Ndikimi i mjeteve propaganduese dhe përdorimi i tyre kundër islamit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Bahri Curri

Në kohën e sotme njerëzimi ka ecur para, është zhvilluar në fusha të shumta të jetës, si në shkencë, kulturë, teknologji, politikë dhe në mendime të ndryshme. Secili formacion kombëtar, kulturor, ekonomik, politik dhe ideologjik bën përpjekje për zhvillim në fushën e vet, që me përhapjen e tij të dominojë mbi të gjithë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe mundësitë vetëm e vetëm që t'ia arrijë qëllimit.
Deri më sot, si mjet kryesor për ta realizuar qëllimin e synuar në të shumtën e rasteve është përdorur forca (përmes luftërave pushtuese në vendet e caktuara). Mirëpo, një gjë e tillë gjithnjë ka dështuar (siç ishte rasti i Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore që pretendoi të sundojë tërë botën përmes forcës ushtarake, si dhe rasti i Amerikës në Vietnam). Për këtë arsye njerëzimi, sot, i është kthyer luftës së ftohtë, e cila është më vrasëse dhe më pushtuese se sa lufta ushtarake frontale.
E kjo është propaganda!
Andaj, çdo fjalë që flitet, shkruhet apo transmetohet, fshihet prapa saj një prapavijë me pretendime të caktuara.
Përmes mjeteve propaganduese të masmedias mund t'u drejtohemi të gjitha shtresave, me gjithë ndryshimet e tyre që kanë, në shkallë të ndryshme të kulturës, të arsimimit dhe zhvillimit të përgjithshëm.
Pra mund t'u drejtohemi analfabetëve dhe intelektualëve, të vegjëlve dhe të rriturve, burrave dhe grave, të gjithëve përnjëherë dhe për një kohë. Përveç kësaj mund t'u drejtohet masave të ndryshme në vise të largëta dhe të afërta, në tokë, në det, në ajër, në vende të arritshme dhe të paarritshme, të mbyllura dhe të hapura, të një formacioni etnik kulturor, ideologjik apo ekonomik, në njërën anë. Si dhe t'u drejtohet edhe masave të formacioneve tjera të ndryshme, duke bërë ndikim të madh në psikologjinë dhe të menduarit e tyre, në anën tjetër.
Në këto rrjedha të ndryshme mendimesh e luftërash ideologjike që bëhen sot në botë, këto mjete kanë gjetur përdorim të madh dhe të gjerë. Përmes këtyre mjeteve robëron njeriun duke dominuar mbi të menduarit e tij, mbi formimin e ideve dhe mbi zhvillimin e tij psikologjik.
Andaj, sot me të drejtë thuhet se kush disponon më së shumti me këto mjete dhe është i zhvilluar në këtë aspekt është i fuqishëm dhe më ndikuesi në botë.
Nën ndikimin e këtyre mjeteve (radios, televizionit, shtypit, satelitit, internetit, etj.) si rezultat është bërë ndryshimi i jetës së shumë popujve dhe komuniteteve të ndryshme, duke bërë ndërrimë në jetën materiale e politike, e që fatkeqësisht nuk ka ngelur vetëm me këtë, por ka kaluar edhe në sferën shpirtërore dhe në botën e mendimit të lirë si dhe në të vendosurit e pavarur. Pra, ndikon mbi të menduarit e tyre, në përcaktimin ideologjik, mbi të orientuarit në veprim, në mënyrën e jetësës, mbi ndryshimin e bindjeve dhe besimeve, e kështu me radhë përderisa ta bëjë "rob" pa luftë ushtarake.
Për këtë, anekënd botës bëhet garë dhe luftë e paskrupullt për ngritje dhe përparim në këtë fushë. Sot, gjejmë mjete të llojllojshme e të shumta në mbarë botën, ku secili ka prapavijë dhe synime të caktuara.
Disa kanë pretendime ekonomike, disa politike, disa të tjerë shkencore e teknologjike, dhe më i rrezikshmi është formacioni propagandues në fushën e kulturës e të fesë.
