Nasi Hani shënoi fitoren e radhës me TKO

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Ekskluzive nga Berni

Nasi Hani shënoi fitoren e radhës me TKO


Bern-Strugë, 27 dhjetor




Palestra “Casino Kursaal” në Bern të Zvicrës, ishte arena e përballjeve të “Boxing Stunder”(javës së boksit), e cila ishte mbushur përplot me një publikë të mrekullueshëm sportdashës. Publiku që kishin arritur të pajisen me bileta, përjetuan çaste të rralla dhe të paharruara. Organizatorët ishin përkujdesur, që në këtë javë të boksit, të sigurojnë një sërë përballjesh të boksierëve profesionist dhe disa amator, përfshirë edhe boksin profesionist të femrave. Vlen të përmendet, se në këtë mbrëmje të boksit, ishin paraparë tetë përballje të boksit profesionist, me emra të njohur të boksit, si Mohamed Belkacem, Magomed Aripgadijev, Szili Istvan, Aniya Seki, etj, si dhe natyrisht vedeta e mbrëmjes, boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nasi Hani.

Nasi Hani, në përballjen me boksierin bellorus, Daniil Prakapsou, dëshmoi edhe një herë se është pretendentë serioz për një nga titujt e versioneve të boksit profesionist. Me paraqitjen dhe ngjitjen e tij në ring, ngjalli atmosferën në “Casino Kursaal”. Filloi furishëm me goditje të sakta, duke e tronditur gjithnjë e më shumë kundërshtarin bellorus, Prakapsou.


Goditjet e tija ishin tronditëse, sa, Prakapsou vështirë e merrte veten nga direktet dhe kroshetë e Hanit. Të gjithë të pranishmit dëshironin por edhe “frikësoheshin” se mos vallë Nasi Hani do ta përfundojë meçin që në raundin e parë. Megjithate, mrekullia e këtij sporti “fisnik”, nuk lejoi që spektatorët të mbeten të pakënaqur. Zotëroi ringun ashtu siç kishte deklaruar se “nuk falë në ring”. Gjatë tërë kohës sa zgjati kjo përballje, deri në minutën e dytë të raundit të katërt, Nasi Hani plasoi disa goditje direkte tronditëse, që Prakapsoun e përplasën katër herë në dysheme dhe ngrente në këmbë tërë palestrën sportive “Casino Kursaal”.


nasihhani1.jpg




13624693.jpg



Dy herë Prakapsoun e shpëtoi “gongu”, por, në minutën e dytë të raundit të katërt, goditja e fuqishme e destrojerit shqiptar, e përplasi në këndin e dyshemesë Daniil Prakapsou, gjyqtarit në ring, Beat Hausammann, nuk i mbeti gjë tjetër, pos të konstaton se Daniil Prakapsou, nuk është më në gjendje të vazhdojë këtë përballje të pabarabartë, kundër boksierit shqiptar Nasi Hani. Deri në momentin e TKO-së, edhe referët tjerë, të tre ranudet e kaluara ia kishin dhënë Nasi Hanitunanimisht: Domenico Gottardi 30-26; Thomas Zimmermann 30-26; Armin Bracher 30-26.

Nasi Hani, vazhdon karierën e tij, me fitore bindëse dhe ate me TKO, për të pritur tani kundërshtarin e radhës, që planifikohet në fillim të muajit prill 2010.

Pas meçit, në zhveshtore, Nasi Hani shkurt deklaroi: “ Kisha premtuar se shqiptarëve do tu uroj Vitin e Ri 2010, me një fitore bindëse. اmoj se kjo fitore do të jetë shtytje për përballjet e radhës, për të siguruar plasman sa më favorabil, drejt rangimit për sfidues të titullit. Poashtu, premtimi im ka qënë se menaxherit tim, Daniel Hartmann, trjanerit Bruno Arati dhe stafit të tyre, tu uroj në mënyrën më të mirë Krishtlindjet, duke u dhuruar fitore”.




Sa i përket kundërshtarit, ambijentit dhe mbrëmjes në përgjithësi, Nasi Hani shtoi: “ Kam përdorur forcën aq sa kam vlerësua se mjafton për të arritur ate që dëshiroja-fitoren, por edhe për të kënaqur spekatatorët”. I disponuar për bisedë, në zhveshtoren e arenës së boksit, Nasi Hani insistoi që të shtojë: “ Pos të gjithë të pranishmëve në sallë, të cilëve u jam mirënjohës për mbështetjen, kënaqësi të veçantë kishte për praninë e familjarëve të vet, si dhe një boksieri të ri nga Struga, 15 vjeçrit, Ardi Hani, që kishte udhëtuar deri në Bern, për tu bërë pjesë e atmosferës së krijuar, që sapo ka filluar të hapërojë në karrierën e tij të boksit amator, që është shpresa për ardhmërinë e boksit edhe profesionist shqiptar”.

Nasi Hani në skedinën e vet shënoi edhe një fitore 4 (2 KO)-0-0. (Mehmet Latifi- INA)
 
Titulli: Nasi Hani shënoi fitoren e radhës me TKO

jetojm shqipe ne bosin e glateatoreve jemi te pa thieshem uroj edhe gjeneratave ne vazhdim nje karier te tille
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top