Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!
Bashkëndërtues i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë franga
Në Chavannes-près-Renens, paralagje e Lozanës do të ndërtohet një godinë e lartë 117 metra me destinim banimi dhe biznesi. Por nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë këtë kullë – ajo do të jetë edhe më tutje vetëm në vendin e tretë ë listën e ndërtesave më të larta në Zvicër. ثshtë në fakt koncepti të cilin e ka ndjekur arkitekti, ai që e bën unike edhe në botë këtë ndërtesë. Ai parasheh që në godinën e lartë të rriten drurë, së paku 80 sish dhe rreth 3000 shkurre dekorative. Për këtë arsye arkitekti, objektin e tij me plot të drejtë e ka quajtur “pyll vertikal” .
Bashkëndërtues dhe bashkëpronar i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij të madhe nërtimore “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë në këtë projekt.
Konceptin për realizimin e projektit e ka zhvilluar byroja e arkitektit Stefabo Boeri nga Milanoja. Boeri ka fituar në një konkurs në të cilin ka marrë pejsë edhe ylli në mesin e arkitektëve, Mario Botta.
Godina do të ketë 195 banesa (80 deri 160 metra katrorë). Banorët e tyre do të shikojnë nga liqeni i Gjenevës, nga Mon-Blani dhe – nga drurët e shkurret që do t`i kenë brenda ndërtesës.
Në gjashtë nga 35 katet do të ketë zyra ndërsa në katet tjera, banesa, në të cilat mund të banojnë deri në 400 persona.
Në çatinë e kullës është planifikuar një restorant.
“Kjo kullë është e jashtëzakonshme për faktin se ajo e ridizajnon konceptin e banimit në ndërtesat shumëkatëshe”, ka thënë të martën kryetari i jurisë që ka zgjedhur projektin fitues, Claude Daetwyler. Të kultivosh vegjetacion dhe biodiversitet në një lartësi prej më shumë se 100 metrash ka qenë diçka avangardiste dhe jashtëzakonisht e guximshme, por jo dhe utopi. Drurët si: lisat, panjat dhe kedrat që do të mbillen në terrasa dhe do të rriten nga disa metra.
Ndërtimi pritet të fillojë nga fundi i votit 2016 ose fillimi i atij 2017.
Për planin hapësinor të lagjes që përfshinte edhe godinën e lartë 117 metra, qe zhvilluar një referendum i veçantë, më 9 shkurt të vitit 2014. Orllati dhe Nicod kishin fituar referendumin por para kësaj, për shkak të protestave të grupeve që e kundërshtonin projektin e tyre ambicioz, ata patën pranuar ta ulnin lartësinë e kullës nga 140 sa ishte planifikuar fillimisht në 117 metra. /albinfo

Last edited by a moderator: