Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

PetritKola

Anëtar Aktiv
Ata kane dashur qe Shqiptaret te besojne se fill pas Luftes se Dyte Boterore, kur Europa sa po e kish mundur Hitlerin nuk kishte fuqi te ndalonte pastrimin etnik te Epirirt nga Napolon Zerva!!!
A ishte kjo e mundur te ndodhte pa miratimin ose urdherin dhe financimin e Europes?!!!
A zabtonte Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtat urdhra? A kishin Napolon Zerva dhe Enver Hoxha te njejtet ustallare?
Napolon Zerva njeriu i gjermaneve dhe i anglezeve spastron etnikisht Epirin me preteksin se shqiptaret e atjeshem bashkpunuan me gjermanin!!!

http://www.jahu.net/videos/video/Og...nd_germans_naziCameriaTsamouria_genocide.html
http://images.google.com/imgres?img...rvas&hl=en&rlz=1T4SKPB_enUS351US351&sa=N&um=1
http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=101475&stc=1&d=1204287423

Por le te analizojme shkurtimisht faktet.
Pasi Napolon Zerva masakroi shqiptaret e Epirit dhe nje pjese ne pamundesi per ti shfarosur i deboi brenda kufurit shqiptar, Enver Hoxha i pirti me xhestin e pare te zhdukjes se dokumentacionit te tyre. Kete gje e beri edhe Milloshevici me shqiptaret e Dardanise para se ata te dilin nga krahina shqiptare e Dardanise dhe te futeshin ne kufirin zyrtar shqiptar.
Pasi te debuarit, shqiptaret came u vendson ne Shqiperi, Enveri dha porositi per rrezikshmerine qe ata paraqisnin sidomos ne kombinim me nacionalistat e zones se Rezomes. Nuk gabohet ne se thuhet, se zyrtarisht ne Shqiperi u formua nje atmosfere perbuzje per shqiptaret e ardhur nga Epriri (Cameria ).
Persa shkrojta me larte ishte pjesa e pare e ketij operacioni masiv ne te dyja anet e kufirti. Pjesa e dyte e pasoi me njehere. Europa nepermjet veglave greke dhe shqiptare ndaluan gjuhen dhe traditat e shqiptareve (ortodoks dhe mysliman) te mbetur ne Greqi ndersa e kunderta ndodhi ne Shqiperi.
"I pavaruri", "i pamposhturi", "trimi", "shqiptari", "atdhedashesi", Enver Hoxha ne vend qe ti pergjigjej me te njejten monedhe monarko-fashiteve greke duke ndaluar gjuhen greke ne Shqiperi beri te kunderten.
Ortaku i Napolon Zerves, Enver Hoxha jo vetem stimuloi zhvillimin e gjuhes greke me shkolla te nivelit te ulet dhe te larte, por i dha edhe pushtet real minoritareve duke i bere zyrtare te larte, gjyqtar, kryetar komitetesh, kryetar te degeve te puneve te brendeshme, sekretar partie etj...
...

Nje mision antishqiptar i kompletuar ne te dyja anet e kufirit...
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

jo pse duhet ?........jane gjera qe jane bere
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Celesi i tere kesaj qendron ne zgjidhjen e njeres prej ceshtjeve me enigmatike te problematikes shqiptare qe akoma fatin tone po e mban pezull; Pse gjate mbajtjes se mledhjes se plenumit te IX te shoqates se vejushkave, ne kohen e drekes, mu ne kohen e drekes i cerek pas ores 12, atkia e Partizan Shehid Antonit ja futi pordhe nen hijen e blirit? :gjujpeshk:

Deri kur do mesohen shqiptaret se LDB i nxori ne anen e humbesve dhe kete fat nuk mund ta ndryshonte askush!!!!!!!!:gjujpeshk:
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Celesi i tere kesaj qendron ne zgjidhjen e njeres prej ceshtjeve me enigmatike te problematikes shqiptare qe akoma fatin tone po e mban pezull; Pse gjate mbajtjes se mledhjes se plenumit te IX te shoqates se vejushkave, ne kohen e drekes, mu ne kohen e drekes i cerek pas ores 12, atkia e Partizan Shehid Antonit ja futi pordhe nen hijen e blirit? :gjujpeshk:

Deri kur do mesohen shqiptaret se LDB i nxori ne anen e humbesve dhe kete fat nuk mund ta ndryshonte askush!!!!!!!!:gjujpeshk:

Ne LDB kemi qene humbes dhe jo fitues. edhe une keshtu kam menduar. Na puqen mendimet ketu.
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Dosja e Enver Hoxhës si spiun fashist dhe eliminimi i Koçi Xoxes
Partia Komuniste e Jugosllavisë donte të ndizte një zjarr të madh në Shqipëri, ndërsa OVRA vendosi që ta mashtronte duke ndezur thjesht një «cigare». E ku kishte njeri më të përshtatshëm për këtë gjë se tregtari i cigareve Enver Hoxha, i cili shtirej si komunist kafeneve, me lejen e OVRA? Enver Hoxha ishte njëri nga njerëzit që italianët donin ta shikonin në udhëheqjen e partisë komuniste

