Muret që ende ndajnë botën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Muri i Berlinit u ndërtua 50 vjet më parë, pikërisht në muajin gusht. Tashmë është një kujtim i së shkuarës deri diku, e megjithatë në botën e sotme, në këtë shekull të ri në të cilin kemi hyrë, ka ende shumë mure dhe barriera çimentoje e telash me gjemba që ndajnë njerëzit nga njëri-tjetrit. Disa janë krijuar për t’i mbajtur njerëzit brenda tyre, ndërsa të tjerë për t’i mbajtur njerëzit veçmas njëri-tjetrit. Ja disa nga muret që lartohen ende sot në botë.
muret_qe_ende_ndajne_boten.jpg



Teorikisht, asnjë mur nuk mund të jetë aq i lartë sa të mos kalohet. Muret moderne në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Meksikë, Irlandën e Veriut dhe Kore janë ende sot të sigurta dhe ndjellakeqe dhe mbi të gjitha, këto mure janë mishërimi dhe simboli i dështimeve politike dhe diplomatike. Kur palët në konflikt nuk arrijnë që të bëjnë paqe në tryezat e negocimeve, ata thjesht heqin dorë nga përpjekjet duke ndërtuar mure dhe gardhe. Ky tip mbrojtjeje është një tentativë për të vazhduar një situatë status quo-je, një mesazh se gjërat duhet që të qëndrojnë ashtu siç janë, pavarësisht kostove të mëdha. Shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989 tregoi se, për sa kohë fortifikime të tilla mund të çimentojnë ndarje, ato bien poshtë vetëm përmes revolucioneve.

Belfast – “Muri i Paqes”

59309_158302637513989_126511190693134_535327_1324663_n.jpg


Lufta civile ka marrë fund në Irlandën e Veriut dhe vendi më në fund është në paqe, të paktën teorikisht. E megjithatë, konflikti ende nuk është zgjidhur, madje edhe sot ka shumë pak tentativa për bisedime dhe dialog për hedhjet poshtë të mureve ndarëse që u ndërtuan gjatë trazirave. Në të kundërt, ndërtimi i barrierave të reja vazhdon. Në Belfast ato vihen re kudo: janë një kombinim monstruoz barrierash dhe gardhesh, disa me një lartësi deri në 8 metra, që ndajnë pjesën katolike nga ajo protestante e qytetit. Guidat turistike u tregojnë turistëve pjesët e pikturuara të mureve, që rrëfejnë për një histori të përgjakshme armiqësie. Në vitin 1997, në Irlandë u organizuan zyrtarisht bisedimet e paqes. “Muri i Paqes” është një term eufemist për strukturën që prej 40 vitesh ka formëzuar peizazhin e kryeqytetit të Irlandës së Veriut. Në vitin 1960, ushtarët britanikë përdorën një tel me gjemba mes rrugës katolike dhe asaj protestante dhe pas saj u ndërtua edhe muri. Aktualisht ai është tetë metra i lartë dhe pjesa e fundit e murit përbëhet nga çimento dhe një gardh prej telash me gjemba. ثshtë një mur që ndan një lagje nga një tjetër dhe që kalon nëpër rrugë dhe kopshte. Dhe copa muresh vijojnë që të ndërtohen në këtë qytet, edhe pse ka një pushim-zjarri mes katolikëve dhe protestantëve që nga viti 1994.

