistëve drejtohen e shoqërohen nga një guidë profesionale, e licensuar nga FSHR. Sipas statistikave, gjatë vitit të kaluar, gjatë muajve mars-tetor, numri i turistëve që kanë provuar eksperiencën e këtij sporti në kanionet e Osumit, ka qenë rreth 2 mijë vetë. Lundrimi zgjat nga 2.5 deri në 4 orë, kohëzgjatja varet nga niveli i ujit. Periudha që sugjerohet për të vozitur në kanionin e Osumit, është Shkurt-Qershor.

foto%20rafting%20web%202.jpg


Presidenti i FSHR-së Zamo Spathara, vlerëson mbi të gjitha sigurinë e tureve. Ai është një ndër të parët që ka zbuluar vlerën e madhe turistike të kanioneve të Osumit dhe promovoi për herë të parë sportin e rafting ne Shqipëri. Spathara, pas një eksperience disavjeçare jashtë shtetit, vendosi të kthehej në vendlindje, ku dhe më pas ngriti një skuandër profesioniste, për shoqërimin e turistëve.
Përfaqësuesja e FSHR-së Blerina Ago, thotë se çka promovohet është rafting turistik dhe jo rafting eksterm, rafting për të gjithë ata që gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore. Ago saktëson se është shumë e rëndesishme, që përveç dëshirës për aventurë dhe sportivitet ti bashkëngjitet dhe shoqërues profesionistë, të licensuar nga FSHF-ja.

rafting%20web%203.jpg


Kanionet e Osumit, gjeografikisht janë pjesë e Qarkut Berat.Kryeqendra e këtij Qarku, qyteti i Beratit, është vlerë kryesore e mrekullive të turizmit shqiptar.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, prej kohësh në aktivitetin e saj ka vendosur Beratin në qendër të fushatës së promovimit të turizmit të vendit tone. Drejtorja e AKT-së Brikena Arapaj, thotë se Kalaja e Beratit është pjesë e pandashme e promovimit të vlerave të qytetit 2400 vjeçar. Kjo është një nga kalatë më të vjetra në Shqipëri, e mbrojtur nga UNESCO. Të gjithe i dinë vlerat e kësaj trashëgimie kulturore, prandaj jemi këtu për të dhënë një mesazh mjaft të qartë, Shqipëria, vend turistik përgjatë gjithë vitit, - thotë Arapaj.

Qyteti i një mbi një dritareve, trashëgon nga e kaluara një pasuri vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve të ndryshme fetare, një potencial i pazëvendësueshëm për turizmin shqiptar.

akt
 
Titulli: Nise udhetimin tend nga shqiperia jote

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nise udhetimin tend nga shqiperia jote

Gjirokastra ishte destinacioni turistik i radhës, në kuadër të nismës: “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote!” nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ky qytet është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. Një qytet që mund të vizitohet në 365 ditë të vitit, me Kalanë, Muzeun Kombëtar te Armëve, Muzeun Etnografik, Qafën e Pazarit, banesat karakteristike, si ato të Zekatëve, Babametove, Karagjyzatëve, Angonatëve etj. Ky udhëtim përfshiu disa prej siteve më të rëndësishme arkeologjike që shtrihen përgjatë Luginës së Drinos. Një ndër to është qyteti arkeologjik i Antigonesë, i themeluar nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit. Angtigoneja u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike, dhe në fund të shekullit të III dhe në fillim të shekullit II, mori formën e “polis” (qytet-shtet) dhe u kthye në një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit dhe që ekzistoi për 130 vjet. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) Brikena Arapaj, vlerëson rëndësitë e trashëgimisë kulturore dhe pasuritë turistike të qytetit të Gjirokastrës dhe zonat përreth. “E kemi nisur këtë tur në të gjithë Shqipërinë, për të treguar se Shqipëria është një vend turistik përgjatë gjithë vitit. Ashtu sikurse në bregdet, edhe në Gjirokastër nga ato ç’ka kemi parë vetë këto ditë ka pasur një fluks të madh turistësh. Kjo do të thotë që sezoni turistik hapet në tërë Shqipërinë. Mesazhi ynë, ashtu si në të gjitha këto rrugëtime, është që ne fare mirë mund ta nisim udhëtimin tonë nga Shqipëria jonë. Fare mirë mund të kalojmë një fundjavë në Gjirokastër, duke nisur nga Antigonea, duke ndaluar në një natyrë të mrekullueshme e duke shijuar ushqimin e zonës. Mund të vazhdojmë me kishat, mund të rikthehemi sërish në Gjirokastër me kalanë, me këto shtëpi të mrekullueshme, ku secila përmban një histori më vete dhe ju vetëm na ndiqni dhe do shijoni mrekullitë, të cilat nuk kanë fund”, – thotë drejtorja e AKT-së. AKT gjatë këtij turi bashkëpunoi edhe me Federatën e Aeronautikës Shqiptare, ku u realizuan udhëtime nga ajri nga kodrat, pranë malit اajupi. Alket Islami, drejtues i federatës vlerëson maksimalisht nismën e AKT-së, “Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote”. “Eshtë gjëja më interesante dhe më mbresëlënëse, dhe ne atë kërkojmë të gjithë. Kur drejtoresha më tha se do zhvillohej ky tur ne Gjirokastër, nuk kishte se si të mos i bashkoheshim edhe ne me paketën e fluturimeve. Kjo zonë, pjesa e اajupit, pjesa e Buretos dhe Mali i Gjerë, të ofrojnë shumë mundësi për fluturime të lira, por jo vetëm për fluturime të lira, pasi në aerodromin e Gjirokastrës janë kryer “air-show” të ndryshme. Turi i gjeografisë, i arkeologjisë, i trashëgimisë kulturore, i sportit të fluturimit, janë të ndërthurura në këtë nisëm të AKT-së në bashkëpunim me federatën tonë të Aeronautikës”, – thotë Alket Islami. Në turin e ofruar nga AKT, për promovim të turizmit të trashëgimisë kulturore, u përfshinë disa nga sitet më të rëndësishme arkeologjike në Luginën e Drinos si Antigonea, rreth 14 km nga Gjirokastra. Vlera të jashtëzakonshme historike, arkeologjike dhe arkitekturore, ka edhe kisha paleokristiane e Shën Marisë në Labovën e Kryqit, ndërtuar në vitin 554. Mirëmbajtësi i kishës Vangjel Memo, tregon edhe historinë e ndërtimit të kësaj kishte. Ai thotë se një labovit me emrin Kostandin Laboviti ishte pjesë e oborrit të perandorit romak Justinian, si oficer i gradës së lartë “gjeneral”, i cili fitonte të gjitha luftrat, ku ai dërgohej. Sipas historisë që tregon mirëmbajtësi i kishës, meqë shqiptari Kostandin Laboviti fitonte luftrat, perandori Justinian i kërkoi së çfarë dhuratë dëshironte meqë i jepte këto rezultate në luftë. Kostandini i thotë, sipas rrëfenjës, se për vete nuk donte asgjë, por veçse në fshatin e tij në Labovë të ndërtohej një kishë e bukur dhe vetë perandori Justinian urdhëroi në vitin 554 ndërtimin e kësaj kishe. Por, këto janë vetëm disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore që mund të vizitoni në Gjirokastër dhe përreth saj. Qyteti i gurtë ka edhe mjaft vlera të tjera për t’u zbuluar, të cilat Agjencia Kombëtare e Turizmit ju fton t’i zbuloni!
 
Titulli: Nise udhetimin tend nga shqiperia jote

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nise udhetimin tend nga shqiperia jote

Shpresoj qe k'to foto te jene sa me realiste :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top