Në kërkim të kohës së humbur

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ndjesia e parë që të krijohet teksa i sheh është ajo e braktisjes. Të duket se ndien një erë të thatë që përshkon hapësirat mes hekurishteve të ndryshkura dhe kërcitjen e trupave të amortizuar. Pastaj, se ç’të vjen një dëshirë për të prekur telajon.. Ata vagonë të vjetër treni duken kaq të gjallë, saqë në mënyrë instiktive ia ndien athëtimën e erës së ndryshkut. Dhe është absurde, sepse treni ka simbolizuar gjithnjë lëvizjen, ndërsa kësaj here është një ngecje në vend që të ngjall trishtim. “Fugit irreparabile tempus…”. Kështu e ka titulluar ekspozitën e tij piktori fierak Mikail Papuçiu, hapur në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. Janë rreth 40 punë, vaj në kanavacë, të punuara gjatë 7 viteve, që e sjellin Papuçiun para publikut shqiptar pas një periudhe të gjatë largimi nga Shqipëria, fillimisht drejt Greqisë e më tej në Milano, ku kontakti i tij me artin bashkëkohor ka qenë i drejtpërdrejtë. “Fugit…” në një farë mënyre është opinioni i tij për vendin që ka lënë vite më parë. Ata vagonë të ndryshkur simbolizojnë kohën e mbetur në vend, të pariparueshmen dhe thirrjen për të vënë në lëvizje trenin e ri të kohës.

mikail1.jpg
Jeni larguar prej vitesh nga Shqipëria, përse kaq vonë me një ekspozitë?
Më janë dashur 6 apo 7 vjet ta realizoj këtë cikël pikturash. Ishte një cikël që kërkonte kohë, nuk ishte një emocion i momentit dhe donte kohë të piqej, jo thjesht nga ana kompozicionale, por edhe teknika në të cilën ato janë punuar për të ardhur me një formë të plotë. Kisha kënaqësinë të prezantohesha para publikut dhe kolegëve të mi me më të mirën…
Zakonisht treni është simbol i lëvizjes, megjithatë në tablotë tuaja ata kanë ngecur në vend. ا’kërkoni të thoni përmes tyre?
Kur u ktheva pas një kohe të gjatë në Shqipëri, më goditi pamja e këtyre trenave të ndryshkur dhe ata më dhanë ndjesinë sikur koha kishte ngelur në vend. Nuk shikoja zhvillim, ecje përpara. Dhe këtë nuk mund ta jepte asgjë më mirë se këta trena. E kam titulluar “Koha që ikën në mënyrë të pariparueshme” sepse dëmi i shkaktuar në të shkuarën e që ka lënë gjurmë në të sotshmen, është vështirë të riparohet. Koha nuk kthehet më pas.
Megjithatë, duket se e ka edhe një aspekt shpirtëror, që lidhet me ato gjëra që do të donim t’i kishim bërë ndryshe në jetët tona, por nuk mundemi ta kthejmë më kohën pas…
Sigurisht. Qysh në momentin që ne lindim, koha nuk kthehet më, por ecën. Ndodh që në një moment të caktuar të jetës sonë koha të ngecë, dhe kjo është pariparueshme.
Sigurisht që ia vlen. ثshtë kënaqësia e punës së përfunduar. Në fillim unë e shoh punën në mendjen time e pastaj, për ta realizuar atë, kërkohet shumë punë. ثshtë rezultati i një pune 30-vjeçare që më ka dhënë këtë qartësi që unë kam për pikturën time.
E, në të vërtetë, nuk i reziston dot tundimit të prekësh telajon…
Në fakt, qartësia e imazheve është aq e madhe, saqë shumë çuditen se gjithçka është realizuar me dorë…
Nga Shqipëria në Greqi, pastaj në Itali. Ky miksim kulturash ju ka ndihmuar në rrugën tuaj?
Eksperienca jashtë shtetit, më pak në Greqi e më shumë në Milano, ku kisha një kontakt të drejtpërdrejtë me artin kontemporan, me galeristë dhe artistë nga gjithë bota, më ka dhënë mundësi të ballafaqoj punën time me atë që zhvillohej në fushën e artit bashkëkohor.
E vështirë të “dalësh mbi ujë”?
Bota është e përbërë nga individë. Ka individë që kanë talent dhe nga ata pa talent, nga individë kërkues e që nuk janë të tillë. Ai që shfaqet do të thotë se ka brumin që nevojitet dhe janë të tjerët që e evidentojnë, por e rëndësishme është të mbetesh vetvetja. Vetëm kështu mund të gjesh vendin tënd, kush më shumë e kush më pak.
Ka të bëjë identiteti?
Patjetër. Tematika është shqiptare, por koncepti bashkëkohor.
Do të riktheheni?
Shpresoj që treni herës tjetër të ketë ecur përpara.
mikaili-300x243.jpg


Piktori me emrin e veçantë Mikail Papuçiu e la Shqipërinë në vitin 1993, por kur u kthye këto ditë për të hapur ekspozitën personale “Fugit Irreparabile Tempus” (Koha ikën në mënyrë të pariparueshme) u çudit kur vuri re se “koha paska mbetur në vend, këtu”…

“Rrëmuja, mungesa e arkitekturës në ndërtime, rrugët e dëmtuara, mbeturinat nga të katërta anët, vendet e braktisura”! Të gjitha këto e bënë ta shohë me pesimizëm realitetin. Një hapësirë që ka mbetur në vend që nga koha e fëmijërisë së tij ishte edhe stacioni hekurudhor i Fierit. Pa aty trena jashtë funksionimit, xhama të thyer, ofiçina dhe vagona që rrinë në vend qysh nga vitet ‘90, të mbuluara nga ndryshku. Imazhin e hekurudhës së braktisur ai e sjell në ekspozitën e parë vetjake, me 37 punë, vaj në kanavacë, të hapur deri në fund të qershorit në Muzeun Historik Kombëtar.

