Napoli i trembet Sukaj&Co në ferrin "Loro Boriçi"

fLr

Mos Shtyni
"Ndonjëherë stimujt vlejnë më shumë se teknika"

Napoli i trembet Sukajt&Co në ferrin "Loro Boriçi". Këto nuk janë fjalë të thëna nga ndonjë tifoz ultras i Vllaznisë, por gjithçka citohet nga gazetarët italianë në faqen "napolisoccer.net", në një shkrim i cili i referohet sulmuesit të talentuar të Vllaznisë, që do të luajë sezonin e ardhshëm në Kampionatin turk. Italianët tregohen shumë të interesuar për aftësitë e bomberit shkodran. Ata citojnë se, edhe pse ka firmosur me turqit, Sukaj do të jetë në dy ndeshjet ndaj Napolit. Më pas do t‘i kushtonte këto fjalë në fundit e shkrimit: "Me prezencën e bomberit të konfirmuar tashmë, Vllaznia do të jetë sërish një skuadër e frikshme dhe mbrojtja napolitane duhet të jetë shumë e kujdesshme, sepse shqiptarët nuk do të kenë vërtet një nivel të lartë teknik, por do të jenë të shtyrë nga ferri i 15 mijë personave në "Loro Boriçi" dhe dihet që në futboll nganjëherë stimujt vlejnë më shumë se teknika. Ndërkohë, shqiptarët po merren me anën organizative.

E drejta televizive

Vetë presidenti Fusha ka theksuar se nuk ka asgjë zyrtare për ardhjen e Maradonës. Sipas tij, asgjë e tillë nuk është as në axhendën e Napolit, por shoqëria që menaxhon të drejtën televizive, për të ngritur edhe më shumë vlerën e ndeshjes, ka theksuar se do të provojë ta sjellë yllin argjentinas në "Loro Boriçi". Sipas italianëve, Shkodra siguron hoteleri që i plotëson të gjitha kushtet për komoditetin e italianëve. Megjithatë, ajo që po bashkon më shumë drejtuesit e të dyja skuadrave është shitja e të drejtës televizive, e cila do të fusë në arkën e klubeve miliona euro (për Vllazninë bëhet fjalë për rreth 1 milion euro nga "Sport Five"). Palët kanë kontakte për të gjetur një linjë të përbashkët për të drejtën televizive. Ky ka qenë propozimi i Napolit, për t‘i shitur të drejtën televizive ekskluzivisht një televizioni të vetëm, si atë të ndeshjes së parë në Napoli, ashtu edhe atë të kthimit, gjë që nga ana ekonomike mund t‘i shkojë për shtat edhe Vllaznisë.

Tifozët italianë

Sipas informacioneve që vijnë nga Shkodra, por që përforcohen edhe me lajmet nga Italia, në stadiumin "Loro Boriçi" pritet të mbërrijnë shumë italianë. Presidenti ka theksuar se interesimi është i madh edhe nga shtypi italian, i cili ka akredituar deri tani mbi rreth 55 gazetarë. Po ashtu ai ka raportuar se janë prononcuar 550 bileta për tifozët italianë, të cilët pritet të mbërrijnë në mënyrë të organizuar nga një prej shoqërive turistike që funksionon në shtetin fqinj. Por ky numër mund të jetë akoma edhe më i madh. Në faqet italiane tashmë kanë filluar instruktimet se si mund të udhëtohet për në Shkodër, ku do të luhet ndeshja Vllaznia-Napoli. "Shkodra është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, shkruhet në instruktimin e botuar në faqen ‘tutto napoli.it‘. ثshtë për t‘u vizituar mbi të gjitha kështjella Rozafa, me një pamje të mrekullueshme, dhe muzeu historik i qytetit. Për të hyrë në Shqipëri kërkohet pasaporta, por për qytetarët italianë nuk është e domosdoshme pajisja me vizë. Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza‘ është rreth 25 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe lidhet me fluturime ‘low cost‘ me shumë qytete italiane, si Bari, Milano, Roma, Bolonja, Verona, por jo nga Napoli. Por mund të shkohet edhe nëpërmjet detit. Në Portin e Durrësit mund të arrish me një sërë tragetesh nga Bari, Brindizi e Ankona".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top