Nëna 117 vjecare e tre shekujve...

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Ajo është nënë Dilja,
39104.jpg

39102.jpg

e cila per gjat tre shekujsh jeton në fshatin Balldre të Lezhës. Më shumë se sa mosha e madhe, plot 117 vjeç, nënë Dilja shënon edhe një rekord në shëndet.
Mjekët specialistë ia kanë përcaktuar anën funksionale të zemrës, si të ishte një vajzë 15 vjeçare. Ka një tension normal dhe rrahje të zemrës, gjithashtu, ndjehet fare e palodhur dhe gjithë energji. Me këtë gjendje, ajo mund të shtyjë jo 2 e 3 vite, por shumë më gjatë, duke synuar sipas nipave të saj, pse jo librin Ginnes për jetëgjatësi në botë.
Ajo kryen vetë të gjithë nevojat, deri tek tualeti i kujdesshëm, vishet bukur e pastër me “rrobat mirditore, bilhurë të pastra”, flet bukur e saktë pa asnjë shenjë skleroze. Madje ajo ka një dëgjim perfekt, ndërkohë që pak muaj më parë i është nënshtruar një operacioni për heqjen e perdes së syrit.
Fotot e saj janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga gazetari Gjergj Marku, i cili ka realizuar, sic shpreht ai shumë mirë një intervistë televizive me nënë Dilen.
 
Pe: Nëna 117 vjecare e tre shekujve...

Masha'Allah... Edhe 100 tjera befte:D...
 
Titulli: Nëna 117 vjecare e tre shekujve...

wow e pamundur duket ne fakt edhe nga ana fizike...rrudhat, shikimi, duart, qendrimi.... marshallah, i uroj edhe 100 befte :) ....do plakem kaq mire edhe un valle sikur edhe per 30 vite te tjera :p
 
Titulli: Nëna 117 vjecare e tre shekujve...

Ca ka ngren kjo...te thoj receten :p
 
Pe: Nëna 117 vjecare e tre shekujve...

Hajt edhe 100 te tjera...Nga pamja me duket cik me e re,tja bejne qejfin plakes:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top