Mediat informojnë se ka ngrirë tërësisht ujëvara më e madhe në Kroaci. Ujëvara e cila ndodhet në parkun kombëtar “Plitvice Lakes”, pjesë e trashëgimisë botërore, ka ndryshuar pamje në këtë dimër të acartë, ndërkohë që temperaturat shënojnë në disa gradë nën minus.
Në një kohë që vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta që kanë goditur Kroacinë gjatë dy javëve të fundit, ujëvara Plitvice Lakes, është bërë e akullt, duke krijuar një pamje spektakolare dhe një skenografi të mrekullueshme akulli, për të gjithë vizitorët.
Burimi G.Shekulli