Ndarja e Kosovës, bashkimi i gjithë shqiptarëve

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
ethnicalbania0jg.jpg

Lufta shqiptaro-serbe, herë e shpallur e herë e pashpallur, mbi njëqind vjet, ende nuk ka përfunduar, në fund të kësaj odisejade duhet të ketë një marrëveshje shqiptaro - serbe . Nëse deri më tash kemi thënë se decentralizimi i Kosovës është çmimi i pavarësisë, atëherë ndarja e Kosovës është e barabartë me një bashkim kombëtarë të tokave shqiptare. Nëse hapet kutia e Pandorës për ndryshim kufijsh, atëherë duhet të shkohet deri në fund dhe të bëhet ripërkufizimi etnik shqiptaro-serb, kurse kjo do të inicionte edhe reaksione zinxhir jo vetëm nga jetojnë shqiptarët me shumicë, por në tërë hapësirat e ngrehinës artificiale të quajtur RSFJ


Maqedonasit, malaziasit, boshnjakët dhe kroatët të rishkruajnë hartat e tyre etnike , në mes shqiptarëve dhe serbeve dhe kështu do ta mbyllte luftën qindvjeçare herë të shpallur e herë të pashpallur në më se të dy popujve më të mëdhenj në këtë pjesë të Ballkanit. Serbët u zgjeruan në dëm të shqiptarëve për shumëfish dhe asnjëherë nuk u qortuan për pastrim etnik nga faktori ndërkombëtar. Serbët po vazhdojnë me avazin e vjetër e nuk u kujtuan së paku as të kërkojnë falje ndaj popullit fqinj shqiptar për dëmet e pallogaritshme të shkaktuara në shumë aspekte për një shekull . Prandaj nëse ndarja e Kosovës është opsion, atëherë edhe ridefinimi i kufijve duhet bërë, por këto duhet të jenë të qëndrueshëm nëse serbët e Kosovës dhe Serbia nuk pajtohen me dy shtete shqiptare, ulëse në Këshillin e Sigurimit, atëherë le të pajtohet faktori ndërkombëtar, sidomos Evropa, që shqiptarët i ka ndarë dhe copëtuar padrejtësisht, duke ju ndarë toka shteteve të Ballkanit.
Me ripërkufizimin etnik shqiptar-serb, shqiptaro-maqedonas dhe shqiptar-malazias duhet ta mbyllet kjo kaptinë e historisë sonë të tkurrjes së trungut shqiptar, që ka zgjatur mbi 100 vjet . Por kjo gjithsesi do të inicionte reaksione të ndërlidhura jo vetëm nga jetojnë shqiptarët me shumicë, por edhe ku jetojnë serbët , maqedonasit e malaziasit. Tërë kjo nuk do të kalonte pa reflektime e reaksione edhe në Bosnjë e Kroaci, prandaj përkufizimet e reja etnike do të ishin në interes të të gjithve e më së shumti të shqiptarëve, sepse çështja shqiptare dhe tërë golgota jonë, lëmshi shqiptar në këtë fillim shekull duhet dhe kërkon trajtim të posaçëm .

Vija ndarëse
Pse të ekzistojnë shtete që u krijuan me dekrete partiake në plenume partiake siç është rasti me formimin hibrid të një ngrehine të paqëndrueshme popullit dhe shtetit maqedonas dhe jo të jetë në dëm të shqiptarëve, por procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovë të gjithë jemi dëshmitarë se po has në vështirësi serioze . Prandaj ju bëjmë apel të gjithë shqiptarëve anekënd globit, por edhe diplomacisë dhe klasës politike në gjithë hapësirat tona, të kenë mendjen se duhet të jenë në ballë të proceseve që më lehtë të sfidojmë edhe këtë kohë, intelektual dhe ajka e shkencës të dy akademitë tona të shkunden nga përgjumja, të jemi të përgatitur ashtu si e do momenti. Duhet të reagojnë të gjithë me një zë të vetëm se kështu na dëgjohet më mirë zëri. Disa kritere për caktimin e formulës për kufijtë shqiptarë duhet të jenë nëse veç po flitet me të madhe për mundësinë e ndarjes së Kosovës . Nëse bëhet realitet ndarja e Veriut të Kosovës, atëherë në këmbim a kundërvlerë duhet të shkojnë edhe tri komunat e banuara me shqiptarë të Jugut të Serbisë pa asnjë pëllëmbë shkëputjeje. Vija ndarëse duhet të jetë mbi qytetin e Vranjës deri afër Leskovcit , duhet të argumentohet çdo gjë nëse vjen deri te ndarja se gjërat si po shihet mund të zhvillohen shumë shpejt.
Nuk ka kuptim një pjesë e territorit të Kosovës t’i jepet Serbisë e vetëm kjo të jetë si një shtet, sepse do të jetë jofunksional, me probleme të shumta lëvizja e popullatës e çështje të tjera shumë të ndjeshme që nuk munden të shërohen edhe për 100 vjet . Nëse solucioni i ndarjes dhe ridefinimit fiton në agjendën e botës dhe gjen përkrahjen edhe të Këshillit të Sigurimit , prishjen e kufijve të jashtëm e të brendshëm të ish-RSFJ -së, atëherë vetvetiu duhet t’i hyhet këtij procesi dhe të shkohet deri në fund pashmangshëm.

