Nazim Hikmet

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
“Kam lindur në vitin 1902. Nuk jam kthyer më në qytetin e lindjes. Nuk më pëlqejnë kthimet pas. Kur isha tre vjeç banoja me gjyshin tim që ishte Pasha dhe në moshën 19-vjeçare studioja në Moskë në universitetin komunist. Në moshën 49-vjeçare u ktheva edhe një herë në Moskë si i ftuar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Qysh prej moshës 14-vjeçare jam poet. Ka nga ata që njohin mirë speciet e ndryshme të bimëve, të tjerë të peshqve, ndërsa unë njoh ndarjet. Ka nga ata që mësojnë përmendësh emrat e yjeve, ndërsa unë të nostalgjive. Kam fjetur burgjeve, por edhe në hotele luksi, kam vuajtur prej urisë, por nuk ka pjata që të mos e kem provuar. Kur isha 30 vjeç kërkuan varjen time dhe kur isha 48 propozuan të më jepnin medaljen e paqes dhe ma dhanë. Në moshën 36-vjeçare kam kaluar vetëm nëpër katër metrat katrorë të çimentos, aty ku më kishin mbyllur dhe në moshën 59-vjeçare fluturova nga Praga në Havanë për 18 orë. Kam qenë rojë para arkivolit të Leninit në vitin 1924 dhe mauzeolumi që vizitoj janë librat e tij. Provuan të më largonin prej partisë sime dhe nuk ia arritën e unë nuk kam mbetur i shtypur prej idhujve që ranë. Në moshën 51-vjeçare bashkë me një mikun tim eca drejt vdekjes dhe kur isha 52 me zemrën e shqyer prita vdekjen për katër muaj me radhë i shtrirë pranë greminës. Kam qenë çmendurisht xheloz për të gjitha gratë që dashurova. I kam mashtruar gratë e mia, por nuk kam folur kurrë pas krahëve të miqve të mi. Kam pirë alkool, por nuk kam qenë një i alkoolizuar. Gjithnjë e kam fituar bukën time me djersë dhe me lumturi. Më ka ardhur turp për të tjerët dhe kam gënjyer për të mos i bërë të tjerët të ndienin mëshirë për mua, por kam gënjyer edhe pa asnjë arsye. Kam udhëtuar me tren, aeroplan e me makinë, ka shumë nga ata që nuk e bëjnë dot këtë. Kam qenë në opera, ka shumë nga ata që nuk shkojnë dhe nuk e dinë as se çfarë është. Prej shumë kohësh nuk kam hyrë në vende që të tjerët i frekuentojnë: në xhami, kishë a sinagogë, në tempuj a nëpër magjistrica, por më ka ndodhur që ta kem lexuar fatin tim në llumin e filxhanit të kafesë. Poezitë e mia janë botuar në 30 a 40 gjuhë të huaja, por në Turqinë time, në gjuhën time turke janë të ndaluara. Ende nuk më ka zënë kanceri, por nuk është e nevojshme që ta kem. Nuk do të jem kurrë Kryeministër e, nga ana tjetër, as nuk kam dëshirë të jem. Nuk kam qenë në luftë... Nuk kam ecur përmes rrugëve nën avionët në rënie, por drejt moshës 70-vjeçare jam dashuruar pas një fjale shokë. Edhe pse sot në Berlin jam në pikën e të vdekurit prej trishtimit, mund të them se kam jetuar si burrë e kushedi sa do të jetoj akoma, sa do të shikoj akoma, kushedi”. Ky është Nazim Hikmeti, një prej eksponentëve më të rëndësishëm të kulturës turke të viteve 1900. Ai është një ndër poetët e parë turq që përdori vargjet e lira. Nazim Hikmet ishte një ndër poetët më të njohur të Turqisë në Perëndim dhe këtë e arriti sa ishte ende gjallë. Poemat e tij u përkthyen menjëherë në shumë gjuhë të huaja. I dënuar për marksizëm ai ishte i vetmi shkrimtar i rëndësishëm që dënoi dhe denoncoi masakrat dhe dëmet ndaj armenëve mes viteve 1915 dhe 1922. Nazim Hikmet lindi në Selanik. Ai i përkiste një familje aristokrate turke. Gjyshi nga i ati, Nazim Pasha, ishte guvernator i disa provincave, e njëkohësisht edhe poet e shkrimtar. Gjyshi nga e ëma, bir i një fisniku polak, ishte ushtarak në karrierë, por edhe filolog e historian. Hikmeti ishte bir i diplomatit Nazim Bej dhe i piktores Aisha Dashalila, dashamirëse e poezisë franceze. Nazim Hikmet studioi në liceun francez të Gallatasarait (Stamboll), duke kaluar më pas në Akademinë e Marinës Ushtarake, të cilën e la për arsye shëndetësore. Vargjet e para i publikoi në një revistë në moshën 17-vjeçare. Gjatë luftës për pavarësi ishte mbështetës i Ataturkut (Mustafa Kemal). Hikmeti studioi sociologji në Universitetin e Moskës mes viteve 1921-1928 dhe u bë anëtar i Partisë Komuniste turke në vitet ’20, pasi kishte zbuluar tekstet e Marksit dhe të revolucionit sovjetik. Njohu nga afër Leninin, Eseninin dhe Majakovskin, që patën tek ai një influencë mjaft të rëndësishme. Pas rikthimit në mënyrë klandestine në Turqi në vitin 1928, Hikmeti shkroi artikuj, pjesë teatrore etj. U dënua me burgim për shkak të kthimit jo të rregullt në vend, por u fal në vitin 1935. Pas kësaj, në vitin 1938, u dënua edhe një herë me 28 vite e 4 muaj burg, për shkak të aktiviteteve të tij antinaziste e antifrankiste dhe se kundërshtoi diktaturën e Kemal Ataturkut. U lirua me ndërhyrjen e një komisioni ndërkombëtar i përbërë prej Tristan Tzara, Pablo Picasso-s, Paul Robeson e Jean-Paul Sartre, çka favorizoi lirimin e tij në vitin 1950.

