Mrekullite e heshtura ndodhen ne Voskopoje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Sikstina e Ballkanit” i Maximilien Durand-it paraqitet në Shqipëri. Piktura murale e Shën Thanasit të Voskopojës, punuar nga Zografët në stilin post-bizantin, dëshmon shijet e një qytetërimi të hershëm dhe multikulturor dikur.
“Sixtine Des Balkans”, libri mbi afresket e kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, me autor Maximilien Durand, historiani i artit dhe prof. në Shkollën e Luvrit, u promovua dje në Institutin e Monumenteve të Kulturës në kuadër të projektit “Voskopojë pa kufij”, si rezultat i një bashkëpunimi shqiptaro-francez.
Vepra i kushtohet mjeshtër Zografi, vëllezërve Kostandin dhe Thanas të cilët kanë piktuar të ashtuquajturën “Sikstinë”, si për të aluduar një krahasim me capella sistina, mrekullinë e pikturës murale, trashëgimi e Mikelanxhelos në Vatikan.
Muralet e Zografëve në stilin post-bizantin, janë për autorin francez dëshmi e shijeve të një Voskopoje multikulturore dhe e një qytetërimi të hershëm.
Të shkolluar në Malin Athos (Greqi), vendi ku gratë madje dhe kafshët e gjinisë femërore janë rreptësisht të ndaluara të shkelin, vëllezërit Zografi kanë krijuar mbi muret e kësaj kishe, pikturat e mrekullueshme të traditës bizantine me ngjyrat dhe motivet e saj të çmuara.
Durand, në pamundësi për të qënë i pranishëm në konferencë, nëpërmjet një letre të dërguar nga Franca, shprehet i mrekulluar për pasuritë kulturore që mbart ky vend dhe entuziazmin e tij për publikimin e veprës si, “fryt i një bashkëpunimi serioz dhe shume efikas, i cili evidenton vlerat e pikturave murale, trashëgiminë dhe stilistikën e vjetër e origjinale të këtij qytetërimi.”
E pranishme ishte dhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Maryse Daviet, që në fjalimin e saj përshëndetës e konsideroi veprën dëshmi tashmë të mbetura nga qyteti aktiv i shekujve të kaluar.
“Sikstina e Ballkanit” është një ftesë jo vetëm për shqiptarët që nuk e njohin Voskopojën, por për të gjithë frankofonët që të vijnë të shijojnë këtë mrekulli të heshtur që ndodhet në Shqipëri”,- tha ambasadorja.
Viktimë e diktaturës, Voskopoja një nga qytetërimet më të vjetra e pozicionuar në rrugët tregtare që lidh Venecien me Kostandinopojën, në territorin e të cilës qëndruan intelektualët, artistët dhe tregtarët, kjo qytezë nuk u harrua nga “kasapët” e revolucionit kulturor të cilët me varré në dorë shkatërruan kulturën dhe prishën kisha e xhamia të një tradite disa shekullore.
Të mbijetuarit e kësaj kasapane janë kishat “Shën Mëria”, “Shën Thanasi”, “Kryeengjëjt Shën-Mëhill dhe Gabriel”, “Shën Nikolla”, “Profeti Ilia” dhe pjesa më e madhe e të cilave është stolisur me piktura që mbeten dhe sot në gjendje të mjeruar.
Besim Lila, aktualisht në postin e Drejtorit të komanduar të IMK-së, shpreson se bashkëpunimi i ngushtë midis partnerëve në këtë projekt do të nxisë profesionalisht dokumentimin, konservimin dhe vlerësimin e mëtejshëm të burimeve të pashtershme të trashëgimisë kulturore.
Lika falënderoi dhe autorin e këtij libri që “servir vlerat arkitektonike dhe artistike të kishave të Voskopjës dhe në veçanti vlerat e Shën Thanasit, e cila gjatë viteve 2004-‘05, ka shërbyer si shkollë kantier dhe ka ndihmuar në trajnimin e restauratorëve të rinj shqiptarë dhe të huaj, nëpërmjet studimeve dhe ndërhyrjeve profesionale në monument.”
Në paraqitjen e librit katalog, i pasur me imazhe të pikturave murale, të ikonave dhe detajet e tyre fotografike, ishin të pranishmëm përfaqësues së shoqatës “Trashegimi pa kufij” dhe kryetari i komunës Voskopojë, Nexhip Baçelli.
Një vit më parë shoqata “Patrimoine sans frontiers” (Trashëgimia pa kufij), me anë të një ekspozite fotografike bëri një prezantim të monumenteve relike që i mbijetuan kohës dhe pasuritë kulturore të cilat duhen kultivuar me kujdes. Shoqata punon për gati 10 vjet, së bashku me IMK-në dhe me ndihmën e Ambasadës Franceze në Shqipëri, për kultivimin e monumenteve në juglindje të Shqipërisë. Në vitin 1999, Patrick Chrismant, Ambasador i Francës në Shqipëri, me anë të një kërkese dërguar PSF-së dhe IMK-së, thekson rëndësinë e ndërhyrjes dhe ruajtien e vlerave të komunës së Voskopojës, fshati i cili dikur qëndronte në listën e qyteteve më të rëndësishme të Ballkanit.
Nga: Anri Bala

