Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
BUENOS AJRES- Shkrimtari argjentinas, Ernesto Sabato vdiq në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Santos Lugares, provinca e Buenos Ajresit, njoftoi sot për median bashkëshortja e tij, Elvira Gonzalez Fraga.
"Dy javë më parë ai mori një bronkit dhe në moshën e tij kjo ishte fatale", deklaroi Gonzalez Fraga duke konfirmuar vdekjen e atij që konsiderohej si shkrimtari më i madh argjentinas ende gjallë. Autori i "Tuneli" (1948), "Heronj dhe varre" (1961), etj, do mbushte 100 vjeç më 24 qershor.
Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, Sabato
tregonte me krenari se në studion e tij kishte një gravurë veneciane te heroit të madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Sabato ka vizituar Shqipërinë në mes të prillit të vitit 1996, ku deklaroi se ”Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar".
Disa vite më parë qeveria e Argjentinës i dorëzoi shkrimtarit Ernesto Sabato fitues i çmimit Servantes të letërsisë në 1984 (çmimi më i madh i letërsisë spanjolle), 320.000 dollarë për krijimin e një muzeu, i cili do të mbante emrin e tij . Shtëpia e shkrimtarit më origjinë shqiptare në Santo Lugares, shumë shpejt do të quhej shtëpia Muze Sabato.
(m.a/BalkanWeb)