që do të krijohej në Shqipëri, madje njeriu që ata donin ta shikonin pranë emisarëve jugosllavë. Enver Hoxha u konvenonte edhe jugosllavëve, të cilët donin që njerëzit të cilët do të zgjidheshin në udhëheqjen komuniste shqiptare, kur nuk qenë të etnive të tjera, të qenë njerëz të tillë, që të kishin sa më pak ndjenja nacionale dhe mundësisht për shkaqe të ndryshme t’ u ishte kultivuar një urrejtje për nacionin (kombin) dhe vendin e tyre, si dhe të ndiheshin të lidhur, në një mënyrë ose në një tjetër, me sllavët. Në këtë mënyrë këta njerëz do të zbatonin çfardo urdhrash që do t’ u thoshin jugosllavët, sado në kundërshtim që të qenë me interesat shqiptare. Enver Hoxha edhe ishte shqiptar (në letër), edhe nuk ishte, se ai biologjikisht nuk ishte i biri i Halil Hoxhës, por bastardi i Halil Musa Beut, bimbashit boshnjak të Gjirokastrës. Enver Hoxha i kishte vuajtur shumë talljet se ishte i biri i bimbashit, se ishte boshnjak, kështu që kjo ishte kthyer, së paku në një subkoshiencë, në një urrejtje për shqiptarët, Shqipërinë, nacionin shqiptar. Kështu, që Enver Hoxha, për arsye të ndryshme ishte njeriu i pëlqyer për të qenë në udhëheqjen komuniste shqiptare, si për për fashistët italianë, ashtu dhe për komunistët jugosllavë.
Enver Hoxha shkruan në kujtimet se ai i mori për drekë dy «ilegalët» serbë në shtëpinë e vet në Tiranë, ku banonte me qira familja e vet:
Pas mbledhjes shkuam për të ngrënë bukë së toku në shtëpinë time me dy dhoma, që ndodhej në Kodrën e Kuqe. Miladinin e Dushanin i njoha me plakun e me anenë, të cilët i përqafuan dhe u uruan mirëseardhjen. Miladini pasi i përqafoi pleqtë e mi, dukej i malluar, ndoshta ngaqë kishte kohë pa e parë nënën e tij... Pleqtë nuhatën që të dy shokët tanë ishin të huaj, por s’ pyetën se nga, pse e dinin që edhe ata i ndiqte policia si djalin e tyre e si Pilon që ata e njihnin qysh më parë. Sanoja përgatiti darkën që na shijoi aq shumë, sa «u shqepëm së ngrëni», si i thonë fjalës.
Por Miladin Popoviç kërkohej nga policia si i arratisur, prandaj ai nuk mund të shkonte kështu në shtëpinë e Enver Hoxhës, të cilën duhet ta survejonte policia fashiste, për shkak të lidhjeve të këtij të fundit me komunistët. Kur policia fashiste të shikonte se në shtëpinë e Enver Hoxhës në Kodrën e Kuqe hynë disa burra, aq më tepër dy shtatlartë, të cilët nuk ngjanin si gjirokastritë, çka qenë dy komunistët serbë, do të dyshonte dhe rrethonte shtëpinë e të kontrollonte. A nuk ndodhi kështu në Kodrën e Kuqe me Vojo Kushin dhe shokët e tij? Merret vesh, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç kishin garancinë e OVRA.
Meqënëse Enver Hoxha nuk kishte asnjë lloj reputacioni si komunist, italianët përpunuan dhe zbatuan një plan për t’ i krijuar Enver Hoxhës shpejt dhe në mënyrë spektakolare një reputacion prej antifashisti me kurajë. Me këtë lidhet enigma e ngjarjes në 29 tetor 1941, në dyqanin «Flora». Por para saj vjen episodi në demonstratën antifashiste të 28 tetorit 1941 në Tiranë, që përbën një pikë të rëndësishme të «hagiografisë» së Enver Hoxhës. Enver Hoxha shkruan për këtë demonstratë:
Demonstrata u bë e madhe, e fuqishme, e furishme, ashtu siç e kishim parashikuar. U përleshëm e u gjakosëm me karabinierinë dhe me milicinë fashiste.
Në këtë demonstratë Enver Hoxha u përlesh me një kapiten të karbinierisë, gjë që e panë të gjithë pjesëmarrësit. Që e gjithë kjo ishte një inskenim, kuptohet së pari nga fakti se italianët në këtë demonstratë nuk qëlluan me armë. Në demonstratën e disa ditëve më pas në Korçë, ku do të vritej «miku» i vjetër komunist i Enver Hoxhës, Koçi Bako, italianët qëlluan me armë. Përleshja e Enver Hoxhës me kapitenin e karabinierisë ishte një performancë prej komediani. Por akti i dytë i komedisë dhe më i bukuri, u luajt të nesërmen, në dyqanin «Flora». Enver Hoxha shkruan në kujtimet:
Që të nesërmen u detyrova të hidhesha në ilegalitet. Ka edhe kjo historinë e vet. Në mëngjesin e 29 tetorit në «Flora» ia behën karabinierët. Dy prej tyre, krekosur me rripa meshini kryq e tërthor krahërorit e me këllëfët e revolverëve të hapur, hynë brenda, të tjerët qëndruan jashtë. Vetëm ato çaste e ndiem se ç’ gabim të madh kishim bërë. Kishim menduar se në rrëmujën e madhe të përleshjes së djeshme, në mes atyre qindra e mijëra demonstruesve, që tundën Tiranën, fashistët nuk na kishin identifikuar. E ja ku tani, thuajse të gjithë ne «punëtorët» e «Florës» ndodheshim përpara çarkut të tmerrshëm.
-Enver Hoxha!- thirri njëri nga karabinierët.- Dove e Enver Hoxha?!
Pilos e Ilo Dardhës që ndodheshin në banak u ngrinë pecetat në duar. Pasoi një çast heshtjeje, por unë ndërkaq e mblodha veten dhe nga arka e «pronarit ortak», zgjata kokën e gjithë «xhentilecë» provova të vetmen mundësi që mund të provohej:
-Ja këtu brenda është, prisni, ju lutem, ta lajmëroj,- u thashë me zë të qetë e me gjeste të një «gatishmërie» kaq shembullore, sikur mezi prisja rastin t’ u bëja pepinove një shërbim të çmuar!
