Ngjyeje furçën në lejla

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
fashionlejla2.jpg
Rikthehet fuqishëm edhe këtë vit. Me një të veçantë. Pasi ka pushtuar frymëzimin e stilistëve nëpër skica veshjesh, tani bëhet tendencë edhe e trukut të mbrëmjes. Sepse ngjyrës lejla nuk i thua dot jo..
E kemi parë mbi pasarela: lejlaja është përfundimisht një nga ngjyrat e forta të stinës. ثshtë bërë protagoniste edhe e trukut të syve. Jo më e sfumuar në tone, si në vitet e shkuara.


Si?
Tani ngjyra lelja përdoret në të gjithë qepallën, bashkë me penelin, për të ngopur ngjyrën, dhe krijon një efekt smokey. U shkon të gjitha atyre që kanë sy të kaltër ose të gjelbër. Kombinohet me rimel të zi.

Detaje
Pasi të kesh vendosur mbi qerpikë rimelin e zi, kalo vetëm tek majat e sipërme një furçë rimeli ngjyrë lejla.

Efekt surprizues
Vështrimi bëhet magjik, misterioz.
fashionlejla1.jpg

Po mbi buzë?
Ke vetëm dy alternativa: një buzëkuq kafe në neutral ose një shkëlqyes në nuancë lulevilesh, për një total look të përshtatshëm për në mbrëmje. RJeta
 
Kete sezon jam "ngjyros" e tera ne lejla.Kam ble pallto lejla,pantollona,kemish dhe nje bluz lejla.E gjithashtu edhe grimi...me pelqen shum kjo ngjyr :)
 
Kete sezon jam "ngjyros" e tera ne lejla.Kam ble pallto lejla,pantollona,kemish dhe nje bluz lejla.E gjithashtu edhe grimi...me pelqen shum kjo ngjyr :)

Loli, por breçka s'ke ble lejla mi :D

Mua s'me shkon shume lejlaja... por me pelqen si ngjyre. Aksesuaret i mbaj lejla... se çanten dhe kaishin psh. kam dhe nje pale vathe rreth kallçuk ngjyre lejla.
 
mah une i rri besnike rozes
se di seshte ne tipin tim lejlaja
 
Ngjyra vjollce i pershtatet cdo femre .

Ngjyra vjollce është aktive dhe e hapur dhe posaçërisht thekson bukurinë e lëkurës, ndërsa trendët e modës së fundvitit 2008 paraqiten në kombinime fatale.

Pasi ngjyra vjollce e ka shënuar vitin 2008, atëherë është korrekte që këtë vit ta përcjellim me kreacione me këtë ngjyrë. Përveç që shkaku i trendit të vitit të ri do të gjelbërohen të gjitha kukullat e Barbit, pas disa vitesh heshtjeje nga ana e stilistëve të njohur, tani thuhet se ngjyra vjollce i përshtatet çdo femre, pa marrë parasysh tenin, ngjyrën e flokëve apo syve.

Ndërsa këtë e dinë edhe dizajnerët, të cilët me tonet e bardha të errëta dhe ato vjollce kanë lozur me koleksionet e sivjetme, si Mark Xhakobs, Majkëll Kors, Betsi Xhonson apo Aleksander Mekuin. Ngjyra vjollce është aktive dhe e hapur dhe posaçërisht thekson bukurinë e lëkurës, ndërsa trendët e modës të fundvitit 2008 paraqiten në kombinime fatale. Kështu, në koleksionin e vjeshtës të shtëpisë italiane të modës ‘Emilio Pucci’, e tëra është valëvitur nga siluetat e kuqe të errëta dhe vjollce.

Pasuesit besnikë të modës, në këtë fundvit, me siguri se do të mendojnë edhe për nuancat vjollce, e cila do të duket trendi edhe në kombinimet me kreacionet e zeza dhe të argjend. Stilistja amerikane Meri Alis Stefenson, mendon se në kohën e tanishme moda më nuk njeh stinë dhe as sezone, ndërsa në lidhje me trendin aktual, këshillohet që nëse nuk ndjeheni rehat me veshjen e kreacioneve me ngjyrë vjollce, shkoni në dyqanin më të afërt të veshjeve të brendshme, dhe vishni së paku brekë dhe sutiene me këtë ngjyrë.


Kosovasot
 
Titulli: Ngjyra vjollce i pershtatet cdo femre .

Po nuk eshte manushaqe kjo?
Vdes x kete ngjyr une..
 
