Nga “Naçertania” deri te Pavarësia e Kosovës

Kresha

A pretty face can never trick me
Që nga ajo kohë e deri sot, Serbia asnjëherë nuk u ndal së vepruari në dëm të shqiptarëve.


"Rruga jonë është e shtruar me gjemba, por qëllimi ynë është aq i lartë sa ia vlen të ecësh nëpër gjemba. Të ecim së bashku!

(Naim Frashëri)

E kaluara e popullit të Kosovës, krahasuar me atë të vendeve të rajonit, por edhe me gjerë, ka qenë ndër më të rëndat; të këtillë e kanë bërë luftërat e vazhdueshme të pabarabarta, shfarosëse, ndër më të egrat që i njeh historia e njerëzimit. Shqiptarët duke e mbrojtur tokën e nderin e tyre dhe asnjëherë duke mos pasur qëllime ekspansioniste, u copëtuan në territore, u dogjën, u masakruan nga gllabëruesit e Ballkanit – serbo-sllavët.

Me dobësimin e Perandorisë Osmane dhe me ndihmën e fuqive të mëdha të asaj kohe, në Ballkan u formuan disa shtete të reja, si: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria etj.

Që nga ajo kohë e deri sot, Serbia asnjëherë nuk u ndal së vepruari në dëm të shqiptarëve.

Mirëpo, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve i mori konturat e një programi zyrtar me "Naçertanien" e Ilija Garashaninit më 1844. Nga ajo kohë Serbia, në vijimësi, i hartoi mbi 20 programe antishqiptare.

Me krijimin e shtetit serb, Serbia e shfrytëzoi këtë qëndrim jokorrekt të fuqive të mëdha të kohës ndaj popullit shqiptar, me ç'rast okupoi, dogji dhe shkatërroi mbi 700 fshatra të Sanxhakut të Nishit.

Nga themelimi i shtetit serb politikën e tij zyrtare e përshkoi ideja e "Serbisë së Madhe", e cila mbështetej nga themeluesi i gjuhës letrare serbe, Vuk Karaxhiq, përkatësisht te thënia e tij: "Vendi ku jeton qoftë edhe një serb është tokë serbe"!

Programet e njohura serbe për shfarosjen e shqiptarëve të periudhës 1844-1995

"Nacertania", 1844,

"Programi i depërtimit në det", 1881,

"Programi i likuidimit të shqiptarëve",1920,

"Elaborati i اubriloviqit",1937,

"Programi i Ivo Andriqit", 1939,

"Programi i Moleviqit", 1941,

"Programi i Drazha Mihajloviqit", 1942,

"Elaborati i اubriloviqit", 1944 dhe 1945.

"Programi i likuidimit të shqiptarëve", 1950,

"Memorandumi i Akademisë Serbe", 1986.


Këto plane, por edhe të tjera të më vonshme, gjithnjë patën mbështetjen e elitës intelektuale serbe dhe të klerofashizmit ortodoks serb. Me një fjalë, planet dhe idetë i hidhnin në letër intelektualët serbë, konkretisht institucionet e tyre shkencore, i bekonin kleri dhe kisha ortodokse serbe, pastaj e merrnin aprovimin e politikës zyrtare, kurse përfundimisht i zbatonin ushtria dhe policia serbe.

Institucionet e lartpërmendura, ndonëse mund të kenë pasur kundërthënie për çështje të tjera, kur është fjala për planet antishqiptare, prore ishin unike në qëllimet e tyre djallëzore.


Kosova dhe lufta e vitit 1999

Gjenocidi është krimi i organizuar, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të identitetit, të zhdukjes së shenjave të kulturës shpirtërore dhe materiale, në mënyrë që të ndërpritet zhvillimi normal i procesit historik në jetën e një populli.

Lufta e fundit në Kosovë, e vitit1998-1999, ngjarjet që ndodhen brenda kësaj kohe, si: dalja publike e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, masakrat e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5-7 mars 1998, por edhe mbi shumë familje të tjera në Kosovë, masakra e Reçakut, bombardimet 77-ditëshe të NATO-s e deri te fitorja e koordinuar e UاK-së dhe NATO-s, kundër caqeve të forcave paramilitare dhe çetnike serbe, në qershor të vitit 1999, po shënonin një etapë të re për popullin e Kosovës.

U vranë e u masakruan me qindra gra, pleq e fëmijë, u dhunuan me dhjetëra femra, u shkatërruan më se 240 xhami e objekte të tjera të kultit. اmenduria serbe shkoi deri në atë masë sa edhe foshnja u nxor nga barku i nënës. Megjithatë, populli i Kosovës mbijetoi përsëri.

Me gjithë këtë zullum, Serbia prapë nuk u ndal së vepruari kundër popullit shqiptar të Kosovës. Më 2003 Sinodi i Shenjtë i Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe nxori memorandumin me titull: "Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë", Beograd, 2003, fq. 215, redaktuar nga peshkopi Anastasije Jevtiq. Ndërkaq, më 2004 Dobrica Qosiqi ua propozoi politikanëve serbë ndarjen e Kosovës. Edhe pas të gjitha këtyre vështirësive të mëdha, populli i Kosovës, nëpërmjet institucioneve të veta dhe me ndihmën e vendeve të liridashëse të botës, e shpalli Pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Për fund mund të themi se, edhe pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, populli i saj vazhdon të përballet me vështirësi të natyrës politike, ekonomike, sociale etj. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon me të vjetrën, duke u bërë pengesë e realizimit të aspiratave të popujve të shtypur të Ballkanit. Sidoqoftë, edhe pse populli i Kosovës e ka hequr nga qafa lakun e robërisë, lufta e madhe diplomatike për njohjen ndërkombëtare është në vlugun e saj.

"Armikun fale, por emrin mos ia harro kurrë".​

(Jon Kenedy – president i SHBA-së).​


___________________________________________________________________________________________________________________________________________


[1].Prof. dr. Hakif Bajrami, "Gjenocidi serb në Kosovë 1878-1912, (Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999), Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001, fq. 11.(Përgatiti Nysret Pllana).
[2] Shih. dr. Sabit Uka,"Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë (1878-1912), 6 (vëllime), Prishtinë, 2004.
[3] Rexhep Qosja, Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe",Toena,Tiranë, 2005,fq. 3.
[4].Shih.Hivzi Islami, "Spastrimet etnike –politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve", Dukagjini, Pejë, 2003; Prof. dr. Hakif Bajrami,"Gjenocidi serb në Kosovë 1878-1912, pun.i cit. fq,11; "E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi".ASHSH,Titanë,1990, fq. 318-331.
[5] Prof. dr. Hakif Bajrami,"Gjenocidi Serb në Kosovë 1878-1912, (Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999), Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001, fq,11. (Përgatiti Nysret Pllana).
[6].Shih Terrori i Serbisë pushuese mbi shqiptarët 1844-1999, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Prishtinë, 2001. (Përgatiti Nysret Pllana); Bashkësia Islame e Kosovës, "Barbaria serbe ndaj monumenteve Islame në Kosovë (Shkurt 98 - Qershor 99), Prishtinë, 2000.
[7].Shih. prof. dr.Hakif Bajrami, "Antimemorandum", Prishtinë. 2004. [8] Rexhep Qosja, "Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe",vep. e cit,fq. 279.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top