Kisha goditur në shenjë. Më besuan. Hyra në pjesën e brendshme të dyqanit, duke thirrur me zë të lartë, «Enver, të kërkojnë», hapa me shpejtësi deriçkën e pasme, të çelur apostafat për raste të tilla, u lëshova në një rrugicë të ngushtë, kapërceva në oborrin e një plake të vetmuar dhe prej andej, duke i rënë mes për mes «lagjes së çobanëve», përshkova «i qetë», por me sytë katër bulevardin e madh. Pas disa çastesh kur hyra në lagjen popullore, matanë bulevardit, u binda se fashistëve vetëm emri u kishte mbetur në duar.
Ky tregim i Enver Hoxhës është një përrallë për kalamajtë. Kur karabinierët italianë, të cilët ishin profesionistë, shkonin të bënin arrestimin e një antifashisti të rrezikshëm, nuk shkonin verbërisht, por bënin një plan sipas manualeve përkatëse. Në këtë plan merreshin masa që identifikohej personi që kërkohej të arrestohej, si dhe rrethohej vendi që t’ i pritej këtij çdo mundësi ikjeje. Kështu ndodhi kur fashistët shkuan të arrestojnë Qemal Stafën, Vojo Kushin dhe shokët e tij, Perlat Rexhepin dhe shokët e tij. Por në rastin e Enver Hoxhës nuk ndodhi kështu?! ثshtë krejt e pabesueshme që karabinierët dhe agjentët e OVRA, të cilët sigurisht qenë bashkë me ta, të shkonin për të arrestuar Enver Hoxhën pa pasur me vete asgjë për identifikimin e tij. Karabinierët kur shkuan të arrestojnë Enver Hoxhën, duhet të kishin me vete një fotografi të tij, çka qe rregulli minimal në këto raste. Këtë fotografi ata mund ta kishin siguruar ose nga fotografitë që bënë gjatë demonstratës së një dite më parë, ose nga dosja e Enver Hoxhës, derisa ai pretendon se është pushuar nga puna si mësues në Lice, për veprimtari antifashiste.
Edhe sikur italianët ta kenë bërë gabimin diletant, që të mos kishin me vete fotografinë e personit që kërkonin, nuk mund të pranohet që ata të kenë bërë gabimin e dytë krejt prej diletanti, që të mos rrethonin ndërtesën dhe një zonë të gjerë rreth saj. Sipas manualeve që zbatoheshin në këto raste, nuk lejohej të dilte askush nga zona e rrethuar, që në momentin që fillonte aksioni për arrestimin e personit apo personave të kërkuar. Në rast se sinjalizohej që aksioni qe kryer me sukses, atëherë zona çbllokohej, ndërsa në rast se sinjalizohej se të kërkuarit nuk ishin gjetur në ndërtesë, atëherë fillonte krehja e zonës, domethënë kontrolli i imtësishëm i saj. Kështu ndodhi kur u vranë Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, si dhe në shumë raste të tjera, kur italianët nuk qenë treguar aq idiotë sa të hynin nga dera kryesore, duke mos e rrethuar ndërtesën dhe zonën, duke u dhënë kështu mundësi të kërkuarve që të largoheshin nga dera e pasme, ose nga muret e oborrit të shtëpive. Në të gjitha rastet, veç atij të Enver Hoxhës, italianët rrethonin ndërtesën dhe madje gjithë lagjen, siç thotë kënga për Perlat Rexhepin dhe shokët e vet:
Drita dal ka herë,
ç’ po troket një derë.
اelnie mor të mjerë,
se nuk ikni dot!
Madje italianët, në rastin e Enver Hoxhës bënë dhe gabimin e fundit diletant, duke mos e shoqëruar personin i cili u tha se po shkonte të njoftonte atë që ata kërkonin. Mos ndoshta Enver Hoxha kërkon të na bëjë të besojmë se karabinierët menduan se kur i kërkuari të mësonte se po e kërkonin karabinierët, nuk do të ikte, por do të paraqitej tek ata? Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi etj., del se qenkan treguar shumë idiotë, se kur u trokitën fashistët në derë të shtëpisë, nuk shkuan t’ u hapin derën dhe t’ i pyesin se kë kërkojnë, pastaj t’ u thotë se Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi janë brenda dhe se po shkojnë t’ i lajmërojnë. Sipas eksperiencës të Enver Hoxhës me karabinierët, fashistët duhet të prisnin te dera kryesore, duke pasur kështu mundësi të kërkuarit të dilnin nga dera e pasme.
Ajo që i ndodhi Enver Hoxhës në 29 tetor 1941 është rasti klasik i një loje për t’ i dhënë kredibilitet një agjenti. Enver Hoxha, pasi del nga dera e pasme e dyqanit «Flora», që gjendet pak metra larg kryqëzimit ku priten Rruga e Barrikadave me Rrugën e Dibrës, në rrugën që lidh kryqëzimin në fjalë me Sheshin «Skënderbej», në vend që të vazhdojë të ecë në rruginat e lagjes për të dalë jashtë Tiranës në drejtimin ku sot është stacioni i trenit, kthehet majtas, duke dalë në atë që sot është Bulevardi «Zog I» (vazhdimi i bulevardit kryesor). Kapërcen dhe bulevardin për të hyrë në lagjen që ishte në anën tjetër, pra në bllokun mes Bulevardit «Zog I» dhe Rrugës së Durrësit. Në një kthesë, në të djathtë të Rrugës së Durrësit, pra në bllokun ku u fut Enver Hoxha, ishte shtëpia e Esat Dishnicës, çka e ka pohuar vetë Enver Hoxha, siç e kam cituar më lart në këtë libër.
Enver Hoxha, edhe pasi pretendon se kërkohej të arrestohej nga fashistët, vazhdoi të banonte si «ilegal» në qytetin e Tiranës, ku qëndroi deri në maj 1943, pa u kapur nga italianët, çka duket e vështirë për t’ u besuar, se Tirana atëherë ishte një qytet i vogël me 40 mijë banorë. Dhe ai për pjesën më të madhe të kohës rrinte në shtëpinë e Bahri Omarit, siç e pohon vetë. Por ku do ta kërkonin së pari fashistët përveçse tek shtëpia e Bahri Omarit, apo ajo e Esat Dishnicës? Këto që bëri Enver Hoxha mund t’ i bënte vetëm një njeri që kishte garanci nga OVRA se nuk do të prekej. Deri në 29 tetori 1941, pra dy vjet e gjysëm pas pushtimit fashist, Enver Hoxha kishte qenë legal, dhe vetëm atëherë u bë ilegal, por duke mbetur në qytetin e Tiranës edhe për 15 muaj, deri në maj 1943.