Formacioni propagandues në emër të fesë, është mjaft i rrezikshëm, i cili ka për qëllim luftimin e Islamit, në zbehjen dhe shëmtimin e tij deri në zhdukjen totale të tij.
Dikush mund të pyes: Përse ky formacion propagandues fetar ka për qëllim shkatërrimin e Islamit e jo përhapjen dhe zhvillimin e fesë sipas së cilës edhe e ka marrë emrin?!
Mjetet propaganduese, e që në mesin e tyre është edhe formacioni i krishterë, të cilin mund ta marrim si shembull, nuk synojnë krishterimin, ngase këta mund ta zhvillojnë fenë e tyre përmes organeve zyrtare shtetërore në shumë vende të botës duke ndërtuar kisha, shkolla krishtere, duke e edukuar dhe frymëzuar popullatën në krishterizëm, shtuar edhe këtë se ka shumë institucione e shoqata që janë themeluar mu për këtë qëllim.
Në të shumtën e herëve këto organizata nuk themelohen për veprim dhe aktivitet brenda vetë popullit krishterë, por më shumë për të vepruar dhe konvertuar të tjerët (jokrishterët) në krishterizëm. Për këtë arsye ata janë drejtuar tek njerëzit e pafe apo tek ata, që kanë fe tjetër përveç krishterimit.
E në këtë aspekt muslimanët janë të parët që duhet t'i nënshtrohen fushatës së tyre.
Dr.Kerem Shelebiu vërteton qëllimin e tillë të këtyre organizatave e institucioneve duke përmendur thënien e një organizate të tillë, të cilën e kanë plasuar në emisionet e tyre, dhe njëherit iu shërben edhe si moto e veprimit të tyre, ku thotë:
"Me të vërtetë muslimanët e njohin Zotin dhe e duan atë, mirëpo ata nuk e njohin Jezusin (sipas parimeve dhe mësimeve të tyre krishtere-B.C.). Të bindurit e muslimanëve krishterimit nuk është e pamundur, ngase ajo ndodh sot, ose përmes fushatave tona vepruese ata (muslimanët) bëhen teren i përshtatshëm e i pëlleshëm, ku do t'i vjelim frytet tona."
Ndaj dhe për këtë ka shumë stacione radio-televizive, sa të njohura dhe sa e sa të tjera të panjohura, të cilat punojnë mu për këto aspirata.
Në çdo moment e paraqesin Islamin si rrezik, armik e kërcenim për botën, dhe muslimanët si të prapambetur, terroristë, mashtrues, gjë që ky është rrezik i madh, ngase mund të ndez zjarrin e armiqësisë mes Përëndimit dhe Botës Islame (zaten këtë edhe po e dëshirojnë). Por, mos të harrojmë se armiqësia e Përëndimit ndaj Islamit nuk është e re, ajo ekziston që nga kohët e vjetra, dhe këtë më së miri e tregon lufta e kryqëzatave, e cila nuk është shuar deri në ditët e sotme, por vetëm e ka ndërruar formën e luftës, në format "më bashkëkohore" dhe në mënyrë "të heshtur".
Në kohën e sotme pa nda dëgjojmë prej mjeteve propaganduese "rreziku nga terrorizmi" që i kanoset botës.
Të gjitha vendet përëndimore thërrasin në organizim dhe përgatitje për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky aksion shkatërrues e antinjerëzor, si dhe për dënimin e atyre që mbrojnë dhe e stimulojnë këtë aksion.
Gjë që ky "terrorizëm" i mëveshët vendeve islame.
