Në Tiranë hapet ekspozita e biblotekës së Bushatlinjve

Kresha

A pretty face can never trick me
Rreth 150 njësi bibliotekare të dorëshkruara shumë të vjetra nga Biblioteka e Bushatlinjve të Shkodrës u ekspozuan mbrëmë për herë të parë për publik në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë


"Kjo nismë vjen si realizim i një ambicieje të vjetër dhe është realizuar falë punës së palodhur të dy studjuesve orientalistë, që nuk jetojnë më, Zyber Bakiu dhe Hamdi Bushati, të cilët me studimet e tyre nxorën në dritë këto libra", u shpreh gjatë ceremonisë drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari.

Në këtë ekspozitë gjejnë vend vetëm disa prej njësive bibliotekare të shkruara sipas kulturës orientale. "Pjesa tjetër, ajo e kulturës perëndimore, do të jetë e zhytur në fondin e bibliotekës dhe ende nuk është bërë gati për t'u ekspozuar", tha Plasari.

Në një kënd të veçantë të Bibliotekës Kombëtare janë ekspozuar të renditura sipas viteve libra dhe dorëshkrime të vjetra, të shoqëruara përkrah me diçiturat informuese.


Disa prej librave të rrallë të ekspozuar, janë Historia e Ibni Halëdunit, e përkthyer turqisht, Historia e Xhevdet Pashës 12 volume, Tarihi Vasif, Tarihi Taberi etj. Ndër tekstet e filozofisë bien në sy ato të autorëve: Ibni Sina (Avvicenna), Ibni Rushdi (Averroe), Imam Gazali, Fahruddini Rrazi, Mahjuddini Arabi etj, si dhe vepra origjinale në dorëshkrim. Nga biblioteka e Bushatllinjve ka ardhur në ekspozitë libri i shkruar shqip prej Tahir Ef. Gjakovës me titullin "Vehbije" dhe historia turqisht e Ahmet Pashë Dukagjinit.


Biblioteka e Bushatllinjve është ndër bibliotekat më të vjetrat në qytetin e Shkodrës dhe njihet ndryshe edhe si Biblioteka e Vakëfit, e ngritur në fund të shekullit 18-të nga sundimtari i atëherhëm i pashallëkut të Shkodrës, Mehmet Pashë Plaku Bushatlliu.

Themeluesi i saj, duke qenë i apasionuar pas leximit, krijoi një bibliotekë me rreth 3000 vëllime që përmbanin teologji, jurisprudencë, libra fetarë, tekste fizike, matematike, filozofike, historike, astronomie, etj, kryesisht në gjuhët frënge dhe turke, perse e angleze.


Pasardhësit e tij e pasuruan bibliotekën, e cila më pas, kaloi në pronësi të Vakëfit. Ajo ka libra të rrallë, vepra origjinale në dorëshkrim, si dhe libra shqip, si i Tahit Gjakovës me titullin "Vehbije", etj.


Librat e kësaj biblioteke ishin të vulosur me vulë të veçantë me datën 1834 dhe ruheshin në një vend po aq të veçantë, në Bexhisten, derisa u vendosën në një ndërtesë të posaçme pranë Xhamisë së Madhe, me dhoma të mëdha e rafte për librat dhe salla leximi. Shumë studiues e vizitorë të huaj që vinin në Shkodër, tregonin interes për librat e bibliotekës, një pjesë e të cilëve u zhdukën ndër vite. Pas një jete gati 200-vjeçare, një pjesë e kësaj biblioteke, kryesisht libra, u sollën në Tiranë në Bibliotekën Kombëtare.


Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët vetëm për një javë për vetë kushtet e sigurisë./TRT/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top