Nevrikoset Ami...

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Nevrikoset Ami...

Ka kaluar disa kohë që nuk shfaqen në publik bashkë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë ku pjesën më të madhe të kohës, ua merr sigurisht agjencia. Dhe ja tek janë të ftuar tek ‘Super Model of the World’. Por mesa duket ka diçka që nuk shkon me Amin. Duket shumë e nevrikosur dhe për këtë nuk po bën dot gjë as Ermali që i qëndron afër e i flet. Nuk kalon shumë dhe mërzitja siç duket kalon edhe tek ky i fundit. اfarë mund t’i ketë nervozuar të dy?...

Lideri i “Kthjellu” në grackën e “Bluetooth”
Mentor Haziri, liderit të grupit kosovar “Kthjellu”, i admiruari i vajzave që e “sulmojnë” për një autograf a foto, nuk ka menduar se në konceritn e dhënë para dy ditësh në Tiranë, do të binte pa kuptuar në grackën e paparacëve, të cilëve ai bën çmos që t’u ruhet. Në një moment disi të gjatë qëndrimi në pub-in “LollyPop” me një vajzë, kur është vënë nën blicin e fotografëve, ka mësuar se bashkëbiseduesja simpatike ka qënë pikërisht gazetarja e “Bluetooth” në “Gazeta Shqiptare”. Gjithësesi, Haziri e ka marr vehten shpejt dhe ka vazhduar bisedën me vajzën në krah. Jo vetëm kaq, por ai është “thyer” dhe ka premtuar një intervistë për të thënat e të pathënat e jetës së tij dhe të grupit të njohur muzikor “Kthjellu”.

Ledioni: Albana, ti vlen!
Një mik shumë mirë për Albanën tashmë dihet që është Ledioni. Djalit simpatik dhe mjaft ‘trandy’ i pëlqen që gjithmonë të japë komentin e tij ashtu si është, duke thënë gjithmonë të vërtetën në sy, së paku duke iu referuar miqve apo personat që e njohin nga afër. Një ndër prezantueset e tij të preferuara veç Arbanës, është edhe Albana Osmani, së fundmi nën drejtimin e emisionit më të fundit në ‘Top Channel’ me talente të reja që kanë dhunti për të bërë gjëra të çuditshme. Shiheni tek bisedon me të edhe në këtë imazh të fokusuar nga paparaci ynë. Padyshim teksa flet, Ledioni me vete mendon: Albana, ti vlen!

Alda lë Petrin dhe Egin vetëm..
Siç shihet gjuha e përbashkët mes babait dhe të bijës është e përkryer. Në fakt Petri Bozo dhe vajza e tij Egi kanë një marrëdhënie të shkëlqyer duke e konsideruar njëri-tjetrin edhe si shokë. Të ulur praën njëri-tjetrit ata ndjekin spektaklin, por ajo që të bie në sy është vendi bosh. Ku është Alda? Mesa duket në mbërritje përderisa Petri e ruan të zënë vendin e bashkëshortes së tij për të mos u ulur askush tjetër.

Një cigare antistres për Arbanën
I ka ecur më së miri prezantimi i spektaklit ‘Super Model of the World’ Arbanës, në fakt ashtu si çdo gjë tjetër merr përsipër të bëjë. Një spektakël i vërtetë plot ngjyra dhe emocion. Por ka edhe Arbana momentet e veta të sikletshme apo të stresit të punës të cilat i kalon si në këtë foto të realizuar nga paparaci ynë….duke tymosur një cigare. E pi atë në qetësi dhe pa folur, thjesht duke vëzhguar ambientin dhe duke pritur momentin që duhet të futet në skenë. Përsa i takon look-ut të saj, ka qenë vërtet elegant. Një fustan fin i zi, sigurisht i shoqëruar nga aksesorë të shndrritshëm.

Eranda: Rezi, nuk të tradhtoj kurrë!
Gjithmonë e kemi parë të veshur me mjaft shije duke disponuar një garderobë shumë të pasur dhe një finesë që e karakterizon sa herë që del në skenë. Dhe Eranda e ka një sekret. Ajo që kujdeset gjithmonë për veshjet e këngëtares është stilistja e mirënjohur Rezarta Skifteri, në atelienë e së cilës shkon prej vitesh. Jo vetëm një stiliste, por edhe një konsulente e përhershme e Erandës, sa herë kësaj të fundit i duhet të marrë pjesë në ndonjë festival, koncert aktivitet artistik apo edhe ndonjë festë familjare apo private qoftë kjo.

Motrat Libohova ndahen nga Rovena
Ja tek i shohim të ulura përkrah njëra-tjetrës tre emra të njohur të muzikës shqiptare, zëra që prej vitesh kanë fituar zemrat e mbarë publikut. Të ftuara në vendet VIP të spektaklit, motrat Libohoba si gjithmonë nuk ndahen duke shkuar në çdo aktivitet bashkë, vetëm se këtë herë në mes u është futur Rovena. Ndoshta ka qenë kjo zgjedhja e Rovenës që t’i ketë të dyja pranë, Erandën në të majtën ndërsa Irmën në të djathtën. Në krahasim me dy të tjerat Eranda është shfaqur më e heshtur.

Turpërohet Rovena
اfarë të jetë vallë ajo që po sheh Rovena në këto momente që e ka habitur aq shumë sa në mes të gjithë të pranishmëve ka mbuluar fytyrën me duar? Me siguri diçka nga modelet që kalonin në pasarele por këtë nuk mundëm ta zbulojmë. Rovena atë që po shihte ia tha menjëherë Irmës që kishte pranë, madje duke i tërhequr vëmendjen. Më pas Rovena nuk e ka mbajtur dot të qeshurën dhe ka shpërthyer në gaz.




Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top