Në Përkujtim të Martirëve të Flamurit, 1911

alfonci

Veri investigatio
Në fjalorët enciklopedikë të popujve për stinën e bukur të pranverës, gjenden me shumicë tog-fjalët “magjike”: Pranvera e Lirisë, Pranvera e Ringjalljes, Pranvera e Shpresës, Pranvera e Dashurisë, Pranvera e Luleve dhe Bukurisë etj. Ndërsa në fjalorin tonë kombëtar ekziston prej kohësh i “strukur” tog-fjalëshi domethënës Pranvera e Flamurit. E këtë e kemi të trashëguar nga Pranvera e vitit 1911, kur së bashku me këtë stinë shqiptarët e Veriut “sollën” edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar, që ishte “mbuluar” prej çallmës otomane e lëngonte prej rreth katër shekujsh e gjysëm.

E për të arritur tek kjo Pranverë e Flamurit u deshte të kalonin qindra pranvera, të përballoheshin qindra acare e rrebeshe të dimrave pafund që solli e kultivoi pushtuesi Aziatik. E natyrisht përballimi i këtij pushtuesi kishte një kosto mjaft të lartë, pasi trevat e lashta ilire, e veçanërisht ato të Veriut u tejngopën me lumenj gjaku, por edhe me jetë të njoma si filizat e pranverës që u këputeshin nga acaret e befasishëm, e ku në vend që të mbinte një bimë e re që paralajmëronte ringjalljen e jetës, “mbinte” një “gungë” e re në trupin e brishtë të kësaj toke, e që kishte emrin e “tmerrshëm” varre. Por që gjithsesi edhe këto varre nuk qëndruan të heshtura, por herë pas here oshtinin e jehonin (me sa duket shpirti i tyre që nuk prehej në paqë nën këmbën turke), e kjo jehonë nuk linte kurrë në qetësinë mashtruese as banorët e këtyre trevave, ku si të parët e tyre me pushkë në dorë lindën e po me pushkë në dorë jetuan e vdiqën, duke kërkuar lirinë e pavarësinë e trashëguar me amanet.

E megjithëse në pranverën e vitit 1911 amaneti i shqiptarisë u çua në vend edhe pse përkohësisht, pra në këtë pranverë që njihet (por fshihet) si Pranvera e Flamurit, e si për “ironi të fatit” kjo ditë e bekuar (dita e flamurit) “spostohet” nga stina e Pranverës 1911, që në fakt simbolizon siç thamë më sipër stinën e shpresës e jetës po ringjallet pas një stine të tmerrshme me acare e rrebeshe, në stinën e Vjeshtës 1912 që kishte sjellë pranvera, por edhe fundin e luleve e gjetheve që zbukuronin natyrën dhe paralajmëronin ardhjen e stinës (dimrit) plot acare e rrebeshe...


Gjithsesi duke mos dashur të përsëris të paktën vetveten, pasi kam shkruar disa artikuj në organe të ndryshme (duke përfshirë edhe “Shqipërinë Etnike”), për kryengritjen e vitit 1911, e cila solli edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq) të Malësisë së Madhe (momentalisht jashtë kufinjve të Shqipërisë “Londineze”), ku jam munduar të përshkruaj ato ditë të stuhishme, por edhe protagonistët e tyre të Trevave të Veriut të Shqipërisë e më gjerë, si dhe vullnetarë të botës perëndimore (që morën pjesë simbolikisht), madje edhe jehonën e shtypit ndërkombëtar të kohës (ku kampion mbetet “The Times”), si dhe disa episode luftarake ku shqiptarët e Veriut (Malësorët, Shkodranët etj.) shkruan faqe të reja lavdie e heroizminë kërkim të lirisë, mvetësisë e flamurit, e ku kjo kryengritje ka një hark kohor nga 24 marsi deri më 4 gusht. Por përveç luftës në këtë kryengritje kishte edhe penën, anën diplomatike e cila kurorëzohet me Memorandumin e Greçes të 24 Qershorit 1911...


