Ngjyra vjollce i pershtatet cdo femre .
Ngjyra vjollce është aktive dhe e hapur dhe posaçërisht thekson bukurinë e lëkurës, ndërsa trendët e modës së fundvitit 2008 paraqiten në kombinime fatale.
Pasi ngjyra vjollce e ka shënuar vitin 2008, atëherë është korrekte që këtë vit ta përcjellim me kreacione me këtë ngjyrë. Përveç që shkaku i trendit të vitit të ri do të gjelbërohen të gjitha kukullat e Barbit, pas disa vitesh heshtjeje nga ana e stilistëve të njohur, tani thuhet se ngjyra vjollce i përshtatet çdo femre, pa marrë parasysh tenin, ngjyrën e flokëve apo syve.
Ndërsa këtë e dinë edhe dizajnerët, të cilët me tonet e bardha të errëta dhe ato vjollce kanë lozur me koleksionet e sivjetme, si Mark Xhakobs, Majkëll Kors, Betsi Xhonson apo Aleksander Mekuin. Ngjyra vjollce është aktive dhe e hapur dhe posaçërisht thekson bukurinë e lëkurës, ndërsa trendët e modës të fundvitit 2008 paraqiten në kombinime fatale. Kështu, në koleksionin e vjeshtës të shtëpisë italiane të modës ‘Emilio Pucci’, e tëra është valëvitur nga siluetat e kuqe të errëta dhe vjollce.
Pasuesit besnikë të modës, në këtë fundvit, me siguri se do të mendojnë edhe për nuancat vjollce, e cila do të duket trendi edhe në kombinimet me kreacionet e zeza dhe të argjend. Stilistja amerikane Meri Alis Stefenson, mendon se në kohën e tanishme moda më nuk njeh stinë dhe as sezone, ndërsa në lidhje me trendin aktual, këshillohet që nëse nuk ndjeheni rehat me veshjen e kreacioneve me ngjyrë vjollce, shkoni në dyqanin më të afërt të veshjeve të brendshme, dhe vishni së paku brekë dhe sutiene me këtë ngjyrë.
Kosovasot