Nacionalizmi fanatik dhe patriotizmi përparimtar

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Nacionalizmi fanatik dhe patriotizmi përparimtar

Falma Fshazi
Ballkani, Europa dhe kompromisi i përplasjes
Nacionalizmi fanatik dhe patriotizmi përparimtar

Shqipëria po jeton një të tashme që vetëm pak vende do ta donin. Një ngulje në të shkuarën, një ripërsëritje të historisë më të hidhur të vendit. Ajo pjesë e historisë ku vendi drejtohet me anë të krijimit të dasive nga vetë ata që janë në krye të tij. Copëzim të shoqërisë që të mund të sundojë grupi i dikujt. Përçarja e shoqërisë vjen pothuajse gjithnjë nga fanatizmi që mund të përshkruhet si refuzim konstant i pranimit të së ndryshmes e adaptimit me zhvillimin. Në shtetin modern shqiptar fanatizmi ka paraqitur vetveten nëpërmjet nacionalizmit fanatik. Pushtetarët shqiptarë jo rrallë herë kanë tentuar të krijojnë dasi inekzistente në vend, duke përdorur nacionalizmin fanatik. Nacionalizëm në të cilin e mira e Shqipërisë barazohet me të mirën e një grupi ose individi. Ky grup, në shumicën e rasteve, ka përbërje klanore e nuk ngjan me grupet shoqërore moderne. Individi lider është më shumë version i një bajraktari se sa përfaqësues i një baze sociale a interesi shoqëror. اdo gjë që ngel jashtë klanit bëhet viktima e copëtimit që siguron eliminimin e armiqve të grupit. Në fakt këto nuk janë asnjëherë armiq të grupit, por armiq të vendit dhe me shprehjen klasike të tyre “antishqiptar”. Një njeri, siç ndodh me “Maliqin”, merr licencën e shqiptarizmës. Ata që i dalin kundër në vend janë padyshim “antishqiptarë” dhe kush e di se me çfarë qarqesh armiqësore të lidhur. Ky lloj nacionalizmi ushqen homofobinë, gjuhën armiqësore, krijimin e armiqve imagjinarë, denigrimin e çdo të ndryshmeje.

Nga ana tjetër shkatërrohet çdo institucion, nga i cila mund të sulmohet mentalitet klanor. Sa herë “Maliqi” ka drejtuar vendin, çdo institucion ka humbur independencën, duke u bërë funksion i personit. Institucioni më i fundit që shkatërroi “Maliqi me Maliqët” qe Partia Demokratike shqiptare, një vlerë kombëtare e ndërtuar me shumë mund. Nga një institucion qendër e zhvillimit dhe konsolidimit politik të së djathtës shqiptare ajo u kthye së fundmi në një zyrë në funksion të individit dhe ku mund të mbijetojnë vetëm militantët e individit. Militantë që do të mund të vazhdojë traditën e nacionalizmit fanatik, identifikimit të shqiptarizmës me një grup dhe shkatërrimit të çdo gjëje që i qëndron përballë “Shqipërisë”. Kjo rrymë që sundoi lidershipin shqiptar në vite dhe më shumë se kurrë atë të sotmin përbën një devijim nga patriotizmi përparimtar që qëndron në themelet e shqiptarizmës. Patriotizmi përparimtar i Samiut, Naimit e shumë të tjerëve themelues të tij, nuk synonte pushtetin e grupit, por pikërisht zhdukjen e këtyre lloj grupeve. Ai merrte incentivë nga zhvillimi në tërësi i vendit. Ligjërimi i tyre synonte bashkim rreth një të mire që kalon të mirën e klanit. Për më tepër ata ishin me mendje të barabartë me mendjet e ndritura të periudhës dhe patriotizmi i tyre vinte i ndërthurur me idetë më të përparuara të kohës. Ishte ky patriotizëm që u përdor nga pushtetarët shqiptarë në të kundërtën e qëllimit të tij. U përdor për të promovuar klanin e copëzuar, atë që ngelej jashtë, duke lënë si viktimë Shqipërinë, të cilën themeluesit e shqiptarizmës donin ta shikonin mes shtet-kombeve të zhvilluara.