Titulli: Ngjyra vjollce i pershtatet cdo femre .

po manushaqja quhet dhe vjollce si ngjyre..dhe lejla..
po dhe un e kam qejf..sidomos tani qe ka dal ne mode.......
me pelqejn kryesisht ato bluzat e gjata vjollce qe vishen me strece...:eek:k
 
Titulli: Ngjyeje furçën në lejla

booooo mua sme shkon, dhe ne lyerje nuk kam ngjyra te tilla, dhe ne veshje nuk di te kem nje bluze ose dicka te vogel , qofte bizhu lejla. jo nuk kam.
 
Titulli: Ngjyeje furçën në lejla

Nje pal cizme dhe nje cante lejla kam... Nice!
Me pelqen kjo ngjyre, te pakten per sezonin dimeror.
 
Titulli: Ngjyeje furçën në lejla

Ngjyra vjollce tashmë disa sezone është shumë aktuale. Dominon në pistat e modës gjithkund në botë, ndërkaq njëjtë është e përshtatshme si për ditë ashtu edhe për natë. Paleta e gjerë e nuancave të kësaj ngjyre elegante mundësojnë që secila gjeneratë të gjen ngjyrën vjollce e cila i përshtatet më së shumti, ndërsa krijuesve iu ofron bazë të mirë për stile të ndryshme.

Kjo ngjyrë kombinohet mirë me të bardhën, teget apo të kafët përderisa me të zezën mund të duket shumë e errët dhe depresionuese. Nëse nuk jeni adhurues i ngjyrës vjollce, e dëshironi të jeni në trend mund të bartni vetëm detaje me këtë ngjyrë: rrip, stoli, shami, çorape...

Edhe grimi mund të jetë me këtë ngjyrë, por mos e teproni- kjo ngjyrë kërkon grim të matur dhe dorë precize, kur bëhet fjalë për hije të syve dhe lapsa për sy, në mënyrë që tymos dukeni sikur dikush u ka goditur.
Ndërkaq tushin ngjyrë vjollce harrojeni, vetëm nëse shkoni në ndonjë festë me maska.

ikubinfo*
 
Vetëm të purpurt!

E errët dhe misterioze, ngjyra e purpurt duhet të rikthehet në çantat tona të tualetit për këtë sezon.

Ky është aksesori perfekt për këtë vjeshtë/dimër, ashtu sikurse kishin paraprirë Dior, Versace dhe Chanel. Tradicionalisht kjo ngjyrë mbretërore ka qenë prezente në pasareat e Dior, Oscar de la Renta dhe Marni, ndërsa tek Pringle dhe Roksanda mbizotëronin më tepër nuancat e manaferrës. Duke frymëzuar magji e mister, nuancat e kumbullës, vjollcës dhe mavisë kanë pushtuar të gjitha koleksionet e kozmetikës. Ato mund t’i përdorni për sytë, për qerpikët dhe buzët. Por mos harroni që të lyeni me këto ngjyra edhe thonjtë. Kështu do të jeni gjithnjë në një hap me modën.
 

Attachments

  • purple make up.jpg
    purple make up.jpg
    14.6 KB · Shikime: 24
eshte e bukur vertet, i shkon pothuajse cdo lloj fytyre,,,,
 
Hahaha , sa me pelqejne femrat qe rrine me ore te tera mbi pasqyre ...Asnje here skam dale me femra qe nuk e mbajne veten as do dal :D Edhe kjo ngjyra eksituese eshte ;)


:djalle:
 
Hahaha , sa me pelqejne femrat qe rrine me ore te tera mbi pasqyre ...Asnje here skam dale me femra qe nuk e mbajne veten as do dal :D Edhe kjo ngjyra eksituese eshte ;)


:djalle:


Dmth te pelqen "falsiteti" (se di si ta them kete fjalen)...

Mua me pelqen ne veshje kjo ngjyra, jo ne fytyre...
 
lejla..mpelqen shume,e perdor per te lyer syte,ose thonjte..edhe ne veshje.. pantallona,bluza dhe xhup kam lejla:D
 
e vertet. kete vit ngjyrat e erreta jane shume ne mode, vecse dihet qe ato mund te perdoren vetem ne mbremje dhe nga fytyrat dhe tiparet super te bukura.
 
Vdes per kete ngjyre dhe me shkon shume "thone" :D
 
e vertet. kete vit ngjyrat e erreta jane shume ne mode, vecse dihet qe ato mund te perdoren vetem ne mbremje dhe nga fytyrat dhe tiparet super te bukura.

Jooooo nuk eshte e vertet qe duhet te kesh tipare super te bukura per te vesh ngjyrat e erreta sidomos ngjyra e purpurt eshte nje nder ngjyrat qe i shkon shume lloj fytyrave dhe tipareve ne veshje sidomos ehste yll fare,,,,,,,,,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top