bledikorcari
Anëtar i Nderuar
Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri
tek vrasja e Gjeneral Telinit.
Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise
dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e
Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi
t'i jape Qeverise se Tiranes.
tek vrasja e Gjeneral Telinit.
Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise
dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e
Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi
t'i jape Qeverise se Tiranes.
Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe. Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin e larget.
Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin se bashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.
Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian, vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.
Konferenca e Ambasadoreve, 1913
Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.
Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake, ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province autonome nen kujdesin e Turqise.
Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.
VAZHDON...............