Nënë Tereza dhe Ramiz Alia

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANE-Botohet për herë të parë biseda e zbardhur nga takimi kokë më kokë i Nënë Terezës dhe Ramiz Alisë në 4 dhjetor 1990... Profesor Dr. Musa Ahmeti nëpërmjet dokumentave ekskluzive për Gazeta Shqiptare sjell fakte se cfarë biseduan Presidenti i atëhershëm Ramiz Alia dhe Nënë Tereza kokë me kokë.

Një në dokument që Gazeta Shqiptare boton sot, pa asnjë ndërhyrje në tekstin original, tregohet sesi Nënë Tereza këmbëngul të hapë një shtëpi Motrash në Shqipëri dhe se hezitimi i Alisë vinte nga një arsye që ai e përmend ë bisedë e sipër, islamikët e Arabisë.
“Nënë Tereza: Motrat e mia presin në Romë për të ardhur këtu. Në rast se do të gjendet një vend, mund të vijnë që nesër. Vetëm tri dhoma duam.
Shoku Ramiz Alia: Ne nuk e kemi të keqen tek dhomat.
Nënë Tereza: Në Rusi, në Moskë e filluam me tri dhoma, tani kemi një shtëpi tonën”, thuhet në bisedën mes tyre.

Por, ish-Presidenti Alia ngurron dhe ui premton datën 4 Mars, por Nënë Tereza shprehet se është shumë vonë për atë datë.
“Shoku Ramiz Alia: Ne do të vendosim bashkë. Sot është 4 dhjetor. Ne do ta hapim shtëpinë këtu më 4 mars.
Nënë Tereza: ثshtë shumë kohë, fjala është për një shtëpi të vogël.
Shoku Ramiz Alia: Shtëpia është e vogël, po puna është e madhe”.

Më në fund Alia tregon se me me këtë veprim do binte në kundërshtim me ligjet, por Nënë Tereza mundohet ta bindë se kur bëhet fjalë për bamirësi nuk ka ligje që shkelen.
“Sh. Ramiz Alia: E di, po do të bie në kundërshtim me ligjet.
Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie dashuria nuk ka ligje.
Sh. Ramiz Alia: T'jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh që ka ardhur Nënë Tereza në Shqipëri, islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë?
Nënë Tereza: T'ju them unë, do t'i jap Nënë Terezës një xhami për një kishë”.

Biseda e zgjeruar që botohet sot ekskluzive në Gazeta Shqiptare është pjesë e një dokumenti që do të jetë pjesë integrale e një libri që është në botim e sipër.
Përgatitja po ndihmohet nga shumë bashkëpunëtorë e kolegë shqiptarë dhe të huaj, qoftë prelatë kishtarë, studiues apo persona të zakonshëm, të cilët kanë ofruar dhe mundësuar botimin e dokumenteve të ndryshme siç është edhe dokumenti i mësipërm.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top