Zaten nuk është për t'u çuditur. Më se gjysmë shekulli SHBA-të kanë arsyetuar prodhimin e armëve për shkatërrimë masive me nevojën e mbrojtjes nga Bashkimi Sovjetik. Me teorinë e "sigurisë amerikane" SHBA-të kanë arsyetuar intervenimet tyre ushtarake në Vietnam, Kore, Amerikën Latine, Filipine, dhe në Afrikë. Me rënien e Bashkimit Sovjetik SHBA-të janë të detyruara të kërkojnë një arsyetim të ri, një ujk të ri gjakpirës, mbretërinë e të së keqes në tri kontinentet tjera, së cilës do t'i kundërvihen.
Dhe ky u bë ISLAMI!
Islami u bë arsyetim i ri për tregtinë me armë dhe arsyetimi për shtimin e prodhimtarisë e të eksportimit të saj, me thirrjen se "terrorizmi" kërcënon botën dhe se është e nevojshme të intervenohet ushtarakisht në tërë rruzullin tokësor!!!
Në anën tjetër, këto "vende të zhvilluara dhe të emancipuara" ngrihen duke themeluar organizata të ndryshme për mbrojtjen e të të drejtave të njeriut në botë. E në të shumtën e rasteve sulmojnë vendet islame për shkelje të drejtash të njerëzve, për diskriminime apo për keqtrajtime ndaj banorëve, ndërsa në anën tjetër mu këto vende që trumbetojnë për "të drejtat e njeriut" janë ato vende, të cilat më së shumti i shkelin të drejtat e njeriut në vendet e ndryshme të botës duke e maskuar me petkun se këtë e bëjnë në emër të demokracisë, në mbrojtje nga vendet agresive që janë kërcënim për botën, në mbrojtje të rendit paqësor dhe sigurisë botërore.
Mjetet propaganduese e paraqesin Islamin si një gjë që i ka kaluar koha, relikt, demode, e aq më keq të prapambetur, antikulturor, antinjerëzor, kundër lirisë, e kështu me radhë duke ua irrituar njerëzve Islamin me format më të egra të shprehjes.
Si rezultat efektiv i kësaj propagande pasojnë dilemat e mëdha rreth Islamit.
Nëse i vështrojmë qëndrimet e disa "intelektualëve" dhe "patriotëve" të sotëm do të shohim se ata ballafaqohen me krizën fetare.
A thua feja është sistem jetë?!
Apo ndoshta ajo i ka takuar vetëm të së kaluarës, ndërsa, sot fjalën e ka shkenca duke pasur parasysh zbulimet dhe zhvillimet shkencore, me të ka ndërruar gjithë ecurinë e jetës njerëzore?!
A thua feja është nevojë njerëzore dhe a e vlen të besohet apo të mos besohet?!
Ndërsa, kur flasin për Islamin ata turbullohen, e posaçërisht kur dëgjojnë nga misionarët islamë se Islami nuk është fe që paraqet vetëm edukim shpirtëror, fisnikëri e edukim moral, por është sistem harmonik i gjithë jetës së njeriut që përveç kësaj përfshinë sistemin e drejtë ekonomik, rregullimin social, organizimin ndërkombëtar, ka qëndrim filozofik për jetën, rregullim të edukatës trupore, etj.
Të gjitha këto rrjedhin nga besimi islam dhe temperamenti i tij.
Me një fjalë Islami është sistem praktik dhe harmonik i jetës së njeriut, pa marrë parasysh kohën dhe vendin ku jeton, ngase ai (Islami) është i përshtatshëm dhe aktual për çdo vend dhe kohë deri në kataklizëm (shkatërrimin e kësaj botë).
Kur dëgjojnë gjithë këto për Islamin këta "intelektualë" dhe "patriotë" shqetësohen, ngase kanë menduar se Islami e ka kryer misionin e tij, dhe sot është demode, dhe nuk ka forcë që ta ketë atë gjallërinë e mëparshme.
Mirëpo, ata befasohen edhe më tepër, besa edhe tmerrohen, kur dëgjojnë misionarët islam duke thënë:
ISLAMI NUK ثSHTث VJETثRUAR DHE AS NUK E KA HUMBUR GJALLثRINث E VET, POR GJALLثRON DUKE QENث PثRPARIMTAR E BASHKثKOHOR DHE PثRMBAN Nث VETE ELEMENTE PثR Tث ARDHMEN Qث NUK I KA PASUR DHE NUK I KA ASNJث SISTEM Qث NJOHIM NE DERI Mث SOT.