Por për të kujtuar sadopak këtë pranverë, që është një përvjetor i Pranverës së Flamurit, të flamurit që u fitua me gjak e sakrifica, ngjyra e të cilit nuk u zbeh kurrë, pasi nuk është me ngjyra tregtarësh e matrapazësh (qofshin edhe politikë), por me ngjyrën e gjakut të një populli, madje të atij populli autokton që është themeli i vetë Europës... Ashtu siç edhe kam pralajmëruar në një shkrim të fundvitit të kaluar (2002), unë pasi kam siguruar një pjesë të madhe të atyre burrave të Malësisë së Madhe që kanë derdhur gjakun e tyre në Pranverën e Flamurit (rënë herojapo plagosur), si para ngritjes së flamurit dhe në ditët e pasme për mbrojtjen e tij, po i botoj emrat e tyre. Ku duke botuar këta emra mendoj sadopak të nderoj këta “Luanë” lirie e flamuri që prehen në zemrën e kësaj toke, padyshim në parajsën që e merituan plotësisht, por edhe familjet Malësore e më gjerë që do të gjejnë emrat e të parëve të tyre t’i respektojnë në këto kohë që mjerisht respekti është gjëja më e “lirë”... Listën e atyre që derdhën gjakun për të sjellë Pranverën e Flamurit, po e filloj me trimat e Grudës, kësaj treve që mjerisht ndodhet jashtë kufinjve politik të Shqipërisë... Së pari dëshmorët e rënë në fushat e betejës gjatë vitit 1911.
 
Vrithjan, nga Fshati Vrith Malesi e Madhe

Gruda krenohet e do të krenohet për jetë të jetëve:
1. Mirash Luli
2. Tom Hasi
3. Hase Mirashi
4. Sokol Dashi
5. Zef Kurti
6. Martin Ujka
7. Sok Preka
8. Mirash Hasi
9. Lekë Pjetri
10. Luc Prela
11. Tom Leka
12. Zef Leka
13. Zef Pjetri
14. Tom Preka
15. Luc Kaçeli
16. Zef اuni
17. Nikë Bardhi
18. Kol Prela
19. Preloc Preka
20. Maça Keqi
21. Ujk Smaku
22. Uc Pretashi
23. Tom Luli
24. Prek Gjon Martini
25. Luc Gjoni
26. Luc Marku
27. Zef Preka
28. Tom Preka
29. Keqa Marku
30. Prel Smajli
31. Prek Ujk Luli
32. Prel Ujka
33. Mirash Marku
34. Zekë Luli
35. Gjelosh Leka
36. Prekë Luca
37. Prel Ujk Luca
38. Preç Zefi
39. Ujk Prela
40. Gjelosh Gjoka
41. Ujk Zefi
42. Preç Miculi
 
Të plagosun nga mali i Grudës
1. Mark Nika
2. Tosh Luli
3. Gjek Baca
4. Lule Dedi
5. Lulash Smajli
6. Nikë Gjergji
7. Nikë Zefi
8. Gjon Luku
9. Luc Hasi
10. Mirash Pëllumbi
11. Gjekë Prela
12. Gjekë Preloci
13. Tom Prela
14. Muç Smajli
15. Mirash Tuku
16. Lukë Smajli
17. Nikoll Miri
18. Ujk Gjeloshi
19. Zef Preka
20. Pjetër Nika
21. Fran Hasi
22. Kol Smaku
23. Nik Prela
24. Tom Preli
25. Pretash Leka
26. Mark اuni
27. Prel Daka
28. Prek Smajli
29. Nik Luli
30. Pjetër Pretashi
31. Nishke Gjeku
32. Lulash Gjeku
33. Gjek Gjoni
34. Ujk Gjeku
35. Dodë Preka
36. Zef Ujka
37. Zef Marku
38. Prek Ujk Luli
39. Prel Ujka
40. Kol Leka
41. Pjetër Zefi
42. Marash Zeku
43. Gjon Nika
44. Zef Lulashi
45. Nik Pretashi
46. Lekë Zefi
47. Prek Nika
48. Palok Marku
49. Marash Preka
50. Gjon Leka
51. Prek Vata
52. Prel Kola
53. Tom Zoli
54. Gjek Baca Pepa
55. Nikoll Zef Pllumbi
56. Tom Gjeku
57. Lek Beli
58. Prel Toma
59. Nik Smaka
60. Kolë Nikolla
61. Pjetër Gjoni
62. Ded Nika
63. Martin Hasi
64. Gjon Preçi
65. Marash Deku
 