Gjërat bëhen më të dyshimta po të mendosh se italianët nuk ia internuan familjen Enver Hoxhës, siç bënë në raste më pak të rënda, siç thotë ajo kënga komuniste e kohës së Luftës së Dytë Botërore:
Ku e kam vajzën,
ku e kam djalin?
Ma kanë tret’ në burg të zi.
Farefisin ma kanë hedhur,
larg në ishuj, në Itali.
Familja e Enver Hoxhës, babai, nëna dhe motra e pamartuar, qëndruan në Tiranë gjatë gjithë kohës që Enver Hoxha ishte ilegal, nga 29 tetori 1941, deri në 17 nëntor 1944, kur gjermanët u larguan nga Tirana. Dikush mund të thotë se familjen e Enver Hoxhës e mbronte Bahri Omari. Por në rast se Enver Hoxha nuk kishte lidhje me italianët, atëherë ata do të internonin edhe Bahri Omarin, bashkë me familjen e Enver Hoxhës, në rast se Bahri Omari ndërhynte në mbrojtje të tyre. Atë mbrëmje Enver Hoxha ka shkuar në shtëpinë e Bahri Omarit, gjë të cilën na e pohon Luan Omari:
Jeta e tij legale siç dihet, vazhdoi deri në demonstratën e 28 tetorit 1941. Atë ditë, nga mbarimi i demonstratës m’ u afrua Sofokli Buda dhe më tha se Enverin donin ta arrestonin, prandaj unë duhej ta gjeja në «Kursal» ose në «Flora». Këtu, një shok, që më vonë u vra në kampet gjermane të përqëndrimit (më duket se e quanin Ilo), më tha se Enveri ishte larguar duke i shpëtuar arrestimit. Në mbrëmje Enveri erdhi për pak kohë në shtëpi. Pastaj u largua duke na thënë se do të fshihej pasi e kërkonte policia.
Kështu, Enver Hoxha, kur nuk ishte në dyqanin «Flora» ishte në kafe «Kursal» në kafenenë më luksoze të Tiranës në atë kohë, ku mblidhej elita e regjimit, si dhe të pasurit (Hotel «Dajti» me kafenetë e tij luksoze do të hapej vetëm në 1943.). Dhe a nuk duhet të ishte shtëpia e Bahri Omarit vendi i parë ku do ta kërkonin fashistët Enver Hoxhën, përveç shtëpisë së tij? Enver Hoxha më tutje tregon për ato që kanë ndodhur në vazhdim në atë natë të 29 tetorit:
E vetmja gjë që më mbajti në ankth e në shqetësim gjithë atë ditë ishte fati i shokëve. Por, në mbrëmje vonë, në bazën ilegale ku isha vendosur, brofa në këmbë gjithë gëzim, kur pashë Pilon të hynte. Ishte gjithë qejf.
-Ama të punuar,- tha.- Ua le bajgat pepinove,- dhe më shpjegoi fill e për pe rrëmujën e zemërimin e karabinierëve kur e kishin kuptuar se ç’ u kishte ndodhur. Shokëve tanë për fat nuk u kishin bërë asgjë. Si duket emrat e tyre nuk qenë futur akoma në listat e kuesturës fashiste.
Pilo Peristeri, duke shkuar në shtëpinë ku ishte strehuar Enver Hoxha, shkeli një nga rregullat bazike të konspiracionit, se fashistët mund ta kishin ndjekur atë, dhe kështu t’ i çonte në shtëpinë ku ishte strehuar Enver Hoxha. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse Pilo Peristeri kishte garanci se kjo nuk do të ndodhte. Enver Hoxha nuk thotë se e qortoi për ardhjen atje. Dhe si është e mundur që karabinierët nuk bënë as kontroll?! Nëse do të kishin bërë kontroll do të zbulonin literaturë komuniste dhe armë e do t’ i kishin arrestuar të gjithë. Sipas praktikës së fashistëve, duhej që këta t’ i arrestonin të gjithë ata që gjetën në dyqanin «Flora», së bashku me Pilo Peristerin, për t’ i marrë në pyetje. Të gjitha këto tregojnë se atë ditë OVRA nuk bëri një operacion serioz, por bëri një lojë, për të krijuar një legjendë, siç thuhej më pas në gjuhën e Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës, legjendën e «ilegalit» Enver Hoxha, i cili kërkohej të arrestohej nga fashistët. Enver Hoxha, në të famshmen Tablo Sinoptike, thotë se Mehmet Shehu u bë agjent i italianëve, pasi kur erdhi nga Franca në Shqipëri, duke kaluar përmes Italisë, në 1942, italianët e lanë të lirë pasi e mbajtën 20 ditë të arrestuar. Por, si del jeta e Enver Hoxhës kur shqyrtohet me këto kategori që ai vetë shqyrton jetën e Mehmet Shehut?
Koçi Xoxe, kur erdhën fashistët ta arrestojnë në 1942 nuk iku dot nga dera e pasme. Ai u arratis nga burgu, në prill 1943, me anë të një tuneli nëntokësor që hapën të burgosurit në burgun e Tiranës. Pas luftës, Koçi Xoxe, kur u bë ministër i Brendshëm, filloi një hetim për spiunët e fashizmit në radhët e komunistëve. Koçi Xoxe, në hetimin e njerëzve të dyshuar për lidhje me policinë sekrete fashiste përdorte një metodë të thjeshtë, por shumë efikase, të marrë nga shërbimi sekret sovjetik. Koçi Xoxe nuk mblidhte prova për të vërtetuar dyshimet që ekzistonin ndaj një personi, por i kërkonte atij që të jepte shpjegime racionale për rrethanat kompromentuese të së kaluarës së tij, pra ia linte atij barrën e provës. Në rast se personi nuk jepte një shpjegim bindës, ai duhej që, ose të pranonte se kishte qenë agjent i shërbimit sekret fashist dhe të tregonte hollësisht këtë implikim, çka supozohej t’ i sillte lehtësim në trajtimin e tij, ose do të ndëshkohej maksimalisht. Koçi Xoxe kishte bërë dhe një dosje ku qenë evidentuar dhe të gjitha pikat e errta të veprimtarisë së Enver Hoxhës para dhe gjatë luftës. Xoxe mendonte se një ditë do të mund t’ i kërkonte llogari Enver Hoxhës për to. Një kopje e kësaj dosjeje duhet të ketë shkuar në Beograd, ndërsa origjinali ra në dorën e Enver Hoxhës, kur ky e eliminoi Koçi Xoxen. Enver Hoxha në kujtimet e veta duket se kryesisht merret me përgënjeshtrimin e kësaj dosjeje.