Pas tërë kësaj, atyre nuk u mbetet tjetër veçse të thonë:
"Po thoni se Islami është përparimtar, si mund të jetë kështu kur pohon se gruaja është e varur prej burrit, mandej dënon të akuzuarin për prostitucion me vdekje duke e gjuajtur me gurë, apo parasheh prerjen e dorës për vjedhje dhe rrahjen me kamxhik, dhe lejon njerëzit të jetojnë nga lëmosha, dhe se Islami është që nuk interesohet për popujt e shtypur."
Po të ishte e vërtetë tërë çka këta "intelektualë" dhe "patriotë" thonë, atëherë si mundi Islami të gjallërojë sot duke iu bërë ballë luftës së pashpirt ideologjike në mes të sistemeve të ndryshme socio-ekonomike?!
Përse thonë kështu?!
A thua vallë, kanë studiuar Islamin dhe e njohin aq mirë sa që kanë arritur ta cilësojnë si të tepruar e aq më keq edhe të prapambetur?!
A thua vallë, ky është mendim i pavarur i tyre, apo është mendim i të tjerëve e që këta vetëm e përsërisin?!
E vërteta qëndron se këta nuk mendojnë e as nuk logjikojnë me kokat e tyre, ngase ky mendim nuk është i tyre, por i kopjuar nga Përëndimi.
Këta sulmojnë pikat më të rëndësishme të sistemit të jetës islame, me qëllim që muslimanët t'i dobësojnë, t'i demoralizojnë dhe t'i largojnë sa më shumë prej mësimeve të Kur'anit dhe Sunetit të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).
Armiqtë e Islamit duke e ditur se Kur'ani është kushtetutë themelore e muslimanëve, ata janë përpjekur që ta zhdukin fare, apo ta ndryshojnë përmbajtjen e tij.
Mirëpo, në të dy rastet kanë përfunduar me josukses.
Atëherë, duke e parë forcën hyjnore të Kur'anit dhe pandryshueshmërinë e tij, u orientuan që muslimanët t'i largojnë sa më shumë prej këtyre mësimeve hyjnore duke u përqendruar në dobësimin e zbatimit të parimeve, të cilat e bëjnë muslimanin të fortë e të panënshtruar.
Këto pika janë: besimi i drejtë dhe bindja e plotë në Allahun xhel-le shanuhu, morali, përmbajtja e parimeve islame, uniteti islam, etj.
Me teoritë e ndryshme ateiste u mohua Zoti përgjithësisht, dhe këto teori u bashkuan me idetë dhe forcat materiale ku përtej materiales nuk pranohej asgjë abstrakte.
Dhe këto ide e teori përfshinë një pjesë të madhe të botës, e veçanërisht botën përëndimore, ndërsa në Lindje u formua Rusia si shtet i parë ateist në botë.
Fatkeqësisht këto ide dhe teori nuk lanë pa prekur edhe disa nga radhët e muslimanëve duke i larguar nga besimi i tundur në Allahun xhel-le shanuhu.
Këta arsyetonin se bota eci përpara, bëri zbulime shkencore dhe u zhvillua që nga ndarja e saj nga feja, e cila pengonte zhvillimin, pra me mohimin e tërë asaj që është fetare, madje edhe Zotin.
Mirëpo, këtu është një vërejtje e madhe, që duhet të kenë kujdes të gjithë njerëzit e ta kenë parasysh, ndërsa muslimanëve ua rikujtojmë se:
Në kohën e Humanizmit dhe Renesancës, kur shkencëtarët si Galileu, Koperniku e të tjerë zbuluan të vërteta të reja shkencore rreth tokës, gjithësisë dhe jetës, kisha u ngrit në luftë për mohimin e këtyre të vërtetave dhe ata persona që besonin të vërtetat e reja, zbulimet shkencore, i akuzonin si heretikë dhe i dënonin duke i shpallur të dalë nga feja, dhe i kërcënonin duke aluzionuar për vrasjen e autoriteteve qeveritare, deri edhe me djegien e tyre në zjarr.
