Ndahet nga jeta shkrimtari i madh Ernesto Sabato

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
42728.jpgBUENOS AJRES- Shkrimtari argjentinas, Ernesto Sabato vdiq në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Santos Lugares, provinca e Buenos Ajresit, njoftoi sot për median bashkëshortja e tij, Elvira Gonzalez Fraga.
"Dy javë më parë ai mori një bronkit dhe në moshën e tij kjo ishte fatale", deklaroi Gonzalez Fraga duke konfirmuar vdekjen e atij që konsiderohej si shkrimtari më i madh argjentinas ende gjallë. Autori i "Tuneli" (1948), "Heronj dhe varre" (1961), etj, do mbushte 100 vjeç më 24 qershor.

Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, Sabato
tregonte me krenari se në studion e tij kishte një gravurë veneciane te heroit të madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Sabato ka vizituar Shqipërinë në mes të prillit të vitit 1996, ku deklaroi se ”Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar".

Disa vite më parë qeveria e Argjentinës i dorëzoi shkrimtarit Ernesto Sabato fitues i çmimit Servantes të letërsisë në 1984 (çmimi më i madh i letërsisë spanjolle), 320.000 dollarë për krijimin e një muzeu, i cili do të mbante emrin e tij . Shtëpia e shkrimtarit më origjinë shqiptare në Santo Lugares, shumë shpejt do të quhej shtëpia Muze Sabato.
(m.a/BalkanWeb)
 
Pe: Ndahet nga jeta shkrimtari i madh Ernesto Sabato

SA AI TE RROJ UNE :d
 
Pe: Ndahet nga jeta shkrimtari i madh Ernesto Sabato

Per nje vit do mbushte 100,ngushellime familjes gjithsesi,humbje eshte pavaresisht moshes....
 
Sabato mësonte shqip për të kuptuar gjuhën e të parëve

Chela4.jpg


Tiranë, 2 maj – Kishte qenë prilli i vitit 1996, kur shkrimtari i madh Ernesto Sabato kishte shkelur në tokën shqiptare. Shkrimtari shqiptar Zija اela e takoi për herë të parë në ceremoninë që ishte organizuar për të, me rastin e pranimit të çmimit “Ismail Kadare”. Shkrimtarit të madh do t’ia tregonte një fletore ku kishte mbajtur shënime nga libri i tij “Engjëlli i shkatërrimit”, në të cilin Sabato i përgjigjet pyetjes përse ai mësonte shqip. اela e mban mirë në mend këtë takim.

KD: Si e kujton takimin e parë me Ernesto Sabaton?

اela: Nuk jam në gjendje të kujtoj datën, por me shkrimtarin Ernesto Sabato jam takuar qysh para se ai të vinte në Tiranë. Nga fillimi i viteve 80 kam lexuar romanin e tij “Engjëlli i shkatërrimit”. Që në faqet e para më bëri për vete ky libër, stili i tij. Nga mesi i librit do të habitesha kur lexova këtë bashkëbisedim: Dikush e pyet Sabaton se për ku është nisur? Ai i thotë se “po kërkon një gramatikë spanjisht-shqip”. Po përse kërkoni të mësoni shqip?, i thotë tjetri, dhe Sabato përgjigjet: “Për të kuptuar gjuhën e të parëve të mi”. Kjo ishte një e papritur e bukur për mua, një e papritur që më bëri të hulumtoja më shumë tek ky shkrimtar. Sabato tregon në këtë libër origjinën e tij të largët arbëreshe. Stërgjyshi i tij kishte emigruar drejt Italisë dhe lidhjet e prejardhjes së tij ai mundohej t’i tregonte përmes dialogut të dy personazheve. Këtë pjesë ku ai fliste për Shqipërinë e përktheva dhe e botova në gazetën “Drita” në vitin 1986. Këtë libër unë e kam lexuar në frëngjisht. Kisha një zakon, që pjesët që më pëlqenin i përktheja në një fletore katrore të thjeshtë. Dhe shumë pjesë nga romani i Sabatos i hodha në këtë fletore…

KD: Ky mund të quhet më shumë një takim imagjinar, por takimi real kur ndodhi mes jush?

