Nga 92 shkolla, vetëm 2 me emra shqip

*deliza*

VIP
V.I.P
Nga 92 shkolla, vetëm 2 me emra shqip​


Nga gjithsej 92 shkolla të mesme në tërë territorin e Maqedonisë, vetëm dy mbajnë emra shqip. Gjimnazi "Dr.Ibrahim Temo" në Strugë dhe "Zef Lush Marku" në Shkup janë dy shkollat e mesme që kanë emra shqip, ndërkohë që në Tetovë, 6 shkolla të mesme dhe me nxënës gati etnikisht të pastër shqiptar, kanë emra të personaliteteve të etnikumit maqedonas. Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq", shkolla e tekstilit "Goce Stojçevski", ajo e bujqësisë "Mosha Pijade", ekonomia "8 Shtatori", mjekësia "Nikolla Shtejn" dhe shkolla "Todor Skaloski-Tetoec", janë shkollat e mesme ku mësimi vijohet në shqip, ndërsa emrat janë në maqedonisht.


Në Komunën e Tetovës arsyetohen se në adresë të Ministrisë së Arsimit, janë dërguar kërkesa për ndërrimin e emrave të disa shkollave, megjithëse përgjigje nuk kanë pranuar.
"Kemi dorëzuar kërkesa zyrtarë për ndërrimin e emrave të shkollave të mesme, pasi nga gjashtë objekte shkollore të mesme, asnjë nuk mban emër të ndonjë personaliteti ose ngjarje me karakter shqiptar. Përgjigje nuk kemi marrë deri tani, ndërsa sigurojmë se këtu nuk do të ndalemi", kanë thënë në Komunën e Tetovës.


Situatë e njëjtë është edhe në Gostivar, Kumanovë, Dibër dhe Kërçovë. Në Gostivar, gjimnazi ka emrin "Gostivari", ndërsa të njëjtin emër e mban edhe shkolla e mesme e ekonomisë, si dhe ajo e tekstilit. Ndërkohë, në kryeqytet, nga gjithsej 26 shkolla të mesme vetëm një figuron me emër shqip, edhe atë "Zef Lush Marku".


Në Komunën e اairit, territor në të cilin funksionon vetëm shkolla e mesme tregtare "Cvetan Dimov", thonë se nën ingerencë të Komunë bëjnë pjesë vetëm shkollat fillore, dhe jo ato të mesme. "Megjithëse do të parashtrojmë kërkesë në Qytetin e Shkupit për emërimin e ndonjë shkolle me emër shqip, së paku në ato ku nxënësit shqiptarë janë me shumicë".

Ndërkohë, në kabinetin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, askush nuk dëshiron të komentojë pse në kryeqytet, vetëm një shkollë nga gjithsej 26 mban emër shqip.

Ndërkaq, në Kërçovë, gjimnazi mban emrin "Mirko Milevski, ndërsa në Kumanovë, edhe pse funksionojnë katër shkolla të mesme, asnjë nuk figuron në gjuhën shqipe. Madje, në këtë qytetet ku shqiptarët kanë më shumë paralele në shkollat e ndara se maqedonasit, assesi të arrihet që së paku, gjimnazi të pavarësohet nga shkolla qendrore. Në këtë qytete janë shënuar edhe problemet më të mëdha me arsimin shqip të mesëm, pasi nga paslufta e vitit 2001, nxënësit shqiptarë ndjekin procesin arsimor në kushte të tmerrshme. Edhe iniciativat e ndryshme për pavarësi të shkollave kanë hasur në veshin e shurdhër të Ministrisë së Arsimit.

Në Kumanovë, aktualisht funksionojnë tetë objekte të ndara për katër shkolla të mesme. Ekonomia mban emrin "Pero Nakov", ajo profesionale "Kiro Burnaz", gjimnazi "Goce Dellçev", ndërsa teknika "Nace Bugjoni".