Shumë shkencëtarë patën këtë fund të dhimbshëm, sepse hodhën poshtëë pikëpamjet e kishës.
Por, lëvizja shkencore nuk qëndroi në vend.
Shkencëtarët çdo ditë paraqisnin argumenta të reja që vërtetonin teoritë e tyre, prandaj pikëpamjet dhe besimet e kishës filluan të bien poshtëë. Kështu që fitorja në fund të fundit ishte për dijetarët materialistë mbi klerikët krishterë.
Ky ishte raporti i fesë krishtere dhe shkencëtarëve, të cilën këta e morën për bazë se feja është antishkencore dhe e prapambetur.
Por, këta gabojnë këtu që nuk e cekin se cila fe, por i përgjithësojnë të gjitha fetë, pa përjashtim.
Mirëpo, këtu ka dallim të madh, sepse Islami nuk mban qëndrime të tilla, dhe përkundrazi Islami që në ajetet e para të SHPALLJES urdhëroi për dituri, mësim dhe shkencë, madje ka stimuluar shkencëtarët duke ua dhënë të gjitha privilegjet dhe duke ua plotësuar të gjitha kushtet për aktivitete dhe punë shkencore. Harun Reshidi paguante me ar librin aq sa ishte pesha e tij.
Në kohën e përhapjes dhe dominimit të Islamit shkenca dhe dituria morën hov të madh të zhvillimit, e tërë kjo duke iu falënderuar Allahut dhe Islamit.
Në kohën e Renesancës shkencëtarët dhe dijetarët evropianë e morën diturinë dhe shkencën nga muslimanët, dhe e vazhduan prej aty ku e lanë muslimanët, se përndryshe ata (shkencëtarët evropianë) do të duhej të punonin edhe sa e sa shekuj me radhë për të arritur deri aty prej ku e morën nga muslimanët.
Dhe megjithatë janë mosmirënjohës ndaj muslimanëve!
Shkenca e mirëfilltë, e zhveshur nga paragjykimet e caktuara dhe fanatizmi i disa shkencëtarëve dhe i disa qarqeve shkencore, plotësisht përputhet me Islamin, madje shkenca vetëm se e vërteton HYJNINث E ISLAMIT.
Mirëpo, armiqtë e Islamit megjithëkëtë vazhdojnë luftimin e tij për ruajtjen e interesave të tyre.
Me largimin e muslimanit nga besimi i drejtë në Allahun dhe nga zbatimi i parimeve islame në jetë duke zhdukur tek ai deri edhe shenjat më të vogla të Islamit, dëshirojnë të formojnë një njeri labil, të cilin mund ta drejtojnë dhe shfrytëzojnë si të duan.
Me këtë lirisht mund të themi se bota përëndimore eci para që nga ndarja e shtetit dhe jetës nga feja. Kjo, ngase feja krishtere edhe pse është një prej feve qiellore dhe ka libër hyjnor, mirëpo ka ndërhyrë mendja dhe dora e njeriut në këto gjëra të shenjta duke i ndryshuar disa tekste të Inxhilit, e disa duke i zhdukur fare dhe me këtë i ndryshuan edhe parimet themelore të fesë.
Dihet fare mirë se çdo gjë që vjen nga Krijuesi (Allahu) është në dobinë e krijesave të Tij dhe e pranon logjika e shëndoshë. Ndërsa, aty ku hyn dora e njeriut menjëherë bie ndesh me interesat njerëzore dhe me mendjen e shëndoshë.
