Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Një grua lindi gjashtënjakë në qytetin verior të Mazar e Sharif në Afganistan, duke u bërë “heroina” në mediat dhe popullin vendas.

Lindja bëhet më e pazakontë nisur nga fakti, se gruaja 24-vjecare vinte nga zonat rurale të provincës dhe nuk ishte paralajmëruar për shtatzëninë e saj me gjashtë fëmijë.

Autoritetet thanë se ajo lindi gjashtë fëmijët, 3 djem dhe 3 vajza brenda ditës që u shtrua në spital. Fëmijët, sipas doktorëve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndodhen nën peshë, me njërin që peshon vetëm 700 gram.

“Nëna duhej të shtrohej në spital disa ditë më parë, nëse do ta dinte se priste gjashtë fëmijë”, thotë doktori Miruais Rabi, duke deklaruar se shëndeti i saj është i qendrueshëm.

Afganistani është një ndër vendet me lindshmërinë më të lartë në botë, por është gjithashtu ndër të parët me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Studime të tjera pohojnë se ka ulje të vdekshmërisë si foshnjore, ashtu edhe të fëmijëve, por sërish të dhënat tregojnë se 1 në 10 fëmijë ndërron jetë pa mbushur 10 vjec.



TCH
 

Attachments

  • gjashtenjaket-afgane.jpg
    gjashtenjaket-afgane.jpg
    27.4 KB · Shikime: 27
Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Me jete te gjate,. i shalla e ndihmon shteti,,se si do i rrisi,,pernjeheresh,,sidomos deri ne moshen 3 vjecare,.
 
Titulli: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Uroj te rriten te shendetshem e te lumtur. E veshtire do te jete per te, por femijet jane bukuria e kesaj bote, nje buzeqeshje nga to dhe i ben hallall lodhjet e vuajtjet qe ke kaluar.
 
Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

hajde pushk hajde ,, me i te shtime , gjasht zogj . atij robit i thuhet te lumt pushka me plot gojen .
 
Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

ketij rekordi ja kaloi nena indjane , e cila ka lindur 11... ne fb qarkullonte ky lajm...Zot i madh!Zoti i ruajte dhe ja lehtsofte prinderve rritjen e tyre!:)
424037_10150517507131065_698036064_8972113_2147019261_n.jpg
 
Titulli: Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

ketij rekordi ja kaloi nena indjane , e cila ka lindur 11... ne fb qarkullonte ky lajm...Zot i madh!Zoti i ruajte dhe ja lehtsofte prinderve rritjen e tyre!:)
Shiko fotografinë 13759

11 offfffff se kisha ndegju asnjher! me jete te gjat te gjith ishalla...
 
Titulli: Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

ketij rekordi ja kaloi nena indjane , e cila ka lindur 11... ne fb qarkullonte ky lajm...Zot i madh!Zoti i ruajte dhe ja lehtsofte prinderve rritjen e tyre!:)
Shiko fotografinë 13759
Wow 11 per njehere, e merni me mend sa veshtire eshte ti risesh...
Po ashtu do jete bukur ne jete te shikohet si zhvillohet secili me personalitetin e vete, si do ngjajne mes tyre:)

Jete te gjate te gjithe bebushave:)
 
Titulli: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Elhamdulialah kjo eshte nje mrekulli edhe pse pushtuesit Amerikan atje bejne kerdi i vrasin njerzit ssi kafshet nga pameshira me qindra mije po Zoti eshte i Madhe. sjell te tjere ne kete jete edhe me te mire sse ata .
 
Pe: Nëna afgane që lindi gjashtnjakë

Bravo,ju mbush shtepia...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top