Muri i kufirit Meksikë-SHBA

m28_18302519.jpg

US-mexican_border_wall.jpg

Shtetet e Bashkuara donin që t’u jepnin një mesazh të qartë emigrantëve ilegalë të mundshëm nga Meksika: Nuk ka mënyrë që ju të hyni në SHBA. Dhe kështu ndërtuan një gardh të madh prej 1100 kilometrash të gjatë, një gardh të përhershëm që supozohej të pengonte hyrjen në vend të emigrantëve, por nuk ia doli dot, sepse meksikanët shfrytëzuan veriun e vendit. Dhe faji i ndërtimit të këtij muri janë pasojat tragjike të ngjarjeve të 11 shtatorit. Muri u vu me qëllim që duke penguar kalimin e emigrantëve, të ndalonte edhe kalimin e terroristëve. Në fakt, autoritetet kishin ngritur që në vitet ’90 një mur 23-kilometërsh në afërsi në San Diegos, që u quajt “Tortilla Wall”. Në vitin 2006, Kongresi autorizoi ndërtimin e një gardhi prej 1126 kilometrash, që përbënte vetëm një të tretën e vijës kufitare. Por ata që e kishin ndarë mendjen që të shkonin në Shtetet e Bashkuara nuk u dekurajuan dhe vendosën që të ndërtonin një tunel të nëndheshëm dhe përmes tij kalonin edhe dërgesat e drogës dhe trafiqet njerëzore. Janë të shumtë ata që kanë humbur jetën në këtë tentativë për të kaluar murin nën tokë. E megjithatë, të gjithë presidentët amerikanë e kanë vazhduar ndërtimin e tij: Bill Klinton, Bush dhe Barak Obama. Por gjithmonë meksikanët gjenin një mënyrë për të kaluar pengesat, edhe pse me çmim jete. ثshtë një lojë e pafund si macja me miun, që drejtohet nga Washingtoni. Vetëm në janar të këtij viti, Napoletano, sekretari i çështjeve të brendshme që nga viti 2009, më në fund e braktisi projektin. Ndërkohë, me gjithë miliarda dollarët që ka kushtuar muri dhe gjithë teknologjia përreth tij, ai kurrë nuk ka qenë efektiv.

Muri rreth Bregut Perëndimor
INCwall_718.jpg


img_2800.jpg
pic.php?f=5banksy.jpg
Fortifikimet kanë kaluar nëpër një linjë prej 760 kilometrash në Tokën e Shenjtë. Izraelitët e kanë parë si një mundësi për të mbajtur jashtë vendit të tyre kamikazët, ndërsa palestinezët e konsiderojnë si një përpjekje për të marrë ende toka palestineze në zotërim. Izraeli injoroi gjatë ndërtimit të murit edhe pushim-zjarrin, duke e thelluar konfliktin në Lindjen e Mesme.

ثshtë një mur i padepërtueshëm, shumë i trashë. Për disa është një mur, për të tjerë një gardh dhe nga pjesa më e madhe quhet “barriera ndarëse”. Ai është 760 kilometra i gjatë, ose dyfishi i linjës së caktuar mes Izraelit dhe Bregut Perëndimor në vitin 1949. Planet për të vijnë që nga viti 1990. Pas një sërë sulmesh të përgjakshme vetëvrasëse në fillim të viteve ’90 deri në mesin e tyre, dhe veçanërisht me shpërthimin e të ashtuquajturës ‘Intifada e dytë’, u rrit presioni për një masë të tillë brenda Izraelit. Fillimisht u vunë disa gardhe dhe më pas, me një precizion ushtarak, nisi ndërtimi i barrierës aktuale në vitin 2002.

Në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi që Izraeli kishte të drejtë që të mbronte veten nga sulmet e huaja dhe legjitimoi murin. Po, mund të jetë e vërtetë, por brenda tokës tënde. Ndërkohë, izraelitët hynë thellë në tokën palestineze. Në Izrael ky mur konsiderohet si sukses, pavarësisht kostove të mëdha. Klasat politike dhe ushtarake janë të lumtura që t’i kujtojnë publikut se që nga ngritja e murit nuk ka pasur më sulme me kamikaze. Por ndërkohë, Gjykata izraelite përballet me qindra akuza dhe padi nga qytetarët palestinezë të cilëve muri u ka marrë tokat. Ky mur do të jetë një tjetër sebep ndarjeje në Tokën e Shenjtë.

Muri i Koreve, kufiri më i rrezikshëm në botë

kpi-dmz_wall.jpg


Duke qenë se veriu dhe jugu i Koreve janë teknikisht ende në luftë, muri mes tyre është zyrtarisht një linjë pushim-zjarri. Ai shoqërohet me kulla vrojtimi dhe armë dhe zona e ashtuquajtur e demilitarizuar është kufiri më i rrezikshëm në botë, pavarësisht se sa popullor mund të jetë për turistët. Muri ndodhet në paralelin 38, që është edhe kufiri më i rrezikshëm në botë. Kjo linjë e pret gadishullin në mes që nga viti 1945 dhe të dy kryeqytetet janë në shënjestër nga artileria e palëve./Yllpress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top