Dhe mu për këtë ndodhi ky mospajtim e kjo armiqësi ndërmjet klerikëve të krishterë dhe dijetarëve materialistë të kohës, sepse çdo person që ka mendje të shëndoshë dhe mendon realisht do të shoh se kjo është antinjerëzore dhe e prapambetur, për arsye se libri hyjnor (Inxhili) është falsifikuar dhe dispozitat e fesë janë shtrembëruar.
Andaj, është obligim i çdo njeriu që logjikon të largohet prej kësaj feje të shtrembëruar e të falsifikuar, ashtu edhe si ndodhi.
Ndërsa, muslimanët mbeten prapa që nga largimi nga feja e tyre - Islami dhe lënia anash e Kur'anit dhe Sunetit.
Që nga koha e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në shekullin e VII-të muslimanët filluan të ecin para dhe të korrin suksese në të gjitha fushat e jetës, e tërë kjo nën ndikimin e mësimeve të Kur'anit dhe të Sunetit.
Kur në Spanjën islame kishte me qindra e mijëra biblioteka, e të mos flasim për shkolla e universitete, në Evropën e krishterë aristokratët e saj krenoheshin që nuk dinin shkrim e lexim dhe garonin se cili po rri më gjatë pa u pastruar me ujë.
Pra, nën ndikimin e Islamit muslimanët arritën kulminacionin e shkencave dhe njohurive të ndryshme.
Shekujt VII,VIII,IX e X me të drejtë janë quajtur "SHEKUJT E ARTث", ngase janë shekujt e progresit të gjithëmbarshëm dhe gjithënjerëzor.
E që fatkeqësisht, në historinë, e cila mësohet tek populli shqiptar si dhe te shumë popuj tjerë, kjo periudhë e famshme islame nuk ceket fare, por së bashku me mesjetën e errët evropiane e përfshijnë edhe këtë pjesë të historisë së muslimanëve, gjë që nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin historik.
Në shekujt e mëvonshëm muslimanët duke u larguar prej burimeve islame filluan të ngecin prapa, ndërsa evropianët morën prej tyre shkencën dhe vazhduan prej aty ku e lanë muslimanët, siç e cekëm më lart.
Pika tjetër me rëndësi dhe me vlerë të lartë te muslimanët është morali dhe edukata islame, e cila i bën muslimanët të fortë, të paluhatshëm, stoik, të panënshtruar askujt tjetër përveç Allahut dhe vullnetit të Tij, i ruan nga sëmundjet e rrezikshme e të pashërueshme (siç është rasti i përhapjes së këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse në vendet përëndimore, e tërë kjo si rezultat i prostitucionit dhe shkeljes së normave të moralit), ruan personalitetin e mashkullit dhe femrës, ruan jetën bashkëshortore, familjen dhe pasardhësit, ruan shoqërinë nga sëmundjet shoqërore (dukuritë dhe fenomenet patologjike) si dhe nga shkapërderdhja e shoqërisë, ruan lidhjet farefisnore, ruan jetën dhe shëndetin si dhe shumë dobi të tjera.
Armiqtë e Islamit panë se muslimanët me ruajtjen e pastërtisë dhe kristalitetit të moralit nën ndikimin e mësimeve kur'anore janë të pathyeshëm, të fortë dhe gjithmonë qëndrojnë krenarë duke i sfiduar të gjithë njerëzit dhe çdoherë ecin para drejt progresit.
Për të rrënuar këtë tempull hyjnor të muslimanëve (ngase nderi dhe morali për muslimanin janë të shenjta që nuk guxojnë të preken e as të njollosen) filluan fushatën e tyre për demoralizimin e muslimanëve, për thyerjen e karakterit të fortë të tyre, të njollosjes së ndërgjegjes...
Këtë e filluan me metoda të ndryshme.
Shembull, në Palestinë izraelitët duke dashur që ta zbusin "kryeneçësinë" e palestinezëve me thyerjen e moralit, kanë angazhuar femra izraelite dhe joizraelite që të kenë marrëdhënie seksuale me të rinjtë palestinezë, si dhe hapja e shumë shtëpive publike në rajonet palestineze që në të shumtën e rasteve kanë qenë falas për të rinjtë palestinezë.