(Nga libri “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës: (1908- 1944)




Nga Kastriot MYFTARAJ
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

petrit kola me fal qe po ta them po nuk mendon se enver hoxha ka 25 vjet qe ka vdekur? perse na e kujton me? kaq tema te kendeshme ka jeta e perditeshme me enverin do merremi akoma? ?
?
?
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Agjenti Enver Hoxha la agjentin Ramiz Alia. Agjenti Ramiz Alia la trashegimtar agjentin Sali Berisha...
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Agjenti Enver Hoxha la agjentin Ramiz Alia. Agjenti Ramiz Alia la trashegimtar agjentin Sali Berisha...
sic po shikoj une agjenti sali berisha do le agjentin petrit kola LOL,LOL,LOL,LOL
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Eshte ai qe quhet grupi i Serbise. Ka shume ne liste. Basha qe ngjan si femija e Enver Hoxhes eshte kandidat.
ne qofte se budalleku do ishte pune dore do ishe shume i pasur............
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

... Aldo Bumci, Edit Harxhi...

Or ti , po me vjen keq qe po ta them " po ty s'te punojne te gjitha kandelet bashke", po cfare budalleqesh qe shkruan, po pse ore , kush i ha keto qe thua ti, po ti nuk ke as talent te genjesh , sepse duhet zotesi dhe per gjera te tilla, e di si duken keto qe shkruan ti , si perrallat e gjyshes qe tregone per nastradinin, hahahhahaahaha ik ore andej dhe futi nje bark fasule se sje as per gje tjeter ti.......
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

... Aldo Bumci, Edit Harxhi...

Or ti , po me vjen keq qe po ta them " po ty s'te punojne te gjitha kandelet bashke", po cfare budalleqesh qe shkruan, po pse ore , kush i ha keto qe thua ti, po ti nuk ke as talent te genjesh , sepse duhet zotesi dhe per gjera te tilla, e di si duken keto qe shkruan ti , si perrallat e gjyshes qe tregone per nastradinin, hahahhahaahaha ik ore andej dhe futi nje bark fasule se sje as per gje tjeter ti.......
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Prove qe Enveri ishte i serbeve...

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
 
Titulli: Napolon Zerva = Enver Hoxha ?!!!

Qemal Stafën e vrau Enver Hoxha për rivalitet politik
Hoxha u kërkoi italianëve t’ ia hiqnin qafe rivalin Qemal Stafa


Miladin Popoviç sigurisht që i kuptonte të gjitha, por ai nuk kishte si t’ ia bënte ndryshe se komandohej nga OVRA. Nga të gjitha ngjarjet që ndodhën në këtë periudhë, më e bujshmja dhe ajo që ka mbetur e veshur me mister është vrasja e Qemal Stafës. Ditën që u vra,

në 5 maj 1942, Qemal Stafa do të nisej për në Vlorë, ku do të punonte për zbatimin e rezolutës të aktivit të PKSH për luftë kundër trockistëve. Enver Hoxha shkruan:
Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm në bazën nr. 66, në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Ishte një familje e ndershme populli... Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatitja një leksion për Ushtrinë e Kuqe. Qemali përgatitej se të nesërmen që në mëngjes, duke gdhirë 5 maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije. Në mëngjes u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokë. Sido që ne baritnim çdo herë, siç thotë populli, «me qefin në kokë», me kobure në brez dhe me bomba nëpër xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtrëngova për herë të fundit në krahërorin tim shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?!
Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe duke qarë më tha:
-Armiku na vrau Qemal Stafën!
Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët.
-Ku e vranë?- i thashë.
-Në Tiranë,- më tha shoku,- në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës.