U martua me Mynevver Andaç, përkthyese në gjuhën franceze dhe në gjuhën polake, së cilës i kushtoi disa poezi. Në vitin 1951, për shkak të presioneve të përhershme, u detyrua të kthehej në Moskë, por bashkëshortja dhe i biri nuk mundën ta ndiqnin. Ai e kaloi këtë azil duke udhëtuar nëpër të gjithë Europën. Në këtë mënyrë poeti i madh humbet edhe shtetësinë turke, duke marrë më pas atë polake. Në vitin 1960 dashurohet dhe martohet me të renë Vera Tuljakovën. Veprat e Nazim Hikmetit nisën të shfaqeshin nga pak në Turqi vetëm në periudhën mes viteve 1965-1966 për t’u zhdukur sërish dhe përgjithmonë prej katalogëve të botuesve. Por në pjesën tjetër të botës ato iu shtypën dhe iu përkthyen shumë herë. Për Hikmetin poezia e dashurisë nuk është asnjëherë vetëm dhe thjesht poezi dashurie. Fjala “dashuri” përmbledh tek ai edhe ekzistencën, edhe politikën, edhe vetë jetën. Ai arrin të flasë në të njëjtën kohë për veten, për vendin e tij dhe për botën mbarë. I përmbledh këto në një varg të vetëm me një thjeshtësi të dukshme, që e vendosin me shumë të drejtë mes poetëve më të mëdhenj të shekullit XX. “Më i bukuri prej deteve/ është ai që nuk lundrojmë. /Më i bukuri i fëmijëve tanë/ ende nuk është rritur. /Më të bukurat prej ditëve tona/ ende nuk i kemi jetuar. /Dhe më të bukurën/ prej fjalëve që do të thosha/ ende nuk ta kam thënë”. Kështu shkruante Nazim Hikmeti, i cili ndërroi jetë më 3 qershor 1963 pas një tjetër krize kardiake, ndërsa dilte prej portës së shtëpisë së tij me numër 6 në rrugën Pesciànaya në Moskë

--------------------------------------------------------------------



Jam une qe trokas te ju dere ne dere
Dhe dyert e shtepive jua çel nje per nje
Jam çupez e vdekur, e padukshme ne ajer,
S'kam ardhur t'ju tremb, t'ju le ne prag pa zë.