Vetëm e vetëm që të riun palestinez ta shkëpus prej moralit të pastër islam.
E me këtë nuk e largon nga morali vetëm të riun, por edhe tërë degëzimin e pasardhësve të tij, sepse ai nuk mund t'i edukojë pasardhësit në frymën islame, ngase vetë më nuk është i tillë (i ruajtur dhe i edukuar). Ai që s'ka edukatë s'mund të jap edukatë.
E veçanërisht në këtë pikë shumë të ndjeshme janë në synim femrat muslimane.
Mund të pyesni: Pse?
Të gjithë ne e dimë se qeliza e shoqërisë është familja, nëse familja është e shëndoshë, e ruajtur dhe e pastër, edhe shoqëria e tillë (e përbërë prej familjeve të shëndosha, të pastërta dhe të edukuara) është shoqëri e shëndoshë, ec drejt progresit, jeton në harmoni larg nga problemet dhe sëmundjet e ndryshme shoqërore.
Ndërsa thelbi i familjes është femra.
Burri dhe gruaja duke bërë jetë të pastër morale, pa mashtrime dhe pa tradhti, e që të dy të edukuar në frymën islame krijojnë familje dhe pasardhës të mirë.
E që elementi apo faktori kryesor në edukimin e pasardhësve është nëna, e cila me shembullin e edukatës së saj të shëndoshë islame edukon dhe frymëzon fëmijët në Islam.
Mirëpo, nëse qëndron e kundërta, nëna jo e edukuar drejtë, injorante, e cila i ka shkelur normat e moralit, është dhënë pas epsheve, dihet nuk edukon fëmijë vetëm se me një edukatë amorale, të vrazhdë dhe jonjerëzore.
Andaj veprimet e këtyre fushatave kriminele janë synuar drejt femrës muslimane kudo që është në botë, dhe tërë këtë duke e bërë me zbulimin e femrës (heqjen e veshjes islame) si dhe me lakuriqësimin e saj, me përzierjen dhe shoqërimin e grave me burra, me gjoja barazimin e femrës me mashkullin në të drejta, me "dashurinë e lirë", me jetën e lirë seksuale, të liruar nga prangat e fesë (e çdo feje, e veçanërisht të Islamit) e kështu me radhë.
Armiqtë e Islamit vazhdojnë kështu çdo herë duke sulmuar parimet islame dhe duke thirrur në ndërrimin e tyre në ato përëndimore amerikano-evropiane!!!
Me të vërtetë kjo temë është aktuale dhe më se e nevojshme, besa e domosdoshme, të shqyrtohet dhe të trajtohet më gjerësisht e më gjatë për vetëdijesimin e njerëzve dhe sqarimit të së vërtetës.
E përfundojmë me fjalët e Allahut të Plotfuqishëm, i Cili thotë:
"E KUSH ثSHTث Mث MIZOR SE AI Qث PثR ALLAHUN SHPIF GثNJESHTRثN, KUR AI THثRRET PثR Nث FENث ISLAME; PO ALLAHU NUK I OFRON UDHثZIMIN PثR Nث RRUGثN E DREJTث POPULLIT ZULLUMQARث. ATA DUAN TA SHUAJNث DRITثN E ALLAHUT ME GOJثT E TYRE, PO ALLAHU E PLOTثSON (E PثRHAP) DRITثN E VET, EDHE PSE E URREJNث JOBESIMTARثT. AI (ALLAHU) ثSHTث Qث DثRGOI Tث DثRGUARIN E VET ME UDHثZIM Tث QARTث E FE Tث VثRTETث PثR TA BثRث MBIZOTثRUES MBI Tث GJITHA FETث, EDHE PSE IDHUJTARثT E URREJNث." (Saff, 7-9)
Fjala e Bukur - Shkëndija që sfiket
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top