Nesër hyn në fuqi dëbimi nga Zvicra i të huajve të inkriminuar

legjenda

Tetova
Nesër hyn në fuqi dëbimi nga Zvicra i të huajve të inkriminuar

Secili person me shtetësi të huaj, që është dënuar për ndonjë vepër penale të një peshe të caktuar me ligj, nga 1 tetori (nesër) duhet të llogarisë se mund të dëbohet automatikisht nga Zvicra në vendin e prejardhjes, büëhet e ditur në një komunikatë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë.

Në rast se vlerësohet se pesha e interesit publik për dëbim është më e madhe, ata do të dëbohen edhe për vepra penale më të imta, raporton Albinfo.ch.

E gjithë kjo vjen si rezultat i votimit disa vite më parë të iniciativës së SVP/UDC-së për dëbimin e të huajve kriminelë. Me gjithë votimin e përmendur, SVP-ja nuk ia ka dalë që ta imponojë realizimin në tërësi të iniciativës së vet, shkruan albinfo.ch. Po të jetësohej ajo, atëherë gjyqtarëve nuk do t`u lihej aspak hapësirë veprimi por për dëbimin e delikuenteve të huaj do të vendosej automatikisht dhe për veprat penale më të vogla. Për këtë arsye partia e përmendur pati kërkuar referendum edhe për “jetësimin e dënbmit të të huajve kriminelë”.

Në gjendjen aktuale refugjatët e inkriminuar, secondot ose qytetarët me prejardhje të huaj por që jetojnë gjatë në Zvicër nuk dëbohen automatikisht. Për ta duhet të vendosë një gjyqtar, si për raste të rënda.

Sigurisht, nga dëbimi nuk duhet të frikësohen ata që kanë kryer delikte të lehta si vjedhje biçikletash ose shfrytëzim të trenit pa biletë dhe të ngjashme. Ndërsa për të dënuarit me një vit burg e më shumë, dëbimi është pothuaj i pashmangshëm, transmeton albinfo.ch. Në këtë kategori mund të hyjnë edhe personat që kanë abuzuar me ndihmat sociale të shtetit, por me shuma të mëdha.

Masa ndëshkuese e dëbimit vlen më së paku pesë vjet, kohë kjo gjatë së cilës i huaji nuk ka të drejtë të qëndrojë në Zvicër. /Insajderi.com
debim.jpg
 

Attachments

  • debim.jpg
    debim.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Nesër hyn në fuqi dëbimi nga Zvicra i të huajve të inkriminuar

Në fakt, unë personalisht kam qenë kundër kësaj iniciative,
për shkak se kriminilë mund tê jenë të gjithë, dhe nëse
të huajtë i dëbon, çfarë do të bëshë me zviceranët?
Pra, në qoftë se dikush meriton diçka në bazë të ligjit
është burgu, s'ikur se që është në tërë botën, përndryshe
edhe një kriminel zviceran do të duhej ta dërgonin në
hamam të Hyrës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top