U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë:
-S’ duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjes u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni, se armiku hap parrulla!
-Mjerisht,- më tha shoku,- kjo është e vërtetë. Qemali u vra duke luftuar, ra heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi gjithë municionin që kishte.
Enver Hoxha ishte tashmë një komedian i sprovuar, aq më tepër që kishte dhe natyrë prej komediani, kështu që nuk e kishte të vështirë ta luante rolin e të pikëlluarit. Por vrasësi i vërtetë i Qemal Stafës ishte ai vetë. Për shtëpinë ku u rrethua Qemal Stafa Nasho Jorgaqi, në monografinë e tij për Qemal Stafën, të botuar kur Enver Hoxha ishte në pushtet, thotë, duke u mbështetur në kujtimet e bashkëkohësve komunistë:
Ishte një nga ato bazat e reja që qenë marrë pas zbulimit të bazave të vjetra. Por si bazë e re ishte akoma e paprovuar mirë. Veç kësaj ajo ndodhej përballë kazermave të artilerisë së ushtrisë italiane, në një vend të zhveshur, aq sa nga dritaret e saj të përparme mund të shihje me sy deri rruga e Dibrës lart... Qemali vinte për herë të parë në këtë bazë... Aty gjeti një shok të Komitetit Qendror dhe tri vajza.
Si rrinte Qemal Stafa në një bazë kaq të papërshtashme? Kuptohet se këtë e bënte për arsye se kishte garanci nga OVRA! Shoku tjetër që u gjend i rrethuar bashkë me Qemal Stafën ishte Kristo Themelko, anëtar i Komitetit Qendror të PKSH, i ngarkuar për çështjet ushtarake, ndryshe «Shule», siç quhej për shkak të origjinës sllavo-maqedone. Fashistët kishin kapur kështu në çark me një goditje një gjah të çmuar, gati një të tretën e Komitetit Qendror (forumi më i lartë drejtues i PKSH, se Byroja Politike nuk qe krijuar ende) prej 7 vetësh të PKSH. Por Themelko, që dukej se ishte gjithashtu njeriu i OVRA, nuk u duhej fashistëve. Atyre u duhej vetëm Qemal Stafa. Në librin e Nasho Jorgaqit, ngjarja përshkruhet sipas dëshmive:
të dy ilegalët u larguan disa hapa nga shtëpia, po ndërsa shoku i Qemalit hyri në një hendek më të djathtë të shtëpisë, nga ku kish mundësi të luftonte e të mbrohej, Qemali qendroi, duke u angazhuar në luftë me armiqtë, për të siguruar tërheqjen e shokut... Pasi hodhi edhe bombën e dytë, nisi të vraponte nëpër kopshtin e gjelbëruar dhe doli në fushë të hapur.
Në fakt Qemali qëndroi për mos të rrezikuar veten, siç është udhëzimi për agjentët e infiltruar në lëvizje subversive kur bien në prita të tilla. Qemali mendonte se kjo ishte një një goditje e rastësishme dhe ai qendroi pas që të dorëzohej, me mendimin se, kur ta kapnin, OVRA do ta shpëtonte. Por OVRA e kishte shitur. Për fatin e keq të Qemalit, fashistët që e kishin rrethuar atë nuk ishin aq naivë sa ata që shkuan të arrestojnë Enver Hoxhën dhe që nuk kishin rrethuar ndërtesën. Qemal Stafën e prisnin armët e fashistëve edhe kur doli nga dera e pasme. Qemal Stafa u vra nga padronët e tij dhe ironikisht njeriu i cili e kërkoi kokën e tij, Enver Hoxha, kur erdhi në pushtet e bëri ditën e vrasjes së Qemalit ditën e përkujtimit të gjithë dëshmorëve.
Qemal Stafa u bë i famshëm në Shqipëri dhe jashtë saj si komunist i vendosur dhe i deklaruar publikisht, kur në 4 shkurt 1939, deklaroi para gjykatës speciale për krime politike në Tiranë, ku kishte dalë si i pandehur në atë që u njoh si gjyqi i komunistëve (i pari gjyq i këtij lloji që mbahej në Shqipëri):
Akuzat që më atribuohen figurojnë të gjitha ndër procese të cilat i pranoj dhe deklaroj se jam komunist i bindur, komunizmi ka me e shpëtue gjendjen e sodshme.
Në 1936 Qemal Stafa, për shkak se një vit më parë i kishte vdekur i ati, shkoi me banim në Tiranë, së bashku me familjen, ku vazhdoi shkollën në gjimnazin shtetëror të kryeqytetit, ku u pranua pavarësisht incidentit që pati në Shkodër. Në Gjimnazin e Tiranës ai vazhdoi veprimtarinë revolucionare, duke u lidhur me degën e Grupit komunist të Shkodrës, atje. Në verën e vitit 1938, në kohën që Qemal Stafa mbaroi shkollën e mesme dhe po bënte përpjekje për të siguruar një bursë për studime të larta jashtë vendit, në Shqipëri filluan arrestimet masive të komunistëve.
Italisë fashiste të Musolinit i duhej një lëvizje komuniste në Shqipëri, në thelb po për ato arsye që i duhej Zogut. Musolini donte t’ u thoshte fuqive perëndimore se në Shqipëri ekzistonte një rrezik komunist dhe se Italia ishte bastioni kundër tij. Pra, lëvizja komuniste në Shqipëri bëhej pjesë raison d’ etre të fashizmit, rrezikut komunist ndërkombëtar. Gjithashtu, italianëve u duhej një lëvizje komuniste në Shqipëri, e toleruar deri në një përmasë diskrete, për t’ i mbajtur shtresat e larta dhe të mesme, si dhe intelektualët antikomunistë shqiptarë të lidhur pas Italisë fashiste, të cilën do ta shikonin si mbrojtëse të Shqipërisë nga komunizmi.
Regjimi fashist në Shqipëri i joshi komunistët me poste dhe benefice, dhe këta të fundit e bënë «Paktin Molotov-Ribentrop» para se ta bënin Moska dhe Berlini. Enver Hoxha mori një lejë për tregëti cigaresh me shumicë, gjë që në atë kohë ishte një gjë mjaft fitimprurërëse dhe quhej si privilegj i madh, se duhani ishte monopol i shtetit.