Shantazhi më i fundit që u bëhet të zgjedhurve opozitarë nga parti-shteti nuk është asgjë më shumë se vepra e nacionalizmit fanatik që do të shkatërrojë çdo gjë që ngelet përveç grupit bashkëpunues. Nëse do të ishin duke bërë ndonjë specializim jashtë shtetit apo edhe duke u marrë me punët personale rreth e rrotull pa u shqetësuar të hynë në Parlament, asgjë nuk do të kishte ndodhur me mandatet e deputetëve socialistë. Aq më tepër ata do të merrnin dhe rrogat e do të mund të bënin ç’të donin pa iu prishur terezia askujt, nëse mbajnë apo jo me përgjegjësi detyrën që kanë. Sot, që ata janë në protesta, tani që bëjnë gjëra që ndalon përparimin e pushtetit të “klanit” duhet të shantazhohen. Ndërkohë që janë hedhur edhe farërat e përçarjes. Një grup heronjsh do të bashkohen me thirrjen për të mirën e Shqipërisë, ndërsa të tjerët do të ngelen “antishqiptarë”. Ish-kandidatëve për deputet i është hedhur karremi drejt të cilit mendohet se do të vrapojnë për të marrë të mirat e të qenit “atdhetar”. Duhet që e gjithë Shqipëria të bëjë sehir e duartrokasë arritjet, ndërsa “Maliqi” hedh edhe karremin final për shkatërrimin e institucionit të vetëm garant të pluralizmit në këtë vend, Partisë Socialiste.

Gjykatat e prokuroritë kanë kohë që janë viktima. Presidenti nuk bën dot gjë që të mos bëhet dhe ai urgjent “antishqiptar”. Pushteti lokal ka kohë që shantazhohet me ndërprerje fondesh. Qytetarët e deklaruar opozitarë u bënë vite tashmë që diskriminohen ku munden e sa munden. Ngeli për t’u shkatërruar Partia Socialiste. U provua pas zgjedhjeve, por nuk u arrit. U provua kur ajo kishte zgjedhjet e veta, nuk u arrit. Tani ritentohet. Deputetët e Partisë Socialiste kërcënohen të lihen pa të mirat e deputetllëkut - që në rastin konkret do të thotë bëj qejf e mos mendo për përgjegjësi - ndërsa ish-kandidatët denigrohen në pozitat e të pangopurve që do vrapojnë kur t’i hedhë kafshatën “Maliqi”. Këto janë të gjitha legjitime se i bën “bashkuesi i kombit” që po e sulmuan fort në vend “na merr dhe Kosovën me vete”. Gjithsesi, Maliqi e Maliqët harrojnë se ky vend jeton në sajë të punës së Naimit, Samiut e shumë si ata. Nuk është hera e parë që grupe e klane sulmojnë dinjitetin e tij. Dinjitet që nuk e mbajti as e rriti asnjëherë kryesia e vendit, por njerëzit e thjeshtë me sakrificat e tyre. Ata njerëz që sot mbahen nën presionin e skamjes e ndarjes me Europën. Sot vendi ynë është i shantazhuar jo vetëm me heqje lirie, por edhe me degradimin e institucioneve e shkatërrim të ekonomisë. Me falimentimin e sistemit pluralist. Me copëzimin e asaj çfarë është arritur deri tani. Mandati i deputetëve të PS-së kërkohet të merret duke përdorur ligjin me hile. Aplikim i ligjit kundër frymës së bërjes së tij. Një fenomen i njohur dhe në jurisprudencë dhe jo i pari precedent në historinë e së drejtës shqiptare. T’u marrësh mandatin që i ka dhënë populli deputetëve të tij është si të bësh reformën agrare të PPSH-së. T’i marrësh “tokën pronarit” për t’ia dhënë “atij që i takon”. Ajo tokë ngeli pengesa kryesore e zhvillimit të vendit, siç do të ngelen mandatet e konfiskuara të PS-së. Ata që do të marrin mandatin e dikujt tjetër, pavarësisht nga hidhërimet në disa raste të justifikueshme me Partinë Socialiste, nuk do të kenë në dorë atë çfarë i takon. Në çdo moment do të duhet “t’i kthejnë tokën pronarit”. Nga ana tjetër, do të bëhen karremat e “Maliqit” për të përçarë shoqërinë, e cila ka kohë tashmë që ka si të “deklasuar” ata që nuk janë militantë të partisë-shtet.
Në marrëzi e sipër, të zhytur në tmerrin e dridhjes së pushtetit nën këmbë, me instinktin klanor të grupit e në logjikën e nacionalizmit fanatik duart do të zgjaten te mandatet e PS-së. Në atë moment me shumë mundësi parti-shteti do të ketë zgjatur duart drejt fundit të vet. Një fund që do të vijë i rëndë e i ngadaltë, duke korrur të gjitha tmerret që mbolli vetë. Sa mund ta shtyjë fundin, 40 vjet? Sado që ta shtyjë, aty do të jenë të gjithë për të marrë ato që u mori të tjerëve me dhunë e me mashtrim. Aty do të jenë të gjithë për t’i kujtuar se sado të përdhunohet e përdoret nacionalizmi i këtij vendi, ai ka në bazë patriotizmin përparimtar. Patriotizëm që, siç po qëndrojnë sot qindra intelektualë, njerëz të thjeshtë e opozitarë, do t’i qëndrojë gjithnjë përballë nacionalizmit fanatik e padyshim do ta fitojë dhe këtë betejë.


Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top