Të rënë në fushën e betejës gjatë vitit 1911 nga Traboini
(që sot ndodhet në kufinjtë politik të Malit të Zi)
1. Gjergj Dedë Gjoluli
2. Nik Gjelosh Luli
3. Zef Lan Ula
4. Gjon Tom Hasi
5. Dedë Gjoni
6. Dodë Mirash Gjeli
7. Gjeto Gjon Ujka
8. Preloc Marka Gjeka
9. Prek Gjekë Breli
10. Prelot Gjelosh Preli
11. Nikë Pllumb Miri
12. Ujk Gjelosh Leka
13. Zef Vuksan Leka
14. Tom Lekë Ula
15. Prel Prek Leka
16. Fran Zef Pllumbi
17. Gjon Lulash Zeka
18. Zef Lulash Zeka
19. Pjetër Zef Preli
20. Tom Hasan Marashi
21. Gjon Marash Loshi
22. Luc Gjergji
23. Kol Marash Vata
24. Nikë Hakë Shabi
25. Gjon Ujk Coku
26. Lekë Marash Peci
27. Gjok Kol Preli
28. Kol Prel Ucaj
29. Gjek Prel Coku
30. Zef Marka Gjeka
31. Zef Prei
32. Nikash Zefi
33. Gjeto Vuja
34. Mark Ujk Gjeka
35. Lekë Dedë Vuja
36. Gjeto Mark Ujka
37. Fran Gjeto Marujka
38. Gjokë Deda
39. Keqa Prela
40. Gjon Deku
41. Lekë Ula
42. Mila Preka
43. Zekë Pllumbi
44. Has Ujka
45. Nikë Pllumbi
46. Ujk Gjekë Daci
47. Kere Ujka
48. Uc Smajli
49. Mirash Martini
50. Lulash Smajli
51. Prel Elezi
52. Pjetër Leka
53. Kol Nika
54. Zef Peri
55. Nikë Pllumbi
56. Pjetër Nika
57. Keqa Prel Dushi
58. Dokë Gjoni
59. Prel Marashi
60. Gjon Ujka
61. Pjetër Gjoka
62. Kol Preli
63. Zef Toma
64. اun اeti
65. Zef Vuksani
66. Gjeto Martin Ula
67. Marash Marku
68. Keqa Prel Nika
69. Ujk Gjeloshi
70. Frano Zeka
71. Zef Luli
72. Pjetër Uci
73. Nikoll Mirashi
74. Lekë Mirashi
75. Dedë Marashi
76. Mark Ujka
77. Prel Preka
78. Preloc Marku
79. Tom Hasani
80. Prek Gjeka
81. Gjok Kol Preli
82. Gjon Gjekë Daka
83. Nik Haka
84. Zef Gjoka
85. Fran Gjetja
86. Gjon Pllumbi
87. Gjeto Gjoni
88. Dedë Gjon Ujka
89. Gjergj Keri
90. Pjetër Vogli
91. Kolë Toma
92. Nikë Zek Doku
93. Gjon Tom Keri
94. Gjeto Marku
95. Lekë Dedi
 
