Në bashkëjetesë meshkujt humbin peshë, ndërsa femrat e fitojnë atë!

Love

βeℓℓe â๓e
Një hulumtim në Britaninë e Madhe, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 1.300 çifte, ka treguar se pas jetës së përbashkët femrat fillojnë të shtojnë peshë, derisa meshkujt fillojnë ta humbin atë.

f.1030004321190_m.jpg


Rreth 30% e femrave e kanë pranuar se pasi që të kenë filluar jetën e përbashkët me partnerin, edhe kishin konsumuar më shumë, që kishte rezultuar me shtimin e peshës.

E njëjta përqindje e meshkujve e kishte pranuar se kishin zvogëluar konsumimin e ushqimit në organizëm. Shumica prej tyre kishin theksuar se menjëherë pas shpërnguljes në kulm të përbashkët kishin filluar që më shpesh të konsumojnë ushqimin e ‘grave’, siç janë jogurti dhe sallata.

Ekspertët theksojnë se çiftet që së bashku përgatisin ushqimin shpeshherë nuk marrin parasysh dallimet në nevojat e organizmit dhe shpeshherë konsumojnë të njëjta porcione të ushqimit.

“Bashkimi i ushqimit personal me ushqimin e partnerit, pos kilogramëve shtesë, do të ketë edhe pasoja të tjera negative. Meshkujt kanë nevojë për tjera vitamina B në krahasim me femrat”, thotë ekspertja Fiona Hanter.
Burimi: telegrafi
 
Pe: Në bashkëjetesë meshkujt humbin peshë, ndërsa femrat e fitojnë atë!

Kjo eshte pikerisht sic themi nga anet e mia : E mban burri mir prandaj LOL
 
Titulli: Në bashkëjetesë meshkujt humbin peshë, ndërsa femrat e fitojnë atë!

Jo vetem ne bashkjetese...edhe ne martesa ndodhe qe burri humb peshe ,gruja shton :p...dmth qe ju friksohen grave ndaj humbin kile..LOL..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top