Dhjete vjet me pare me kishit mes jush,
Po Hiroshima nje vdekje te lige me dha.
Dhe mbeta femije, shtate vjeç sa ç'kam qenë;
Femijet e vdekur nuk hedhin me shtat.

Së pari m'u ndezen floket e gjatë,
Pastaj zjarri m'u ngjit nga duart ne sy,
Prej trupit më mbet veç nje grusht hi i nxehtë
Që era e shperndau ne qiellin e zi.

Degjni, asgje s'kerkoj prej jush sot,
Askush prej jush s'me jep me dot nje dhele
اupa qe u dogj si nje cope gazete
S'shijon me dot prej jush nje karamele.

Trokas dere me dere, me degjoni, pra,
Dhe ne nderin tuaj beni be te gjithe
Se kurre s'do kete vdekje, po karamele te embla
Do gatuhen ne bote per ti gezuar femijet.



Plaku ne breg te detit.


Majat kate-kate vën sërë,
Gjer buze deti zbret pishnaja poshtë,
Shtrire ne kurriz, permbi rëre,
Rri ne breg nje plak kockefortë.

Kete dite gushti me diellin qe djeg,
Nga larg lypin ndihme anijet ne menxyrë;
Freski te kaltereme sjell era ne breg,
Nje ledhatim plakut i rrika mbi fytyrë.

Duart kishte mbledhur permbi bark,
Si dy gafore te lodhura e keokeforta,
Fitorja ka lekuren e trashe
Te nje udhetimi me te zorshem se koha.

Qepallat mbushur kripe e rrudha
Me njera-tjetren rrine mbyllur butë,
Ne erresire shkendijash te praruara
Degjon buçitje deti plak'i urtë.

Deti dhe peshqit dhembegjatë,
Ngrehinat e ndajnatës qe po gdhin,
Rrjetat para shtepise se peshkatareve
Dhe lutje larg shkembinjte ne lulezim.

Vallë, maja e pishnajes feshferin
Atje lart, shume me lart, neper re?
E di ai se rrotull te vjen mendja
Kur majat qe nga poshte rri e sheh?

Majat kate-kate vëne sërë
Gjer buze detit zbret pishnaja poshtë
Shtrire ne kurriz, permbi rere
Rri ne breg nje plak kockefortë.

Gjate gjithe udhetimit nostalgjia...

Gjate gjithe udhetimit nostalgjia nuk u nda prej meje
nuk them se qe si hija ime
me qendronte afer edhe ne erresire
nuk them se qe si duart e kembet e mia
kur flihet humbasin duart e kembet
un nuk humbisja nostalgjine as gjate gjumit

gjate gjithe udhetimit nostalgjia nuk u nda prej meje
nuk them se qe uri ose etje apo deshire
e te fresketit ne vape apo e te nxehtit ne ngrice
ishte dicka qe nuk mund te arrinte ne bollek
nuk ishte gezim apo trishtim nuk ishte
e lidhur me qytetet me rete me kenget me kujtimet
ishte brenda dhe jashte meje.

Gjate gjithe udhetimit nostalgjia nuk u nda prej meje
dhe nga udhetimi nuk me ngel asgje pervec se asaj nostalgjie.