Herojtë rënë prej Rapshet e Starjet
1. Pjetër Nikë Daku
2. Gjon Pllumb Naçi
3. Gjek Kol Marashi
4. Zef Marash Dashi
5. Pjetër Vogli
6. Luc Marash Shabi
7. Tom Gjelosh Mikaj
8. Marash Gjelosh Mikaj
9. Kol Tom Kalaj
(Fatkeqësisht ende nuk kemi mundur të sigurojmë listat e të plagosurve të këtyre trevave malësore)
Heroj nga katundi i Kastratit
1. Prel Gjelosh Jugomiri
2. Voc Keq Qarraj
3. Nikoll Voc Keqi
4. Gjon Mirash Pretashi
5. Marash Ujk Bratoshi
6. Myrto Selim Curraj
7. Buç Hajdar Curraj
8. Selim Hajdar Curraj
9. Shpend Hajdar Curraj
10. Sadri Buç Curraj
11. Hane Myrto Curraj
12. Tahir Zekë Curraj
13. Marash Vatë Lumaj
14. Nishë Ulë Lumaj
15. Luc Gjelosh Marinaj
16. Mark Gjelosh Marinaj

Të plagosur nga Kastrati i Moçëm (Goraj-Jugomirë)
1. Gjeto Dedë Pjetroviqi
2. Mark Dedë Narkaj
3. Dedë Gjelosh Narkaj
4. Dedë Gjon Ujka
5. Zef Gjon Marashi
6. Mark Gjoni
7. Vasel Prek Lumaj
8. Lekë Vat Lumaj
9. Kolec Nika
10. Kol Zef Lekaj
 
Herojtë flamurit nga Dedajt, اekdedajt, Bzhetë
1. Lac Mirash Ivanaj
2. Martin Gjekë Pllumbi
3. Dodëo Lar Vukaj
4. Gjergj Kol Gjoni
5. Katrina Gjon Vukaj
6. Pjetër Ndok Dushaj
7. Gjon Stak Deda
8. Luc Nik Martinaj
9. Gjon Ujk Shkreli
10. Gjekë Marash Gjeka
11. Tom Nik Prela
12. Zef Tom Nika
13. Tom Celi
14. Ndrek اun Marku
15. Lekë Stak Preknicaj
16. Lulec Ujk Vukeli
17. Gjokë Marku
18. Martin Marku
19. Marash Mirashi
20. Kol Toma
21. Tom Gjeloshi
22. Zef Marku
23. Maç Keqi
24. Rrustem Hasani
25. Gjekë Deda
26. Gjon Nika

Herojnga Zagora
1. Pjetër Kolë Rushaj

Të plagosur (nga Zagora)
1. Lekë Gjon Marku
2. Sadik Alija
3. Lan Halili
4. Zef Hus Gjolaj
5. Marash Vata
6. Shaban Ceka
7. Nol Lekë Colaj
8. Istref Haku
9. Lac Kol Leknikaj
10. Brahim Tarja
11. Zef Kol Gjoni
12. Brahim Haxhija
 
Heroj nga Boga
1. Daca Nik Bog'jani
2. Kol Lek Bori
Të plagosun nga Boga
1. Gjier Pllumb Olaj
2. Nikë Lek Rakaj
3. Gjergj Vuksan Toma
4. Pjetër Mark Tari
5. Gjok Ded Mikaj
6. Dedë Elez Ndreaj
7. Martin Gjek Mikaj
8. Pjetër Nik Shyti
9. Martin Prek Ulaj
10. Lekë Daca Nika
11. Tom Gjier Olaj
12. Pjetër Lekë Curi
13. Gjon Martin Kelmeni
14. Nikoll Vuksan Mihaj
15. Ndue Gjon Rakaj
16. Vatë Gjon Ulaj
17. Fran Llesh Ulaj
18. Ndue Gjek Rakaj
19. Gjek Gjon Mihaj
20. Tom Gjon Malaj

