Na vizitoni sa për të na parë e jo për të na përçarë!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Fatmir HASANI

Në përvjetorin e nëntë, u përkujtuan të rënët e pafajshëm, të vrarë gjatë Luftës Atdhetare. Në nderim të kësaj dite të shënuar, nga mysafirë të shumtë u vizitua Sllupçani Legjendar e u përkujtuan dhjetëra të vrarët në një ditë nga rrebeshi i granatave të uniformave maqedonase. U përkujtuan të gjithë të rënët. U përkujtua edhe familja simbol e kësaj lufte – familja Zymberi.
Ajo ditë që gjithnjë po më ndjek pas, e ka lënë të përjetshëm kujtimin në mua për krimin e ndodhur. O Zot, gjithë atë tmerr të trishtë që e pashë me sytë e mi… Mbërrita në vendin e ngjarjes, me vonesë prej 30 minutash dhe mezi e shpëtuam kokën nga granatat që nuk po reshtnin së godituri. Edhe tona ishte bërë pluhur. Nuk munda t’i ndihmoj. Por, në këto çaste përjetimi, dhembja dhe krenaria u bënë një!
Ne, jemi brezi që kemi ëndërruar për këtë ditë, por fatkeqësisht ky rrugëtim u pagua me shumë gjak. Ky fat na ka shoqëruar gjatë gjithë historisë sonë. Gjithnjë kemi qenë të shtrënguar për të luftuar, që edhe ne një ditë lirinë tonë të shtrenjtë për ta gëzuar.
Por, pse gjithnjë po zvarritet kjo e jona Liri? Pse s’po plotësohet amaneti i dëshmorëve? Pse po nëpërkëmbet gjaku i të rënëve?
Ku mbeti fjala e shumëkërkuar LIRI, që aq shumë e deshi familja Zymberi dhe shumë e shumë dëshmorë të tjerë që ranë në altarin e Atdheut… Dhe, përsëri më duket se amaneti i dëshmorëve po mbështillet me sëmundjen e harresës. Vallë edhe sa do të zgjasë kjo sëmundje harrestarësh (demencia)? Disa shumë shpejtë harruan se kush ishin dje dhe ç’janë bërë sot. Sa keq! Si mund të harrohet amaneti i atyre që u flijuan për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tanë. Si duket, më vështirë qenka ta ndërtosh të ardhmen në paqe se sa të fitosh në luftë!
Rrahagjoksët tanë, liderë partiakë, ministra dhe deputetë, të cilëve në emër të popullit ju faturohen mëditje të majme, duke luajtur me pasion me fatet e njerëzve dhe gjithnjë të fshehur nën maskën e një shqetësimi të madh, nuk ngurrojnë ta theksojnë "nevojën urgjente për të miratuar një ligj që do të rregullonte përfitimet sociale për veteranët dhe invalidët e luftës, si dhe familjet e ushtarëve të vrarë të UاK-së”! U bë shumë, mbase edhe u bë e tepërt kjo politika gënjeshtare…
Edhe llomotitje të tjera dhe frazeologjizma shumë me përmbajtje të pa kripë se “kemi kërkuar atë e këtë...”. A nuk ju duket kjo si mashtrim, duke trumbetuar se “gjithnjë janë duke kërkuar”, por kurrë kurrgjë pa realizuar. A ka kjo situatë dikund, njëherë e përgjithmonë një fund?!
Por e keqja nuk paska fund. Këto ditë Sllupçani u bë edhe një vendtakim për liderët tanë politik. Por, jo të gjithë në një vend. Përsëri të ndarë, varet kush me kë!
“Ata nuk vijnë për të na bashkuar, por për të na ndarë”, thonë banorët e irrituar të fshatit. Kanë të drejtë. Disa vijnë me vargje e poezi duke lexuar, të tjerët me fjalë të mira, duke premtuar se “do ta jetësojnë idealin e të rënëve dhe do ta bëjnë një shqiptarinë tonë”! Ata vijnë dhe sa shkojnë gjithçka harrojnë. Gjithçka mbetet vetëm premtim, pos përçarjes që na e lënë në odat tona, në shtëpitë tona, në fshatin tonë... Ata, edhe para të rënëve sjellin shqetësimin. Kështu, si vijnë e shkojnë tregojnë se nuk janë në një mendim për pajtim.
Prandaj, me të drejtë pyet Afrimi (Kalanica), për të satën herë, pse s’u bëhet njëherë mjaft kjo që po bëjnë? Pse nuk ndalen së manipuluari me popullin që ua fali besimin për të ardhmen dhe pse nuk e përfillin kërkesën e popullit për t’u bashkuar?
O i madhi Afrim, edhe më 2 Maj, kur po bashkëbisedonim me Ju, nga Kalaja e pamposhtur në Sllupçan, lëshova një apel me lutje për amanetin që na e keni lënë. I ftova të gjithë politikanët tanë që edhe njëherë në këtë vend të bëjmë një Kuvend dhe të japim edhe një betim për bashkim. Por, ata, për fat të keq edhe më tutje nuk vijnë për të na parë, e as hallet tona për t’i qarë, por për të na përçarë.../Gazeta Lajm/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top