Ne jemi ketu ne Toke per te ....

ida angel

:)
V.I.P
Eshte mengjes heret. Teksa nxiton per te shkuar ne shkolle/pune, te bene pershtypje zhurma e perditshme tipike e mengjesit.
Njerez qe nxitojne per te shkuar ne pune. Te rinj dhe te reja, qe disi te pergjumur, nxitojne per ne shkolle.
Dikush eshte zgjuar heret, ndoshta per te pire kafene ne barin e tij te preferuar. Nena te reja qe nxitojne per te shoqeruar femijet ne kopesht. Ne freskine e mengjesit te duken te gjithe te veshur, te krehur dhe te mbajtur, te gjithe te japin pershtypjen se per ta koha eshte flori.
Shpesh me ndodh te pyes veten, kush jam une, dhe perse jam une pikerisht ajo qe ka pasur fatin te jete ne kete jete?. Pyetja shtrohet e njejte edhe per te tjeret.Te gjithe ne qeniet njerezore, perse jetojme, cila eshte gjeja me e bukur qe presim te ndodh, kush jane endrrat tona ne sirtar?

A mendojme te gjithe ne te njejten menyre.
A e jetojme te gjithe jeten me te njejten ndjenje. Besoj se te gjithe kane objektiva ne jete, kush me shume e kush me pak dhe presin qe koha ti shoqeroje deri ne momentin e realizimit te tyre. .
Ditet ikin shpejt dhe deshirat tona shtohen. Bashke me deshirat edhe ne rritemi.

Free_Climb%20(Small).preview.jpg


Mengjeset, pasditet dhe mbremjet per kedo jane te mbushura plot. Tashme e kuptoj se te jetosh eshte privilegj, por e di se te jetosh mire duhet shume pune, vullnet dhe kurajo. Ne ditet tona, jeta eshte bere pak e veshtire. Mundesite per te jetuar, punuar, studjuar jane te shumta por edhe veshtiresite jane po aq.
Por kjo nuk do te thote se jeta nuk eshte e bukur. Do te mjaftonte pak dashuri per gjerat me te thjeshta te natyres dhe cdo gje do te duket me e thjeshte.

Une ndihem me fat qe jam ne kete jete dhe mendoj se motivi i te ekzistences time, jane deshirat e mia te aferta dhe te largeta, eshte familja ime, jane gjerat me te thjeshta dhe me te bukura te jetes time, ato qe me bejne ta perjetoj me mire dhe me qete, privilegjin e te qenurit ne jete.
 
Titulli: Ne jemi ketu ne Toke per te ....

Shume e bukur tema Ida!
me plq se si e ke nisur idene...
mesi nuk me plq shume , i ke rene shume ne pergjithesi...
fundi...?YLL
 
Titulli: Ne jemi ketu ne Toke per te ....

Ditet ikin shpejt dhe deshirat tona shtohen. Bashke me deshirat edhe ne rritemi.

Pikerisht ajo qe me bren nga brenda perdite..a do kem mjaftueshem kohe te realizoj ndoshta gjysmen e deshirave te mia??? Jetes kurre si dihet se si te vjen..:(
 
Titulli: Ne jemi ketu ne Toke per te ....

shume e bukur permbledhja te hyjne shume mendime dhe pse jo fillon dhe nostalgjia,cdo gje ka kuptim ne kete jet,cdo gje eshte ralitet
 
Titulli: Ne jemi ketu ne Toke per te ....

Shum e bukur permbledhja :D

Pasi cdo dit e me shum jetojm me shpresen se a do te na mjaftoj koha per te realizuar ato deshira qe ne kemi ...:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top