Të plagosur nga Reçi
1. Dyl Sokol Bajraktari
2. Tom Lekë Kolnikaj
3. Gjon Ndoka
4. Bisho Ahmet Gjonaj
5. Dyl Nuzi
6. Zog Muslia

Të plagosur nga Vajushi
1. Sadik Bajrami
2. Haxhi Ahmeti
3. Arif Ahmeti

Të plagosur nga Lohja (e sipërme)
1. Nik Gjeto Brulaj
2. Zef Pjetër Brahimaj
3. Dedë Mark Kelaj
4. Lulash Sina
5. Gjon Mark Sina

Herojnga Vrithi
1. Prel Prek Pacaj

Të plagosur nga Vrithi
1. Prekush Ndoc Kocaj
2. Preloc Keq Purashi
3. Prelot Zef Ujka
4. Mark Preç Pepaj
5. Gjok Ded Milaj
6. Gjergj Loc Kronaj
7. Ndok Marash Dashi
8. Kol Luc Purashi
9. Prendash Mark Vecaj
10. Lek Mirash Kocaj
11. Luk Maç Tuçaj
12. Dedë Mark Pacaj

Të plagosur nga Kastrati i Moçëm (Goraj-Jugomirë)
1. Gjeto Dedë Pjetroviqi
2. Mark Dedë Narkaj
3. Dedë Gjelosh Narkaj
4. Dedë Gjon Ujka
5. Zef Gjon Marashi
6. Mark Gjoni
7. Vasel Prek Lumaj
8. Lekë Vat Lumaj
9. Kolec Nika
10. Kol Zef Lekaj
 
Duke përfunduar këtë shkrim përkujtimor nuk mund të lë pa shënuar edhe një arritje tjetër të madhe (diplomatike), pas ngritjes së flamurit, ku Perandoria Otomane që po i dridhej toka nën këmbë u detyrua të lëshojë pa masë në kërkesat e shqiptarëve të Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime që bënin bujë për kohën, por që edhe sot një pjesë e tyre premtohen nga qeveritë post-komuniste. E këto premtime (për investime) janë: ndërtimi i hekurudhës Shkodër-Tivar, drenazhimi e sistemimi i moçalishteve rreth Liqenit të Shkodrës, sistemimi i vetë Liqenit të Shkodrës, rregullimi i kufinjve etnikë me Malin e Zi, etj...
Gjithsesi këto premtime ishin në “këmbim” të pushimit të kryengritjes të vitit 1911, që në fakt “pushoi” përkohësisht, për të marrë përmasa mbarëkombëtare edhe në ato treva që deri atëherë ishin disi të përgjumura. Ku si rrjedhojë e ngjarjeve të vitit pasardhës u arrit të ngrihen flamuj në shumë krahina e qytete të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, derisa më 28 Nëntor 1912 u shpall Mvetësia në Vlorë, por që gjithsesi “faturën” më të rëndë e kish paguar Shqipëria e Veriut me në krye Malësinë e Madhe, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë vinin shumë më pas duke përsëritur të papërsëritshmen, ngritjen e Flamurit Kombëtar, që për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm robëri Otomane u ngrit më 6 Prill 1911, ku në fakt kjo është data e vërtetë e ngritjes së Flamurit, e si rrjedhojë Festa e Flamurit Kombëtar...
Tashmë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpreim keqardhjen tonë që nuk kemi mundur të sigurojmë listën e plotë të atyre që derdhën gjakun për Liri e Flamur, por që mbetemi të hapur për të gjithë ata që mund të na ndihmojnë me emra dëshmorësh e të plagosurish... Gjithsesi këtyre martirëve që na sollën Pranverën e Flamurit u pushoftë shpirti në paqe në parajsën qiellore, ndërsa shqiptarëve kudo që ndodhen u urojmë gëzuar Festën e Flamurit, 6 Prillin (1911)...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top