Në France nis “gjyqi” Sarkozi thërret Henri

redi-

Anëtar i Respektuar
PARIS-Në Francë është koha e gjyqit. Mediat nuk kanë kursyer askënd pas humbjes 2-1 me Afrikën e Jugut, ndërsa të gjithë janë të vetëdijshëm se kombëtarja e Domenek mori atë që meritoi nga ky Botëror. “Fundi i botës”, titullon L’Euipe, “Bravo, punë e paqme”, është titulli i Liberasion.

Thuajse të gjitha të përditshmet në Francë kanë zgjedhur ironinë për të përshkruar këtë Kupë Bote, ndërsa tani të gjithë kërkojnë të dinë se çfarë ndodhi realisht që një prej kombëtareve më të mëdha të botës u shndërrua me një fole bletësh, ku të gjithë ziheshin me njëri-tjetrin. Zhan-Luis Valentin, menaxheri i skuadrës që dha menjëherë dorëheqjen pas bojkotit të stërvitjes, thotë se shkak për këtë ishte përçarja mes stafit drejtues dhe futbollistëve. “Ata nuk komunikonin fare, ose komunikonin shumë pak. Lojtarët nuk flisnin thuajse fare me trajnerin, me anëtarët e tjerë të stafit dhe me drejtuesit e Federatës. Nëse në një klub komunikimi është i përditshëm, kjo nuk ndodhte te Franca”, rrëfeu Valentin. Humbja 2-1 ndaj Afrikës së Jugut u mirëprit nga tifozët francezë. “Me imazhin që na dhanë, u kënaqa që humbën”, thotë banor në Paris. Për shumë njerëz, faji është i pagesave të majme që marrim lojtarët në klubet e tyre dhe më pas harrojnë fanelën e ekipit kombëtar. Editori i sportit në gazetën Liberasion, Zhil Ders, thotë se Loran Blank ka shumë për të bërë kur të vijë në krye të skuadrës. “Do t’i duhet të ndërtojë gjithçka nga e para, puna e tij duhet të nisë me një marrëveshje me lojtarët, ndërsa emra ai Anelka, Henri apo Gallas, nuk duhet të jenë më në ekipin kombëtar. Më pas, duhet të arrijë një akord me Riberi, sepse ne e dimë se ai është lojtari më i mirë francez. Por, në këtë Kupë Bote Frenk nuk ka treguar një sjellje brilante. Mendoj se Blank do ta bëjë Gurkuf yllin e ri të kombëtares, ndërsa një tjetër problem për t’u zgjidhur mbetet egoja e lojtarëve si edhe drejtimi i Federatës Franceze”, thotë Zhil Ders. Franca ishte skuadra më qesharake në këtë Kupë Bote. Futbollistët nuk flisnin me njëri-tjetrin, urrenin trajnerin e tyre dhe madje e shanin, ndërkohë që mbetet ende një dilemë se cili e bënte formacionin. Një tjetër problem lidhet pikërisht me sponsorat e këtij ekipi, që janë ankuar se kanë paguar miliona euro për të parë shkatërrimin e imazhit të Francës dhe të kompanive të tyre.

Ndërkohë, tashmë i gjithë ky skandal është kthyer në një çështje shtetërore. Presidenti Nikolas Sarkozi ka menduar ta marrë vetë në dorë situatën, duke thirrur Tieri Henri në Paris me një avion privat, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të më vijë më vonë. Henri do të takohet të enjten në mëngjes me Sarkozi dhe mes tyre do të diskutohet se çfarë ndodhi në ditët e grumbullimit në Afrikën e Jugut. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, presidenti Sarkozi, bashkë me kryeministrin Fransua Filon, ministren e sporteve Roselin Bashlot dhe sekretarin e Shtetit për Sportet Rama Yade do të mbajnë një mbledhje pune për të diskutuar mbi dështimin e Francës. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë Luk Shatel, në përfundim të një mbledhje të Këshillit të Ministrave.

(d.b/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Në Franca nis “gjyqi” Sarkozi thërret Henri

Cfare ndodhi ? Asgje kane nje vit qe vetem zihen me nj-tj dhe ferkohen plus qe skandali qe gjithe ekipi i Bluve kishin nje te dashur te perbashket minorene (te cilen e perdornin me radhe duke filluar nga Riberi) beri qe morali dhe psikologjia e ekipit te bjeri shume dhe ferkimet me mediat franceze ishin shume te forta .... tjeter gje ishte dhe vete francezet qe nuk i perkrahen me sepse jane zhgenjyer nga skandali i madh qe ndodhi ne kete ekip kombetar .... dhe arsye tjeter ishte trajneri Domeneku i cili nuk vlen si trajner dhe te cilit ia lane kot drejtimin e ekipit per kete kampionat ... Ehhh kete vit ekipi francez nuk ka qene nje ekip por "qesharak" gjate gjithe vitit .... Te gjithe francezet jane shume te zhgenjyer per lojen e tyre "qesharake"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top