Edhe nje here per ty

Dashuroj te ti
riskun e anijes që udhëton drejt polit
Dashuroj te ti
guximin e eksploratorëve të mëdhenj,
Dashuroj te ti të largëtën,
Dashuroj te ti të pamundurën.
Hyj në sytë e tu si në një pyll
ku veç dielli hyn,
Dhe unë, i mbytur në djersë, i uritur e zemërak,
Me zjarrminë e gjahtarit
kërkoj trupin tënd.

Dashuroj te ti të pamundurën,
Por aspak dëshpërimin.








 
Pe: Nazim Hikmet

ky poet gjithmone me ka intriguar midis lirise se mendimit dhe enigmes se jetes .....
 
Titulli: Nazim Hikmet

GJثRAT Qث NUK E DI SE I DESHA


Rri pranë dritares së trenit Pragë-Berlin
nata po bie
nuk e dita kurrë se më pëlqente
nata që bie si një zog i lodhur në një pllajë të lagësht të mjegullt
nuk dua
ta krahasoj rënien e mbrëmjes me zogun e lodhur

nuk e di se e kam dashur tokën
mund ta dojë dikush që s’ka punuar në tokë?
kurrë s’e kam punuar tokën
duhet të jetë dashuri imja e parë e vetme platonike

dhe këtu i kam dashur lumenjtë gjithë këtë kohë
qoftë të amullt si ky ata gjarpërojnë skaj kodrave
kodrave evropiane të kurorëzuara me kështjella
qoftë kur shtrihen jashtë të rrafshët aq sa të ha syri

e di se nuk mund të lahesh në të njëjtin lumë edhe një herë
e di se lumi do sjellë dritë të re që kurrë s’do e shohësh
e di se mezi jetojmë pak më gjatë se një kalë po as përafërsisht më gjatë se një sorrë
e di se kjo i ka shqetësuar njerëzit më parë
dhe do t’i trazoj pas meje
e di se e gjithë kjo është thënë një mijë herë më parë
dhe do të thuhet pas meje

nuk e di se e kam dashur qiellin
me re ose të qëruar
shkopi blu Andrei studio në kurrizin e tij në Borodino
në burg i përktheva në turqisht dy blejtë e Luftës dhe paqes
dëgjoj zëra
jo nga shkopi blu por nga oborri
gardianët po e rrihnin dikë përsëri

nuk e di se kam dashur drunjtë
ahet e zhveshura pranë Moskës në Peredelkino
në dimër më bëhen fisnikë dhe të thjeshtë
ahet janë ruse siç janë plepat turq
“plepat e Izmirit
që u bien gjethet:
më quajtën thikë
dashnor si një dru i njomë...
shfryva hijerëndë në banesat shumë të larta
në pyllin Ilgaz më 1920 lidha një shami të qëndisur prej liri
në një degë pishe për fat

kurrë nuk e dita se i desha rrugët
madje edhe ato me asfalt
Vera është prapa rrotave ne po udhëtojmë nga Moska në Krime
Koktebele
më parë “Goktepe ili’ në turqisht
të dy ne brenda një kutie të mbyllur
bota rrjedh matanë në të dy anët e largët dhe memece
nuk qeshë kurrë në jetën time më pranë me askënd
banditët më ndalën në rrugën e kuqe ndërmjet Bolu dhe Geredé
kur i kisha tetëmbëdhjetë
veç jetës sime nuk kisha asgjë në karrocë që mund të merrnin
dhe në tetëmbëdhjetat jetët tona janë ato që më së paku i çmojmë
E kam shkruar këtë diku më parë
këmbëgjatë nëpër rrugët e errëta me baltë po shkoj te një vend me hije
natë Ramazani
feneri i letrës më ndriçon rrugën
mbase asgjë si kjo ndodhi ndonjëherë
mbase e lexova këtë diku në një çun tetë vjeç
duke shkuar në vendin me hije
natën e Ramazanit në Stamboll mbante dorën e gjyshit të tij
gjyshi i tij kishte një fes mbi dhe një pallto prej gëzofi
me një jakë shqarthi mbi rrobën e tij
dhe ishte feneri në dorën e shërbëtorit
....dhe s’mund ta përmbaja veten nga gëzimi
lulet më erdhën në mend për disa arsye
lulëkuqet kaktuset badrat
në kopshtin e badrave në Kadikoy e putha Marikën
bajamet e freskëta në afshin e saj
i kisha shtatëmbëdhjetë
zemra ime në tundje preku qiellin
nuk e di se i kam dashur lulet
miqtë më dërguan tri karajfile të kuqe në burg