Shqiptarët duhet të reagojnë si një trup
Rikonfigurimi politik i Ballkanit si të tillë do të ishte edhe një shtytje pozitive për serbet e Bosnjës se gjendja faktike në terrenin e luftës, dhunës, terrorit, dëbimit është pranuar dhe njohur ndërkombëtarisht si Republika Serpska, kurse serbët e Veriut te ne në Kosovë do t’i pengonin boshnjakët për një lidhje tokësore me vetë amën e tyre në Bosnjë . Ky precedent si tillë do të kishte, para së gjithash, pasoja katastrofale në shumë sfera të Evropës dhe kundër synimeve të integrimeve që ka proklamuar për një siguri për të gjithë , jo stabilitet afatgjatë e respektim të drejtave të njeriut . Fatkeqësisht, sikur kështu kjo mënyrë e rezonimit është një përgatitje e tillë të këtij skenari deri më tash të paparë deri më sot për një mundësi të ndarjes së Kosovës. Shqiptarët kësaj here duhet të reagojnë si një trup i vetëm pa dallim partish, bindje a besimi .
Sipas të gjitha shkresave, akteve dhe konferencave të mbajtura lidhur me prishjen e kësaj ngrehine artificiale që asnjëherë nuk arriti të funksionojë si duhet, është marrë qëndrim i prerë se nuk do të prishen kufijtë, por nëse prishen, atëherë do të rishkruhen edhe njëherë.
Nëse deri më tash kemi thënë se decentralizimi i Kosovës është çmimi i pavarësisë, atëherë ndarja e Kosovës është e barabartë me një bashkim kombëtarë të tokave shqiptare. Pra, nëse ndahet Kosova nuk do të kemi rrugëdalje tjetër vetëm do të rimarrim, do të mbledhim copat e trungut shqiptar që ta bëjmë si një trupë të vetëm dhe të funksionojë si një shtet i vetëm nacional që është ndarë padrejtësisht, edhe pse ndoshta do të humbim diçka një pjesë do të marrim tërë pjesët e tjera .

Bashkimi në trungun shqiptar
Ky do të ishte gjymtimi i fundit para bashkimit tonë në trungun shqiptar, se edhe ky është një kompromis, një çmim, tepër i dhimbshëm, por i domosdoshëm në kohë. Shqiptarët duhet të kërkojnë edhe llogari për komunitetin jo të vogël shqiptar që ka jetuar edhe nëpër qytete të Serbisë, si Beograd, Nish, Leskoc, Vranjë dhe Kurshumli, që nga pas Luftës së Dytë Botërore. Në këto qytete, sipas statistikës zyrtare serbe të viteve 1980, kishte 200 mijë shqiptarë, pra jashtë numrit të popullatës autoktone të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Pra, kur bëjmë një matematikë, në Serbinë administrative që kishte po këto kufij në vitet 1950 numëronte mbi 300 mijë shqiptarë e sot a thua sa janë! Pasi të preken të gjitha temat TABU që për 100 vjet kanë mbetur të ngrira, në mesë popullit serb dhe shqiptar, atëherë do të shpalosen mbi tavolinë nën prezencën e faktorit ndërkombëtar. Një nga një çështjet do të sqarohen për të kaluarën nëse dëshirojmë të fillojmë të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Marrëveshja në mes të shqiptarëve dhe serbëve është e pashmangshme dhe kjo do të mbyllte kaptinën shumë të dhimbshme në mes të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit .
Deklarata e fundit e presidentit të Republikës së Serbisë, z.Boris Tadiq, që insiston në ndarjen e Kosovës, do të ishte e barabartë që Serbia me njëfarë mënyre edhe ashtu do të pajtohet me bashkimin e popullit tonë shqiptar në një shtet të vetëm .

Shkruan: Refik HASANI, Gjilan
 
Afati 100,1912-2012 vjecar po vjen i fundi.Dikush i esht betu ketij Kombi qe do ta beje aty ku ka te drejten e zotit te vertet.Boll,cikli 2000 vjecar qe filloi me kryqezimin e krishtit dhe vazhdoi me kryqezime kombesh mbaroi.Ky mijevjecar,ne kete shekull filloi per ne shqiptaret..dhe keshtu do te vazhdoj dhe per 2000 vjet te tjera..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top