Neser lufte....

Pe: Neser lufte....

Kembet e shpejta faqja e bardhe :p

Varet si vjen lufta
 
Titulli: Neser lufte....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


I pergjigjem temes per here te dyte po kesaj here me kete kenge
 
Pe: Neser lufte....

Une sjetoj ne Shqiperi,po pati lufte ju fillojeni iher,pastaj do jap dhe une kontributin,me arme sdi,skam shenj,por me ndonje gje si menyra e te folurit,edukata,keta gjera dhe mund te punoj me ata qe do zini rob...:p
 
Titulli: Pe: Neser lufte....

Une sjetoj ne Shqiperi,po pati lufte ju fillojeni iher,pastaj do jap dhe une kontributin,me arme sdi,skam shenj,por me ndonje gje si menyra e te folurit,edukata,keta gjera dhe mund te punoj me ata qe do zini rob...:p

me ato qe zeme rob ne jemi te ashper i cojme ne gerdec dhe bejme te shperthejne depot
 
Pe: Neser lufte....

nje kenge ushtarake:

jemi ne nje kompani
te gjith ne gadishmeri
ne rezik e ne nevoj
ne atdheun do ta mbrojme
etj etj

kemi kontribuar per avganistanin e jo per shqipen tone
deri piken e fundit te gjakut,e deri frymen e fundit te oksigjenit, me thonj do luftoja per vendin tim ,e pa meshire do jepesha per te
 
Pe: Neser lufte....

Tashu une e kam ber nje her ushtrin po qe se do populli e bej dhe nje her tjeter u pa puna :p:p:p
 
Titulli: Neser lufte....

po bej nje krahasim me hitlerin,,per te marrur nga ai thjesht kte pjes,,se ate qe e tha ne librin e tij,,lufta ime,,,e beri pasi mori pushtetin,,

iLirjami,,,do te bej te njejten Gje,,sikur neser do te plas lufta,,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Neser lufte....

s`ka problem sot ne Shqiperi, se ka hyre ne fuqi ligji i sherbimit ushtarak me pagese (profesionist) dhe jane ata qe e bejne luften. Pra, shteti nuk therret me ne ushtri...kur nuk merret shteti mer ju, c`ju...duhet te kerkoni arme medomosdo...
 
Titulli: Neser lufte....

E kisha shkruar dikur ketej...

Lufta ne njefar menyre eshte nje mishmash perzierjesh ku dashuria, gjaku, vdekja, mbijetesa, gezimi, hidherimi, lumturia, tmerri, egzistenca …….. jetohen ne te njemijten pjese te sekondes. Vetem atje ne fushe beteja e shef se jeta jote vertet ka nje kuptim. Ti ke nje ideal jete i cili i munde te gjitha. Jeton aty ku as qeni nuk jeton, ha nje racion me shoket nese e ke, pi nje cigare me krejt ceten kuptohet nese e ke, bene banjo kur bie shi, shtrat ke token mbuloje qiellin…….. mundohesh ta shfrytezosh ne maskimum per ta jetuar cdo sekonde te jetes tende sepse e ke ne nderndije se cdo moment munde te mberrije nje plumb apo nje granat e cila i jep funde gjithqkaje perveq idealit tende sepse vetem ai nuk ka dyshim. Madje ti ne front lufte gjendesh per ate qellim. Per te vdekur. A ka ma kenaqesi qe te humbesh frigen nga vdekja? A ka ma kenaqesi se sa te jeshe krenar per cfare do vdesesh? Ta presesh vdekjen me buzagaz, madje vetem atje, ne fronte lufte do takoni njeres duke hedhur valle me vdekjen dhe duke i thene asaj: Kesaj radhe nuk do vi me ty, jo se ta kam frigen, por, kam nje amanet shoku dhe me duhet ta kryej…..! Pra ne njefar menyre jane momente kur dashuria i munde te gjitha. Ajo dashuria e pakufishme madje munde edhe vdekjen. Ne cdo te njemijten pjese te sekondes ti do ta kesh pran ( ose munde te jesh ti ai) shokun e plagosur, te gjymtosur ose duke vdekur dhe nga ai nuk ke per te ndegjuar, kurren e kurres, thirrjen: ‘’Aman me shpetoni’’. Pra kuptojeni kete, ne kulminacionin e deshperimit ( kur njeriu e dine se jeta e tij po perfundon) ju nuk do te ndegjoni lutje por do shihni njeres te gezuar qe po vdesin. E vetmja fraze qe munde te ndegjoni ne ato momente nga ta eshte: ‘’ I thoni nenes, gruas apo djalit se i dua shume’’ dhe ‘’ Shoke amanetin mos harroni’’. Keto ne njefar menyre ti japin jetes nje kuptim qe nuk munde ta takosh diku tjeter.


Me interesante eshte paslufta. Nga ajo do mesoni shume gjera madje me shume se nga e tere jeta. Do te mesoni se:

Luften e nisin idealistat e bejne trimat e frytet e saj i gelltisin dallavergjinjet.
Do te mesoni se ne fronte lufta fitohet vetem 20% ndersa pjesa tjeter i ngelet tavolines, andaj per atdheun munde te kontriboni edhe ne forma tjera, por, burrerore eshte te behesh luftetar i lirise se atdheut tend ne raste nevoje, ama jo te gjithe duhet kapur pushken.
Do te mesoni se nese munde te perballoshe ne manyre psikologjike 5 minutat e pare te luftes frontale pjesa tjeter shkon si ne vaj.
Do te mesoni se te gjithe luftetaret nuk vriten ne lufte, madje eshte shume e cuditshme se vriten mjafte pak, per qudi keto lufterat moderne gelltisin me shume civil ( andaj nese ndodhe mos rrini te shtëpia, shkoni ne lufte).
Do te mesoni se femra eshte e domosdoshme ne lufte, madje ne fronte lufte ndikon pozitivisht ne menyre psikologjike.
Do te mesoni se pa arme me nuk do munde te rrini kurre dhe ajo do jete shoku juaj me i mire dhe kjo eshte shume normale sepse ajo eshte ajo e cila ua ka shpetuar qindra here jeten.
Do te mesoni se me e keqe eshte paslufta se sa lufta.
Do te mesoni pjesmarrja ne lufte veshtire, qe besa kurre, nuk do te demshperblehet ama e rendesishme per ju duhet te jete se ju keni kontribuar per atdheun tuaj ne momentet e duhura dhe nuk keni qene mercenar por luftetar i lirise. Pra keni qene njeriu i duhur ne momentin e duhur. Kjo nuk eshte pak madje duhet te ndiheni krenar sepse shume pak njerezve ju ipet mundesi qe me pushke ne dore ti beni nder kombit. Andaj sjellja juaj pas lufte duhet te jete dyfish me e kujdeshme se e qytetareve tjere sepse ju jeni ne vigjilie te te gjitheve dhe sjellja juaj negative nuk ju perket vetem juve. Ju perket luftetareve te lirise.

E rendesishme eshte se nese keni qene njeher ne lufte tere jeten do ju terhjek fakti qe te shkoni serish ne ndonje lufte tjeter. Eshte si puna e femres qe ta le embel ne shtrat. Ke deshire gjithmon ta kishe.


Po neser? Pse neser?

Jo vetem neser por herdokurdo qe vendi im do jete ne rrezik apo ne cdo kohe kur rrezikohet vendi im une do mundohem qe me cdo menyre dhe me cdo kusht ti beje balle armikut, dhe, se fundi edhe permes organizimit ushtarak.
Lufta eshte shume e keqe, por, nese ndodhe qe ta kemi edhe nje here ne vendin tone, ndegjojeni plakun, shkoni ne lufte se jeni me te sigurt se sa civile. Pra, jeni me te sigurt si ushtare se sa si civile dhe shancet tuaja per te shpetuar jane me te medha si ushtare.
Mos hezitoni nese ndodhe kjo e keqe. Ju garantoj se jeni me te sigurt madje do jete nje pervoje shume e mire per te mos thene eshte nje kenaqesi. Po nje vdekje keni per te bere. A ka me mire se ta presesh vdekjen pa frige madje me buzagaz.


 
Do vdisnit për vendin tuaj?

A do ishit ne gjendje te vdisni e te vrisni per vendin tuaj?
Do luftonit ne nje lufte te mundeshme per te mbrojtur Shqiperine, shqipetaret, interesat kombetare?
Do luftonit per pavaresine e Kosoves, nese dicka ne KS te OKB-se nuk shkon si duhet dhe fillon nje lufte e re?

Arsyetoni qendrimet tuaja PRO ose KUNDER!
 
Pe: Neser lufte....

NO WAR...une jam kunder luftes dhe cdo forme dhune...jeta eshte e bukur dhe shume e shtrenjte....dhe nuk do ta jepja per asnje cmim....une e dua atdheun tim pikerishte se jam gjalle....dhe nuk besoj qe atdheu im do te kishte nevoje per mua te mos ishia me ne jete, te dy kemi nevoje per njer-tjetrin sepse pikerishte EKZISTOJME
 
Titulli: Neser lufte....

Tani une jam kunder luftes dhe nuk do shkoja i leme gjerat morale.
Po duke qene se kam filluar te punoj si mercenar ose me sakte "privat contractor" me nje pagese te larte edhe do ju jepja nje dore ndihme mund te vrisja ndonje gjeneral per ju po kaq asgje me shume dhe asgje me pak.
 
Pe: Neser lufte....

E kam theksuar ne cdo teme te kesaj natyre se jam ne gjendje te shkoje, cdo dite, ne cdo kohe sa here qe kete e kerkon vendi im.
A jam ne gjendje te vras per vendin tim. Jam i bindur qe ne cdo moment dhe ne cdo kohe qe nje pjestare i armikut me del para qoft i uniformuar apo kamufluar.

Ne lufte ke dy zgjidhje. O vritesh o duhet te vrasesh.
 
Pe: Neser lufte....

Në vendin tonë heronjtë dalin tradhëtarë dhe tradhëtarët çlirimtarë, përsëri kam bindjen që do luftoja për vendin tim edhe nëse kjo kish kosto jetën time .''ثshtë bukur të vdesësh për vendin tënd por më bukur është të jetosh për të'' Akoma për fat të keq nuk kam parë dikë të jetojë për të ,ata që do donin të jetonin për të, janë edhe ata që vdesin . Por pa pikë dyshimi po, do të vdisja për vendin tim edhe pse do të doja të jetoja.
 
Pe: Neser lufte....

Pa dashur te tregohem skeptike,por ne gjendje lufte eshte ajo qe tha Kitrra me lart o do vrasesh ose do te te vrasin...Tani te them te drejten skam ndjenja patriotike aq te theksuara sa te shkruaj per atdhedashurine,apo patriotizmin apo ku di une...Jam kunder luftes ne cdo lloj forme,por qs do vinte nje dite te luftohej edhe mund ta bej(partizane e vogel me yll ne balle e pushke ne krah:p)....kur behet nje lufte e te vriten te gjithe,familjaret njerezit e dashur,ske ca humbet...I hyn asaj rruge,i hyn luftes,frike nga vdekja ne teresi skam une...Pasi mendoj se ka gjera akoma me te keqija se vdekja....
 
Titulli: Neser lufte....

Ku pyten more pasardhit e Skenderbeut te Adem Jasharti te Shot Galices a do luftoshe per vendin tend!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top