posa m’u kujtuan yjet
i dua edhe ato po ashtu
qoftë kur jam i shtrirë dhe i shoh nga poshtë
qoftë kur fluturoj në anën e tyre

i kam disa pyetje për kozmonautët
janë yjet shumë më të mëdha
duken si margaritarë të mëdhenj në kadifenë e zezë
ose kajsitë në bojëportokalli
ndihesh krenar t’u afrohesh më pranë yjeve
pashë foto me ngjyra të kozmosit në revistën Ogonek tash
mos u trazoni miqtë e mi por mund të themi jo të fytyruara ose abstrakte
mirë disa prej tyre dukeshin mu si pikturat e tilla që të themi
ishin tmerrësisht të fytyruara dhe konkrete
zemrën s’e kisha në vend kur i shikoja
ato ishin dëshirat tona të pafundme për të rrëmbyer sendet
duke i shikuar mund të mendoja madje për vdekjen dhe të mos ndihesha aspak i pikëlluar
kurrë s’e kam ditur se desha kozmosin

bora shkrep përballë syve të mi
si bora e lagësht e njëtrajtshme, si ajo e thata duke u vërtitur
nuk e di se e kam dashur borën

kurrë nuk e dita se e desha diellin
edhe kur praron si qershi e kuqe si tash
në Stamboll po ashtu praron nganjëherë në ngjyra kartoline
ama ti s’do ta bësh këtë kështu
nuk e di se e desha detin
pos detit Azov
ose sa shumë e desha

nuk e di se i desha retë
qoftë kur jam nën ose sipëri tyre
qoftë kur duken si gjigantë ose bisha të grisura

drita e hënës borgjezi më i rremë, më i ngathët, më i vogël
më godet
kjo më pëlqen

posa m’u kujtuan yjet
i dua edhe ato po ashtu
qoftë kur jam i shtrirë dhe i shoh nga poshtë
qoftë kur fluturoj në anën e tyre

i kam disa pyetje për kozmonautët
janë yjet shumë më të mëdha
duken si margaritarë të mëdhenj në kadifenë e zezë
ose kajsitë në bojëportokalli
ndihesh krenar t’u afrohesh më pranë yjeve
pashë foto me ngjyra të kozmosit në revistën Ogonek tash
mos u trazoni miqtë e mi por mund të themi jo të fytyruara ose abstrakte
mirë disa prej tyre dukeshin mu si pikturat e tilla që të themi
ishin tmerrësisht të fytyruara dhe konkrete
zemrën s’e kisha në vend kur i shikoja
ato ishin dëshirat tona të pafundme për të rrëmbyer sendet
duke i shikuar mund të mendoja madje për vdekjen dhe të mos ndihesha aspak i pikëlluar
kurrë s’e kam ditur se desha kozmosin

bora shkrep përballë syve të mi
si bora e lagësht e njëtrajtshme, si ajo e thata duke u vërtitur
nuk e di se e kam dashur borën

kurrë nuk e dita se e desha diellin
edhe kur praron si qershi e kuqe si tash
në Stamboll po ashtu praron nganjëherë në ngjyra kartoline
ama ti s’do ta bësh këtë kështu
nuk e di se e desha detin
pos detit Azov
ose sa shumë e desha

nuk e di se i desha retë
qoftë kur jam nën ose sipëri tyre
qoftë kur duken si gjigantë ose bisha të grisura

drita e hënës borgjezi më i rremë, më i ngathët, më i vogël
më godet
kjo më pëlqen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top