Në Dibër funksionon vetëm një shkollë e mesme "Zdravko اoçkovski", në të cilën përfshihet edhe gjimnazi dhe ekonomia.
Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit fajin ua hedhin statusit të shkollave dhe udhëheqjes së saj.
Agim Rushiti, përgjegjës për arsim të lartë në Ministrinë e Arsimit, shprehet se çështja e emrit të një shkolle të mesme duhet të rregullohet në bazë të statutit të vetë shkollës, dhe iniciativa duhet të dale pikërisht nga to, pastaj të shkon në Komunë, e cila tanimë është edhe përgjegjëse, themeluese dhe menaxhuese për shkollat e mesme, e pastaj ai propozim duhet të sillet në ministri. "Sepse, Ligji i vetë ministrisë është shumë i qartë ku thotë se Ministria miraton vetëm statutin e shkollës, në të cilën duhet të përfshihet edhe emri. E njëjta procedurë është edhe për shkollat e fillore", ka thënë Rushiti.

Koha[/RIGHT​
]​
 
po clidhje kane shkollat maqedonease me emrat shqip si ne cdo vend te botes shkollat permbajne emrat e personave publik te shtetit
 
Po pse ne Tetove, Kumanove, Gostivar, Diber, Struge, Kercove ku pjesa dermuese eshte shqiptare duhet qe emrat e shkollave te jene ne gjuhen maqedonase???

+ qe ne Cair psh. ne shkollen ,,Cvetan Dimov'' nuk ka asnje paralele maqedonase. Pse kjo shkolle duhet te ket kete emer???
Kemi plot personalitete te shquara shqiptare ne qe mund t'i mbajne shkollat neper qytetet dhe vendbanimet shqiptare.
 
Po pse ne Tetove, Kumanove, Gostivar, Diber, Struge, Kercove ku pjesa dermuese eshte shqiptare duhet qe emrat e shkollave te jene ne gjuhen maqedonase???

+ qe ne Cair psh. ne shkollen ,,Cvetan Dimov'' nuk ka asnje paralele maqedonase. Pse kjo shkolle duhet te ket kete emer???
Kemi plot personalitete te shquara shqiptare ne qe mund t'i mbajne shkollat neper qytetet dhe vendbanimet shqiptare.

ti me duket se ke hallin tend qe njera nga keto shkolla te kete emrin tend:p:pLOL (shaka) ...................une nuk me intereson emri shkolles permbatja e saj eshte sikur te blesh nje embelesire me shkronja te huaja dhe te pelqen keshtu eshte kjo pune perderisa behet mesim ne shqip kane kete te drejte nuk ke pse te ngresh ze.......nuk po ngrihet nje popull per bollanon qe gjergj kastriotin skenderbeun e therret jorgo dhe emrat e rrugeve i ka kethyer ne greqisht e ti qan hallin e emrit te shkolles:p
 
ti me duket se ke hallin tend qe njera nga keto shkolla te kete emrin tend:p:pLOL (shaka) ...................une nuk me intereson emri shkolles permbatja e saj eshte sikur te blesh nje embelesire me shkronja te huaja dhe te pelqen keshtu eshte kjo pune perderisa behet mesim ne shqip kane kete te drejte nuk ke pse te ngresh ze.......nuk po ngrihet nje popull per bollanon qe gjergj kastriotin skenderbeun e therret jorgo dhe emrat e rrugeve i ka kethyer ne greqisht e ti qan hallin e emrit te shkolles:p

Eshte shume banal ky shembulli qe ke sjell ti dhe kjo qe tek ne Maqedoni per nje kohe te gjate trajtohet si problem.

Perderisa ne nje vendbanim/lagje shumica dermuese jane shqiptare ( mbi 90% ) dhe ne ate shkolle mesojne gjithe nxenesit shqiptare pse mos ta ngrejme ne zerin qe dhe shkolla te kete emer te nje personaliteti shqiptar? Pse duhet te mbaje emrin e nje sllavi????? :26:
 
Jam plotesisht dakord me delizen se ketu ne maqedoni duhet nderuar emrat e shkollave te mesme dhe shpresoj qe kerkesat tona te na pranohen pasi kjo eshte zgjidhja e vetme qe te dihet se ne ate shkolle shumica qe mesojne jane nxenes shqiptare..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top