Qemal Stafa nuk bëri përjashtim nga prirja e komunistëve për bashkëpunim me regjimin fashist. Në monografinë e Nasho Jorgaqit thuhet:
Vetë Xhovani Xhiro, organizator i rinisë fashiste, u përpoq ta afronte Qemalin. Në rrugë të tërthorta e të drejtpërdrejta, ai i ofroi pozita shtetërore të rëndësishme, por Qemali nuk pranoi kurrsesi. Ai refuzoi çdo lloj nëpunësie në aparatin shtetëror të pushtuesve.
Qemal Stafa atëherë donte para së gjithash që t’ i jepej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë që e pati ndërprerë pas arrestimit. Për këtë ai flirtoi me fashistët. Nasho Jorgaqi shkruan:
Sa për të mos ndenjur pa punë, po më shumë që të njihej nga afër e të blente prej tyre, Qemali u dha për një kohë mësime të gjuhës shqipe disa aviatorëve italianë.
Nashoja i «Mërgatës së qyqeve» duhet ta dijë se po të përdorim logjikën e Manush Kelmendit, këtu del saktë se Qemali ka punuar përkthyes i ushtarakëve italianë, se pilotëve italianë nuk u duhej që të mësonin shqip, kur ishin shqiptarët ata që mësonin italisht. Kështu del se Qemali ishte njeriu i OVRA, shërbimit sekret fashist, se vetëm një njeri i tillë mund të kishte privilegjin të punonte përkthyes me aviatorët italianë. Dhe për të fituar dashamirësinë e fashistëve Qemali arriti deri atje sa të botonte shkrime në gazetën «Fashizmi», organ i Partisë Fashiste Shqiptare, anëtar i së cilës duket se u bë. Nasho Jorgaqi shkruan:
Atëherë u gjet një ish-bashkënxënës i Qemalit i viteve të Shkodrës, agjent i fashistëve, Lazër Radi, të cilit i kishin mbetur disa shkrime nga koha e gjimnazit të Shkodrës dhe ndërmjet tyre skica letrare «Rreze frëngjijash». Skicën Lazër Radi e botoi arbitrarisht në fletushkën «Fashizmi». Ky ishte një incident që e revoltoi pa masë Qemalin, sepse dukej haptazi qëllimi mashtronjës i fashistëve.
Kjo është si ato përrallat e atij personazhit të «Mërgatës së qyqeve», të marrit Daut, në kafenenë e mërgatës, se kurrkush nuk e beson që Lazër Radi na paska ruajtur një shkrim të Qemalit që nga vitet e Gjimnazit dhe e paska botuar pa lejen e këtij të fundit! Dhe për më tepër kur pas botimit në gazetën «Fashizmi» Qemalit iu dha e drejta të rifillonte studimet në Itali me bursën e regjimit fashist. Nasho Jorgaqi për këtë thotë:
Një vit më parë Qemali ishte regjistruar në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Firences. Në rrethet komuniste në muajt e parë të pushtimit fashist diskutohej çështja, nëse duhej të vinin shokët për studime në Itali. Lufta kundër fashizmit akoma nuk kish marrë forma të organizuara... Grupi i Shkodrës dha orientime që shokët të shkonin për studime në Itali... Ata jo vetëm do të pajiseshin me kulturë e do të fitonin horizont, po vajtja atje po të shfrytëzohej si duhet, do t’ i shërbente njohjes në vend të fashizmit. Si pasojë, ata do të dinin ta demaskonin e ta luftonin më mirë armikun në atdhe.
Bukur! Por duket se komunistët kështu po i merrnin për idiotë fashistët! Se si do ta toleronte fashizmi këtë komunist të deklaruar, që të vinte edhe në universitetet e Italisë dhe të bënte subversion?! Dhe përse në Shqipëri komunistët nuk fillonin luftën e organizuar në vitin 1939? Se atëherë u bë Pakti Molotov-Ribentrop, pas të cilit komunistëve në gjithë botën, duke përfshirë dhe Shqipërinë, u erdhi urdhëri nga Moska që të ndërprisnin çdo veprim, qoftë edhe verbal kundër fashizmit. Kështu Qemali në shtator 1939 shkon në Itali për studime. Nasho Jorgaqi shkruan:
Fashistët i nxorrën mjaft pengesa. Bile nuk donin ta linin për të kaluarën e tij si komunist, por duke mos pasur fakte të reja, u detyruan t’ i jepnin pasaportën.
Shumë indulgjentë këta fashistët me komunistin e deklaruar Qemal Stafa! Ashtu si Sigurimin i Shtetit me atë personazhin e Nasho Jorgaqit, Manush Kelmendin, alias Isuf Mullai. Dhe kjo në kohën që shqiptarë të tjerë jokomunistë, por antifashistë ishin duke i internuar në ishujt e Italisë, duke përfshirë dhe komunistë të padëgjueshëm ndaj Moskës si Zai Fundo. Nasho Jorgaqi nuk thotë se me ç’ pare shkoi Qemali për studime në Itali kur në shtëpi kishte vetëm nënën e ve, që jetonte me qera, dhe nuk kishte pasuri. Duket qartë se shkoi me paret e fashizmit. Në 17 maj 1941 Policia e Tiranës do t’ i kumtonte Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për Qemal Stafën:
Studenti universitar në objekt, banues këtu, është aktualisht në Firence për arsye studimi, i shënuar në Rubrikën e Kufirit me masën paraprake: «Të ndiqet dhe të survejohet» Nga Komanda e Grupit ا.RR e Tiranës iu sinjalizua Kuesturës Mbretërore të Firences si komunist, që rezulton i përfshirë në listën e personave të rrezikshëm që burgosen në rrethana të caktuara.
Me këto të dhëna Qemal Stafa minimalisht duhej të ishte internuar në ndonjë ishull në Itali dhe jo të lejohej të shkonte për studime në Firence. Nasho Jorgaqi në librin e vet për Qemal Stafën shkruan:
kuestori italian i Tiranës, B. Skaminaci, kur i bie në dorë shkresa që bën fjalë për të drejtën që i është dhënë Qemalit të ndjekë studimet në Itali, shënon mbi të jo pa nervozizëm me laps të kuq: Dhe dërgojmë për studime një element të kësaj natyre?