---------- Post added at 18:37 ---------- Previous post was at 18:37 ----------

Voskopoja – Sikstina e Ballkanit


Fshati i vogël i Shqipërisë së Juglindjes, Voskopoja, dikur qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit, prej vitesh është vënë në qendër të vëmendjes së strukturave ndërkombëtare të trashëgimisë, sidomos për pasurinë kulturore të pesë kishave dhe një manastiri, për veprat madhështore të artit dhe të panjohura që ruhen brenda tyre, pikturat postbizantine. Ndërmjet këtyre ndërtesave, kisha e Shën Thanasit, e ndërtuar më 1724, është më mbresëlënësja e kthyer në qendër studimore verore për organizatën “Trashëgimi pa kufi”. Muret e saj, kupolat e saj janë të gjitha të pikturura nga Konstandin dhe Thanas Zografi, dy artistë të formuar në Malin Athos. Kjo është kryevepra e vëllezërve Zografi të cilët krijuan një stil të veçantë duke ndërthurur traditat bizantine dhe evropiane me ato të Perandorisë otomane dhe të botës islamike. Pikërisht kësaj kishe dhe pikturat e saj murale i kushtohet “Sikstina e Ballkanit”, vepra që po i jepet lexuesit francez, botim i “Patrimoine sans Frontières” dhe Botimeve të artit Somogy. Vepra u prezantua më 22 korrik, në Palais du Luxembourg.
Shoqata “Trashëgimi pa kufi” u paraqit në Shqipëri më 1999 me qëllim ruajtjen dhe studimin e sitit të Voskopojës, që u regjistrua nga UNESCO si një nga 100 trashëgimitë botërore në rrezik. E vendosur në rrugën që lidhte Kostandinopojën me Venedikun, qyteti i Voskopojës kishte qenë një qendër e rëndësishme ekonomike, intelektuale dhe artistike e Ballkanit, në shekujt XVII-XVIII. Nga kjo e kaluar e lavdishme kanë mbetur vetëm gjashtë ndërtesa religjioze.
Pas restaurimit dhe angazhimit për ruajtjen e tyre, “Trashëgimi pa kufij” e të cilës nuk ka kaluar pa u kritikuar nga restauratorët shqiptarë, ndërmerr sot, në kuadrin e Programit Europaid i Komunitetit Evropian, në projekt për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin e sitit të Voskopojës.
Botimi i “Sixtine des Balkans” kushtuar kryeveprave të artit ballkanik post-bizantin është në këtë kuadër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top