Nentoka E Ideve.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Sipas Ardian Isufit, një prej pesë piktorëve shqiptarë të cilët marrin pjesë në ekspozitën “Parking - Lëvizje paralele”, që është gjithashtu edhe një workshop, tashmë nuk ka më kufizime shkollash, rrymash, stilesh, metodash, idesh, lëvizjesh të ngurtësuara apo të bunkerizuara në një atdhe, po themi. Të paktën në artet vizuale, artistët shqiptarë nuk ka pse të ndihen periferikë, një lloj kompleksi gjithsesi i justifikueshëm për fillimvitet ‘90, ku Shkolla e Realizmit Socialist kishte mpirë çdo fantazi dhe mbante me duar të shtrënguara në fyt çdo rrekje për frymëmarrje e për kuturisje tej kornizave ku ishte i destinuar të futej me racion subjekti, linja e kolori. Por pas 18 vitesh nuk është më kështu. Liria krijuese (sepse ajo kundruese ka qenë) ka krijuar me dhjetëra e qindra “katedra” ku janë çliruar të gjitha energjitë e mpakura, të fjetura, të burgosura, bashkëshoqëruar me një zhvillim të ethshëm shoqëror, ku dimensioni social me koordinata të shthurura është bërë thagma e fantazisë dhe e interpretimit. “Në arrijmë të njësohemi edhe në ide, ndonëse mund të vijmë nga kultura e shkolla të ndryshme”, thotë piktori Ardian Isufi, që është bashkautor në disa vepra me gjermanin Erik Gِngrich. Konkretisht, pra bëhet fjalë për ekspozitën “Parking - Lëvizje Paralele”, e hapur ditë më parë në ambientet, ose më saktë në parkingun e “ABA Tower” pranë TVSH-së. Kjo ekspozitë, siç thuhet në të tilla raste, është një bashkëpunim mes disa artistëve shqiptarë e disa kolegëve të tyre të huaj, dy gjermanë e dy francezë. Pala shqiptare përbëhet nga të shumënjohurit: Najada Hamza, Ardian Isufi, Genc Mulliqi, Vladimir Myrtezai dhe Ali Oseku. Nga ana tjetër, janë dy artistë gjermanë, Ulrike Feser dhe Erik Gِngrich, si dhe dy francezët, Nowlle Pujol dhe Arnaud Rolland. Fillesat e idesë, që tashmë është një projekt i realizuar në praktikë në formën e një ekspozitë dhe workshop-i, janë tek 40-vjetori i Traktatit të Elizesë në vitin 2003, ku u krijua një program, i cili mbështeste zhvillimin e përbashkët të projekteve kulturore në një shtet të tretë. Dhe pikërisht në këtë kuadër, nga data 22 shtator deri më 12 tetor, pesë artistët shqiptarë së bashku me dy gjermanë dhe dy francezë të fushave të ndryshme, punuan në Tiranë së bashku, duke servirur “Parkingun” e tyre këto ditë.

Sipas iniciatorëve të ekspozitës, ndërhyrja e artistëve në këtë lëvizje paralele të tyre sjell raportin e tyre mes natyrës, hapësirës ku ngrihet ekspozita kundrejt ndjesisë së tyre të parë. Ky parking, kjo vendndodhje ka qenë prej hedhjes së idesë së një workshopi të përbashkët me artistë shqiptarë, francezë e gjermanë, elementi fizik i sigurt dhe i njohur baza prej nga mund të ngrihej një vepër. Pas kësaj të dhëne të palëvizshme erdhën elementet e tjerë të një vepre të përbashkët, ekspozitës “Parking, lëvizje paralele”, ku erdhën në të emrat e artistëve shqiptarë dhe të huaj, erdhën shkëmbimet e ideve dhe të frymës së ekspozitës. E megjithatë, sërish edhe në këtë lëvizje paralele artistësh, mentalitetesh, formacionesh e identitetesh, “parkingu” ishte dhe mbeti e vemja gjë e palëvizur. Prandaj ajo çka propozuan artistët piktorë në këtë ekspozitë, ishte e lidhur mjaft ngushtë me këtë parking të tyre, si një ndërhyrje shumë specifike, ashtu edhe marrëdhëniet personale të tyre në këtë hapësirë.

Vendqëndrimi i lejuar për makina, park makinash... Siç shprehet artistja e njohur Najada Hamza, aty është bluar ndër vete shumë gjatë fjala “parking”, është analizuar shumëkuptimësia e kësaj fjale: park, parking, stacionim objektesh, lëvizje-përkohshmëri, gardhim i gjelbër ose jo, gardhim objektesh, teknologjish etj. “Classic” quhet makina që do të stacionohej përkohësisht në këtë park, ngathim betoni. Dhe pikërisht kjo është alternativa e prezantuar nga Najada Hamza. ثshtë një makinë e bukur “Volsvagen” i viteve ‘70, së cilës vendos t’i ndërrojë lëkurën. Një situatë e gjelbëruar do të mbivendoset shtresës së sipërme të saj. Makina e veshur me bar kthehet në makinë park. Dhe në stacionin dyditor të ekspozitës do të jetë “Classic pak-in parking”. Jo pa qëllim makina, që paradoksalisht vjen nga koha me gjelbërim, por pa makina, sjell një imazh të së gjelbrës që çdo ditë e më shumë na mungon. Parkingu i lëvizjeve paralele do të gjallojë me dy ditë lëvizje paralele, në këtë stacion dyditor provokimesh, idesh e mesazhesh. Në lidhje me ekspozitën dhe të veçantën e saj, një tjetër artist i njohur pjesëmarrës në të, Vladimir Myrtezai, thotë: “Sapo vendosëm për temën e workshop-it, “Parking - Lëvizje paralele”, menjëherë më filloi të më ngacmojë kjo hapësirë e mbyllur, ku zakonisht vendqëndrojnë mjetet dhe njëherësh objekti i qëllimit që desha të arrij do të ishte një hapësirë mentaliteti të inventuar të mbyllej në këtë hapësirë anonime si një objekt në pamundësi zhvillimi. Veçmas për këtë fillova të ndërtoj një nga shumë shprehitë e ndërvarura nga televizioni, si një instrument që ka pushtuar në mentalitet një pjesë të madhe të larjes së trurit të popullsisë. Në këtë hapësirë të mbyllur unë instaloj përmes videos projektorë e tre monitorë, disa fragmente personazhesh nga një pemë familjare e ndarë në tri pjesë, të cilat janë dhe elementë vizualë në një hark 10 minutash, që animojnë hapësirën në struktura mentalitetesh të ndryshëm, si moshë e parë, moshë e dytë dhe moshë e tretë. Këto struktura vizuale strukturohen përmes sound-it dhe teksteve të montuara në të. Format vizuale e përmbajnë hapësirën e sheshtë dhe në një lexim të pakët aksioni në hapësirë përmes kufjesh në dëgjim, ne do mund plotësojmë hapësirën e plotë të komunikimit të këtij videoinstalimi: njeriu dhe teknologjia si një raport i përkthyer ironikisht në këtë hapësirë në kohë të mediatizuar. Nëse ju vizitoni këtë hapësirë në kohëzgjatje në mënyrë interaktive, ju do komunikoni dhe qëllimin final të ofruar nga autori. Ekspozita “Parking - Lëvizje paralele”, e hapur prej katër ditësh, padyshim është eveniment më tepër sesa kalendarik për artin vizual shqiptar. Ngado që ta shohësh, nga çdo mënyrë leximi e zbërthimi, ajo vjen si një prurje për elitën apo urbano-kulturën kryeqytetase.



Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top