Bashkë me trenat, janë në ekspozitë edhe dy piktura të kamionëve rusë të tipit Zis, që i sjellin më të freskëta kujtimet për kohën. Ndërsa punët që tregojnë çaste intime nga jeta në familje, që zënë vend në një kënd tjetër të ekspozitës, bëjnë kontrast me gjithçka materiale të cilën koha e zbeh, e venit, e ndryshk. Aty, edhe gjembaçët janë tharë, në lëndina nuk mbin bari dhe pemëve u ka mbetur vetëm zgavra.

Pikturat ngacmojnë syrin me ngjyrat natyrale, ku spikat grija e përhirtë dhe ndryshku. Mikaili punon me bojëra të cilësisë së parë, “pigmente puro”, me produkte natyrale që i afrohen ngjyrës perfekte që dëshiron të realizojë në pikturat e stilit “hiperealist”, që për nga përmasat, mund të ngatërrohen me imazhe fotografike të realizuara në 3D. Piktori nuk i vë edhe aq rëndësi anës teknike në këtë stad të krijimeve të tij. Teknika është thjesht mjeti, që me kalimin e viteve, i jep liri në të shprehur. Në plan të parë është ana kompozicionale dhe mesazhi që kërkon të japë nëpërmjet veprave.

Papuçiu nuk ka nostalgji për kohën para viteve ‘90, por ndjen keqardhje për gabimet që koha nuk i merr me vete, por i lë dëshmi. Kur jetoi dhe punoi si emigrant, fillimisht në Greqi e më tej në Itali, Papuçiu u thellua në studimet për punët e artistëve të Rilindjes italiane, duke u ndalur më gjatë te Leonardo dhe Rafaelo. Studimet dhe përvoja si restaurues i veprave të artit në Milano, e ndihmoi të kuptonte kiminë e pikturës, përbërjen e ngjyrave, bashkimin dhe dekompozimin e tyre. Tani ndjen siguri qysh në fillimin e një vepre. E ka në mendje imazhin që do ngelet në fund mbi kanavacë. Interesi fokusohet vetëm te arritja e “krijimi sa më i gjallë dhe i freskët i realitetit”.

Piktori 41-vjeçar, ka bërë një jetë gjithmonë në lëvizje. Pas largimit nga Shqipëria u vendos në Greqi dhe më tej në Itali, ku jeton prej 11 vitesh. Bën punën e restautuesit atje, por ambicia është realizimi i një ekspozite personale. Sa është e mundur? “Mundësitë nuk janë të shumta. Në kohën kur kam shkuar në shtetet e huaja, ka qenë një periudhë më produktive. Një piktor, sot nuk mund të gjejë atë realitet që kam njohur unë para 10 vitesh. Megjithatë, për të aftët gjithmonë gjenden mundësitë”, thotë me bindje Mikaili, që i gjykon mundësitë sipas veprave që artisti nxjerr nga duart, duke qenë syhapët për të ditur ç’ndodh nëpër galeri, në ekpozitat e reja që hapen, nëpër bienale. Shkurt, artisti të mos mbyllet në studio.





Për Akademinë

Mikail Papuçiu ka mbaruar studimet për pikturë në Akademinë e Arteve në vitin 1993.

I filloi në kohën e regjimit komunist dhe po i përfundonte në një kohë kur po ndihej një erë ndryshimesh në Akademi. “Në Akademi mora bazat, por në formimin tim kanë ndikuar më tepër përvoja e viteve të punës jashtë vendit”.



Jeta ime:

Mosha: 41 vjeç.

Vendlindja: Fier.

Profesioni: Piktor

“Në vitet ‘90, Akademia ka pasur profesorë piktorët më të mirë shqiptarë. Isha pjesë e atij brezi ku studiohej dhe punohej. Nuk mësohej historia e artit kontemporan, por ama merrnim lëndët bazë që çdo piktor duhet t’i marrë. Më vonë u ndje një frymë liberalizmi, ndryshuan konceptet e të bërit art. Kishte më tolerancë në mendime, në shprehje, studenti mund të shprehte atë që ndiente edhe nëse i “kundërvihej” mënyrës klasike”, flet për kohën e formimit në Shqipëri Mikail Papuçiu. Më vonë emigroi në Greqi, vente e vinte për të përfunduar shkollën. I vuri synim vetes që nuk do merrej me asgjë tjetër veç pikturës dhe ashtu bëri. Punoi për disa vjet në Greqi dhe në vitin 2002 shkoi në Itali. Jeton prej 11 vitesh në Milano dhe punon te “Studio Restauri Formica”, ku merret me restaurime pikturash murale, afreskesh, mozaikësh, pastrime skulpturash.



“Ndjej keqardhje për rrëmujën dhe kaosin që më sheh syri. Arkitektura e çrregullt, rrugët e pandërtuara, objektet e pambaruara, mbeturina nga të katërta anët, vendet e braktisura. Nuk ndiej nostalgji për atë kohë. Thjesht më vjen keq për gjërat e lëna pas dore, për gabimet që nuk ndreqen më”.

panorama & shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top