اela: Ky takim ndodhi kur ai erdhi në Tiranë i ftuar për të marrë çmimin “Ismail Kadare” në prill të 1996-s. Me këtë rast u bë një ceremoni e madhe, ku merrnin pjesë personalitete të njohura të kulturës dhe të artit në Shqipëri. Për nder të Sabatos, fjalën e mori shkrimtari i madh Ismail Kadare, e më pas foli dhe përkthyesja e tij, Mira Meksi. Unë kisha zënë një cep në fund të sallës dhe ndërsa dëgjoja fjalimet për Sabaton, mendoja në duhet apo jo të flisja. Kisha marrë me vete dhe fletoren ku kisha hedhur pjesë nga “Engjëlli i shkatërrimit”. Dhe në fund unë ngrihem dhe flas. Nuk më kujtohet saktë se çfarë fola, por e nisa me fjalët: “Mjeshtër, ju vërtet s’jeni botuar në Tiranë (ai nuk ishte botuar atëherë në shqip), por në këtë vend ju keni një botim special, dhe i tregova fletoren time ku ashtu siç botoheshin dikur librat kisha shkruar me dorë pjesë nga ky roman. Pas kësaj, ai më kërkoi që ta shihte fletoren. Ai s’mund t’u besonte syve. Më kërkoi më pas që të shkoja në darkën që do të shtrohej për të. Por unë nuk isha i ftuar. Ai më tha se do të isha i ftuari i tij. Por i thashë se ne shqiptarët kemi zakone që pa ftesë nuk mund të shkojmë. Të nesërmen u takuam sërish në hotel “Tirana”. Një ditë më parë unë kisha parë intervistën që ai kishte dhënë për TVSH-në, ku ndër të tjera ishte shprehur se: “Një nga mjekët më të mirë të botës i kishte kërkuar që të mos shkruante më, pasi do të verbohej”. Nga kjo fjali e nisa bisedën, duke i thënë se “kjo është e pavërtetë, pasi ai vuante nga sidroma e Homerit, dhe se asnjë doktor në botë nuk mund ta ndante atë nga e shkruara”. Bisedat tona qenë si bisedat e dy njerëzve që i ndan i njëjti pasion, e shkruara. I thashë se “nëse një ditë raketa që do të niset drejt një planeti tjetër mes 100 librave më të mirë të shkruar ndonjëherë që do të çoj, do të jetë edhe vepra e tij”. Më pyeti në e kisha lexuar librin e tij “Tuneli” apo “Heronjtë dhe varrezat”. Pikërisht në atë takim ai më besoi një sekret, duke më thënë se “kishte nisur të shkruante një libër për kozmosin…”. Në autografin që më la ai më kërkoi adresat e mia, dhe t’i dërgoja një nga librat e mi. Por unë i thashë se “mjeshtër ju ma keni shkruar letrën”. Në romanin “Engjëlli i shkatërrimit” ju u drejtoheni të gjithë shkrimtarëve me ato çfarë keni shkruar, ajo është një letër e madhe për të gjithë ne.

KD: Pas këtij takimi si vazhdoi lidhja juaj me Sabaton?

اela: Në vitin 2002 unë shkrova librin “Gjaku im i errët”, i cili bazohet në dy takime të rëndësishme për mua me Sabaton. I pari në Tiranë dhe i dyti në Argjentinë. Në pjesën e parë kam përshkruar çdo detaj dhe bisedë mes nesh në takimin që pata me të në Tiranë. Në të dytin, që është një takim imagjinar që ndodh në Argjentinë, rrëfej udhëtimin tim drejt Sabatos së bashku me Borgesin. Në këtë libër kam futur edhe tri letra që i kam shkruar për shkrimtarin, por që s’janë nisur kurrë në adresë të tij. Letrat janë botuar në shtypin shqiptar, si dhe faksimilen e autografit të tij. Më vonë një nga këto letra unë e kam rishkruar pas leximit që i bëra librit të tij në shqip: “Ndoshta fundi” (libri që ai më kishte besuar për kozmosin). Në një kapitull në këtë libër unë lexova dramën e tij të madhe njerëzore që ishte e ngjashme me dramën time. Ai shkruante për birin e tij të vdekur, Markon, për dhembjen e madhe që i kishte shkaktuar kjo humbje, ndaj unë e plotësova një nga letrat drejtuar atij duke i treguar për fatin tonë të hidhur të përbashkët, siç ishte humbja e bijve. Në këtë libër Sabato tregonte edhe për pritjen në Tiranë, ku shkruante se “e kishin pritur si mbret”. Ai shkruante edhe për mua, duke thënë se “në Tiranë takova një shkrimtar të madh që më dhuroi fletoren e tij, me librin tim”.

KD: Si e morët vesh humbjen e tij?

Më telefonoi Mira Meksi. Ajo ma dha lajmin. Humbja e tij është një humbje e madhe për letërsinë, por veprat që ai ka lënë pas do të vijojnë të mbesin të përjetshme. Më lejoni me këtë rast të falënderoj edhe Mira Meksin për përkthimin e mrekullueshëm që i ka bërë atij në gjuhën shqipe.
Burimi: Koha.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top