Pyetja e oficerit italian të policisë mund të kishte një përgjigje racionale vetëm nëse Qemal Stafa ishte agjent i shërbimit sekret italian dhe se në Itali shkoi për studime për shpërblim dhe me mision. Në një dokument të Luogotenencës (Mëkëmbësisë), autoritetit më të lartë shtetëror italian në Shqipëri, të 22 prillit 1940 thuhet:
Në Luogotenencën e Përgjithshme referohet nga rrugë e besuar, se studenti shqiptar pranë Universitetit Mbretëror të Firences, Qemal Stafa, që ka ardhur para pak ditësh në Shqipëri, ishte bërë nxitësi ndërmjet kolegëve të tij në Firence, për formimin e një bërthame komuniste në opozitë të plotë me regjimin.
Pra, duket qartë se Qemal Stafa në Firence po bënte agjentin-provokator për të zbuluar rrethet studentore komuniste. E megjithatë, edhe pas kësaj nuk urdhërohet arrestimi i Qemal Stafës. Duket qartë se atë e mbronte OVRA, policia sekrete politike fashiste. Në 29 mars 1940, oficeri i lartë i policisë në Shqipëri, italiani A. La Verde raportonte për Qemal Stafën:
I sipërpërmenduri, sikurse më është thënë, është akuzuar tri herë si komunist dhe më 1939, përpara gjykatës (e ka fjalën për gjyqin e shkurtit 1939- K.M.), së cilës i ishte kaluar, kishte deklaruar hapur se ishte komunist. Për këtë motiv u arrestua dhe pastaj u internua.
E megjithatë Qemal Stafa vazhdonte të shijonte Firencen si student në një fakultet të pëlqyer ku edhe bashkëmoshatarët italianë ëndërronin të studionin. Që Qemal Stafa ishte agjent i shërbimit sekret fashist, kjo u kuptua kur në nëntor 1940, me fillimin e Luftës Italo-Greke, ai u arrestua në Itali dhe u çua para Gjykatës Speciale të Romës, si njeri emri i të cilit ishte në listat e njerëzve të rrezikshëm. Por nuk u burgos dhe as u internua, se e mbrojti OVRA. Qemal Stafa u lirua dhe vazhdoi studimet. Urdhëri për arrestimin e Qemal Stafës doli vetëm në fund të tetorit 1941:
Me urdhër nga Roma i kërkohet Tiranës arrestimi i Qemal Stafës. Me teleks nr 71. 12739.3406 të datës 17 tetor, Ministria e Brendshme në Romë urdhëroi arrestimin e Qemal Stafës.
Derisa urdhëri për arrestimin e Qemal Stafës vjen nga Roma, kuptohet se ky njeri ishte jashtë juridiksionit të autoriteteve të Mbretërisë Shqiptare dhe këtë status Qemalit mund t’ ia jepte vetëm OVRA. Arrestimi i tij është urdhëruar në tetor 1941, se atëherë ishte koha kur po themelohej PKSH, dhe italianët donin që t’ i rrisnin reputacionin Qemal Stafës, në mënyrë që ky të ngjitej sa më lart në hierarkinë komuniste dhe ta kontrollonte atë për llogari të tyre.
Në 2 nëntor 1941, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë u drejtohet kuesturave të Tiranës dhe Elbasanit, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Qemal Stafës:
Lutemi të bëni urgjentisht arrestimin dhe bastisjen e banesës së komunistit Stafa Qemal të Hasanit.
Në 3 nëntor 1941 Kuestura e Tiranës njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Qemal Stafa nuk gjendet dhe se kërkimet për të dolën të pafrutshme në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit. Kuptohet se kjo ishte një lojë që bëhej për të rritur reputacionin e Qemal Stafës mes komunistëve, duke qenë se fotografia dhe emri i Qemal Stafës do të publikoheshin gjithandej dhe ai kështu do të bëhej i famshëm si i kërkuar. Për të tjerat e mbronte OVRA. Në 16 nëntor 1941 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Tiranë njofton kuesturën e Romës se:
Qemal Stafa dalë nga Shqipëria direkt për në Itali, nuk rezulton më i rikthyer as me rrugë ajrore, as me rrugë detare. Duke menduar megjithatë se ndërkohë ndodhet në Itali, lutemi t’ u ipni instruksione organeve kompetente për ndalim.
Vetëm një njeri që kishte mbrojtjen e OVRA-s mund të hynte, në atë kohë, nga Italia në Shqipëri në atë kohë, pa u marrë vesh nga policia. Gjashtë muaj pasi u shpall në kërkim, Qemal Stafa do të vritej nga policia. Me sa duket tashmë OVRA kishte zgjedhur midis Enver Hoxhës dhe Qemal Stafës sa i përket liderit të lëvizjes komuniste dhe zgjedhja ra mbi Enver Hoxhën. Që ky i fundit ishte njeriu i OVRA, kjo kuptohet nga ajo që thotë në kujtimet e veta «Kur lindi Partia», se kur karabinierët erdhën ta arrestojnë në dyqanin «Flora» në 29 tetor 1941, të nesërmen e demonstratës, dhe disa ditë para themelimit të PKSH, ata shkuan tek banaku dhe pyetën Enver Hoxhën ku është Enver Hoxha, ndërsa ky i fundit u tha se po shkonte ta njoftonte dhe, duke thirrur emrin e vet doli nga dera e pasme dhe u largua! Kaq naivë të ishin treguar në rastin e Enver Hoxhës këta karabinierët, të cilët kur shkonin të kapnin komunistët e tjerë rrethonin shtëpinë dhe nuk u ikte dot njeri nga dera e pasme. Qemal Stafa tentoi ta bënte këtë gjë pa sukses disa muaj më pas kur u rrethua. ثshtë e qartë se loja e arrestimit të Enver Hoxhës u bë për të rritur reputacionin e tij, në prag të themelimit të PKSH. Enver Hoxha u kërkoi italianëve t’ ia hiqnin qafe rivalin Qemal Stafa dhe ata e gjetën konvenuese ta bëjnë këtë.
Vrasja e Qemal Stafës koincidon jo rastësisht me periudhën e fillimit të spastrimeve në parti.





(Nga libri “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës: (1908- 1944)




Nga Kastriot MYFTARAJ
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top