alfonci
Veri investigatio
"Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet" është tematika e Kolokiumit të Pestë Ndërkombëtar, që do të nisë të mërkurën. Ky aktivitet me karakter studiues do të zgjasë deri në fundjavë. Mësohet se ai do të zhvillohet në zonën e Grenobles të Francës. Gjashtëdhjetetre studiues nga vende të botës do të referojnë rreth dyzetetetë kumtesa. Bashkim Vreka, njëri prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet arkeologjiko-historik, u shpreh se kjo është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare shkencore kushtuar Ilirisë së Jugut dhe Epirit në antikitet. "Kolokiumi i parë me këtë tematikë daton në vitin 1986, në qytetin Clermont Ferrand të Francës, nën organizimin prestigjioz të prof.Pierre Cabanes", ka thënë ai. Kumtesat do të botohen në një vëllim të titulluar "L‘Illyrie Meridonale et l‘Epire dans l‘antikuite". Në aktivitet do të marrin pjesë gjashtëdhjetëetetë studiues nga Shqipëria, Greqia, Italia, Gjermania, Franca, Anglia, Kroacia, Rumania etj. Këtë vit do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm studiuesish nga Shqipëria e Kosova. "Ky është një shans i mirë, jo vetëm për prezantimin e kërkimeve dhe studimeve të kryera gjatë periudhës nga njëri kolokium te tjetri, por edhe për shkëmbimin e përvojave e metodave të studimit dhe kërkimit shkencor, në fushat që studiojnë antikitetin", shprehet prof. Vreka.
gazeta-shqip
gazeta-shqip